By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë
TOP Momenti

​Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë

Momenti
Published: August 25, 2026

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë vizituar sot Shoqatën e të Burgosurve Politikë, ku kanë diskutuar për organizimin e “Marshit për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, nën moton “Kosova po pret”.

Tasholli dhe Hoxha janë pritur nga kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Shefik Sadiku, kryetari i shoqërisë “Lëvizja”, Xhevat Gjini, si dhe anëtarë të kryesisë dhe anëtarësisë së Shoqatës.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e mobilizimit sa më të gjerë qytetar në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, si dhe për nevojën që Marshi i 12 shtatorit të jetë një organizim gjithëqytetar, përtej dallimeve politike.

Përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, tha se mbështetja e ish-të burgosurve politikë ka një domethënie të veçantë për këtë organizim.

“Mbështetja e të burgosurve politikë për Marshin për Liri ka peshë të veçantë. Këta janë njerëz që e kanë paguar me vite burgimi përpjekjen për lirinë e Kosovës dhe e dinë më mirë se kushdo vlerën e saj. Më 12 shtator duam që Prishtina të bashkojë të gjithë ata që besojnë në drejtësi, në të vërtetën e luftës sonë çlirimtare dhe në kthimin e çlirimtarëve tanë në Kosovë. Kosova po pret.”, citohet Tasholli në komunikatë.

Ndërkaq, Eliza Hoxha theksoi se Marshi duhet të shndërrohet në një zë të përbashkët qytetar për historinë, drejtësinë dhe dinjitetin e Kosovës.

“Më 12 shtator nuk marshojmë për një parti apo për një grup të caktuar. Marshojmë për historinë dhe të vërtetën tonë, për njerëzit që ishin pjesë e rrugëtimit tonë drejt lirisë. Prandaj, ky duhet të jetë një marsh që na bashkon të gjithëve. Prishtina duhet ta dëgjojë zërin e Kosovës që pret drejtësi dhe kthimin e çlirimtarëve të saj.”, tha Hoxha.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Shefik Sadiku, konfirmoi mbështetjen e plotë të Shoqatës për Marshin e 12 shtatorit dhe bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë.

“Të burgosurit politikë kanë qenë pjesë e pandashme e përpjekjes së gjatë të popullit tonë për liri. Prandaj, ne e mbështesim fuqishëm Marshin për Liri dhe do të jemi pjesë e tij. Më 12 shtator duhet të jemi bashkë në Prishtinë, për ta mbrojtur të vërtetën e luftës sonë dhe për t’u dalë në mbështetje atyre që sot ndodhen në Hagë.”, tha Sadiku.

Edhe kryetari i shoqërisë “Lëvizja”, Xhevat Gjini, shprehu mbështetjen për organizimin, duke theksuar rëndësinë e bashkimit rreth vlerave të luftës çlirimtare.

“Liria e Kosovës është rezultat i një përpjekjeje të gjatë të shumë brezave, e cila kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot kemi përgjegjësi që këtë histori ta mbrojmë dhe ta përcjellim të vërtetë te brezat që vijnë. Prandaj, më 12 shtator do t’i bashkohemi Marshit për Liri, në mbështetje të çlirimtarëve që po përballen me drejtësinë në Hagë.”, tha Gjini.

Në fund të takimit, Shoqata e të Burgosurve Politikë konfirmoi mbështetjen e plotë për “Marshin për Liri” dhe pjesëmarrjen në organizimin e 12 shtatorit.

“Marshi për Liri” do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nën moton: “Kosova po pret.”

You Might Also Like

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit: U zu në hajni, për t’u mbuluar thirri protestë
Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Vërmicë, humb jetën një person
Abdixhiku: U diskutuan emrat për Presidentin e ardhshëm, hap i rëndësishëm përpara
“Besojmë në pafajësinë e tyre”, Kurti flet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
KSHZ: Për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Bërvenicës janë siguruar 21.100.000 denarë

LEXO GJITHASHTU

Petrit Selimi: Kur Vlora Çitaku ishte ambasadore, Kosova ishte në kulmin e ndikimit në Uashington
Petrit Selimi: Kur Vlora Çitaku ishte ambasadore, Kosova ishte në kulmin e ndikimit në Uashington
Lajme
Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin mes kamionit dhe veturës në Autostradë
Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin mes kamionit dhe veturës në Autostradë
Lajme
Kurti për emrat propozuar: Personalitete të mira, s’i kemi pyetur paraprakisht – duhet të zgjedhim të shkëlqyeshmin
Kurti për emrat propozuar: Personalitete të mira, s’i kemi pyetur paraprakisht – duhet të zgjedhim të shkëlqyeshmin
Lajme
Andixhiku flet për “një hap përpara”: Të gjitha emrat e prezantuar për President  janë brenda parimeve të dakorduara
Andixhiku flet për “një hap përpara”: Të gjitha emrat e prezantuar për President  janë brenda parimeve të dakorduara
Lajme
Kurti konfirmon se janë propozuar emra të përveçëm për President, i quan të vështira negociatat
Kurti konfirmon se janë propozuar emra të përveçëm për President, i quan të vështira negociatat
Lajme

You Might Also Like

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Për herë të parë diskutuam emra konkretë për Presidentin – takimet vazhdojnë
TOP Momenti

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Për herë të parë diskutuam emra konkretë për Presidentin – takimet vazhdojnë

August 26, 2026
Arrestohet Ergys Agasi, ishte në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t
TOP Momenti

Arrestohet Ergys Agasi, ishte në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

August 26, 2026
Park Plazza po rritet: Një kapitull i ri për Podujevën
TOP Momenti

Park Plazza po rritet: Një kapitull i ri për Podujevën

August 26, 2026
“Amatera”, Bajrami kritikon MASHTI-n: Pesë ditë para 1 shtatorit – prindërit ende pa mjetet për librat
TOP Momenti

“Amatera”, Bajrami kritikon MASHTI-n: Pesë ditë para 1 shtatorit – prindërit ende pa mjetet për librat

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?