Një person është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi gjatë kontrollit të dokumenteve ka prezantuar një patentë shoferi të lëshuar nga një shtet tjetër, për të cilën dyshohet se është e falsifikuar.
Rasti ka ndodhur të martën mbrëma, rreth orës 23:00, gjatë kontrollit të dokumenteve personale dhe të automjetit. Zyrtarët kanë dyshuar në autenticitetin e patentë shoferit dhe dokumenti është konfiskuar me urdhër të prokurorit.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

