By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shahini: Kosova e varur nga importet, deficiti tregtar për këtë vit mund të arrijë deri në 6.6 miliardë euro
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shahini: Kosova e varur nga importet, deficiti tregtar për këtë vit mund të arrijë deri në 6.6 miliardë euro
Lajme

Shahini: Kosova e varur nga importet, deficiti tregtar për këtë vit mund të arrijë deri në 6.6 miliardë euro

Momenti
Published: August 26, 2026

Vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, vendi importoi mallra në vlerë prej mbi 720 milionë euro, ndërsa eksporti arriti vetëm 104 milionë euro, duke e çuar deficitin tregtar në mbi 615 milionë euro.

Pavarësisht rritjes së eksporteve në korrik, hendeku tregtar i Kosovës vazhdon të thellohet.

Your browser does not support the video tag.

Lidhur me këtë, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, në një intervistë për Ekonomia Online, u shpreh se kjo gjendje ekonomike paraqet shqetësim për AKB-në, duke theksuar se Kosova mbetet ende e varur nga importet.

“Aleanca Kosovare e Biznesit është e shqetësuar lidhur me raportet e deficitit tregtar me tregti të jashtme për periudhën shtatëmujore të këtij viti. Sipas statistikave që ne posedojmë, importet kanë shkuar përafërsisht diku rreth 4.3 miliardë euro, kurse eksportet janë rreth 625 milionë euro. Kjo do të thotë vetëm 15% mbulohet ky deficit tregtar dhe Kosova mbetet ende e varur nga importet. Nëse e analizojmë vetëm muajin korrik, që ka qenë një nga muajt që kemi importuar mbi 720 milionë dhe kemi eksportuar mbi 105 milionë, atëherë trendi i njëjtë dhe projeksionet e Aleancës Kosovare të Biznesit për vitin 2026 janë tepër shqetësuese, sepse projeksionet tona janë që importet do të shkojnë në këtë vit (janar-dhjetor) përafërsisht diku rreth 7.5 deri në 8 miliardë, kurse eksportet do të jenë përafërsisht 1 deri në 1.1 miliardë euro. E gjithë kjo na jep një shifër shqetësuese të deficitit tregtar për vitin 2026 mes 6.4 dhe 6.6 miliardë euro deficit tregtar. Kjo na tregon se për 100 euro të importuara, sa importojmë mesatarisht 100%, vetëm 15 euro ne i kompensojmë me produkte të Kosovës”, tha ai.

Shahini i bëri thirrje Qeverisë që të ketë prioritet zhvillimin kombëtar dhe të ndryshojë qasjen e zhvillimit ekonomik, duke thënë se Kosova mbetet vendi më i varfër në Evropë, pas Moldavisë.

“Prandaj ne me të drejtë i themi Qeverisë së Kosovës që të shpallë prioritet zhvillimin kombëtar të Kosovës, të ndryshojë qasjen e zhvillimit ekonomik nga konsumi, importet dhe remitenca, në investime, prodhim dhe eksport. Këto janë të qëndrueshme dhe këto do t’i japin Kosovës një pamje ndryshe. Kosova do të duhet të prodhojë më shumë, të eksportojë më shumë, të punësojë më shumë, dhe e gjithë kjo të eksportojë nëpër vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës, sepse ne tani themi me të drejtë që kemi shumë produkte të cilat zëvendësohen, por ende mbetemi të varur nga importi, të varur nga inflacioni që importojmë, dhe mbetemi vendi më i varfër në Evropë pas Moldavisë. Edhe Ukraina ka ecur përpara edhe pse është në luftë, kurse ne po mbesim këtu edhe për shkaqe të ngërçeve politike që e kanë marrë ekonominë peng”, deklaroi ai.

Kryetari i AKB-së, tha se në mënyrë që kjo gjendje të ndryshojë, fuqia punëtore duhet të rritet, e poashtu edhe pagat.

“Masë urgjente është që Qeveria e Kosovës, qeveria e ardhshme, të shpallë prioritet ekonominë dhe zhvillimin kombëtar të saj, të merrë këta parametra dhe të ndryshojë mentalitetin e zhvillimit ekonomik. Këta do të ishin hapat e parë për ta kuptuar që ne nuk duhet të varemi vetëm nga importet nga Ballkani Perëndimor, Evropa, Azia, por duhet të rrisim fuqinë prodhuese në Kosovë, fuqinë e punësimit më të madh, rritjen e pagave, të shërbimeve, të eksportit, dhe e gjithë kjo në favor të gjithëmbarshëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës”, përfundoi ai.

The post Shahini: Kosova e varur nga importet, deficiti tregtar për këtë vit mund të arrijë deri në 6.6 miliardë euro appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Konjufca paraqitet në Gjykatë, nis rigjykimi për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
Para dorëzimit të kallëzimit penal, Kryesia e Aleancës proteston para Qeverisë
Ngushtica e Hormuzit – Irani dhe Omani bien dakord për një rrugë të përkohshme tranziti
Rama – VV’së: Pse e bllokuat “Ishullin Urban”, kush po don me pa Kosovën si Kandahar – tregoni qytetarëve
Ekonomia gjermane është rritur pavarësisht krizave

LEXO GJITHASHTU

Përfshihen nga zjarri tri vetura në Prishtinë dhe një pjesë e një shtëpie
Përfshihen nga zjarri tri vetura në Prishtinë dhe një pjesë e një shtëpie
TOP Momenti
“Nuk mundesh të shkosh në Kuvend si deputet e mandej si ministër në detyrë”, Tahiri dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë
“Nuk mundesh të shkosh në Kuvend si deputet e mandej si ministër në detyrë”, Tahiri dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë
TOP Momenti
Rreth 7 mijë shkelje nga drejtuesit e motoçikletve dhe katërçikleve, MPB me 503 kallëzime penale
Rreth 7 mijë shkelje nga drejtuesit e motoçikletve dhe katërçikleve, MPB me 503 kallëzime penale
TOP Momenti
MINT cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet
MINT cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet
Lajme
Tre vatra zjarri aktive, katër janë nën kontroll
Tre vatra zjarri aktive, katër janë nën kontroll
TOP Momenti

You Might Also Like

Kthehen nga Siria në Shqipëri 5 shtetas shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë
Lajme

Kthehen nga Siria në Shqipëri 5 shtetas shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë

August 26, 2026
“Liria ka Emër” lanson “Orën e Pritjes” edhe në Vushtrri
Lajme

“Liria ka Emër” lanson “Orën e Pritjes” edhe në Vushtrri

August 26, 2026
Çitaku: Nuk zbrapsemi deri në fitoren e shtetit dhe të qytetarëve
Lajme

Çitaku: Nuk zbrapsemi deri në fitoren e shtetit dhe të qytetarëve

August 26, 2026
Serwer: Zgjedhjet e reja mund të mos sjellin zgjidhje për krizën në Kosovë, vendi po humb terren në arenën ndërkombëtare
Lajme

Serwer: Zgjedhjet e reja mund të mos sjellin zgjidhje për krizën në Kosovë, vendi po humb terren në arenën ndërkombëtare

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?