By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Detaje tjera nga aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh dhe shantazh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Detaje tjera nga aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh dhe shantazh
TOP Momenti

Detaje tjera nga aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh dhe shantazh

Momenti
Published: August 25, 2026

Radiotelevizioni i Kosovës e ka siguruar dosjen e plotë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për dy vepra penale, “spiunazh” dhe “shantazh”.

Aktakuza, e cila përmban 80 faqe, përshkruan dyshimet dhe provat e pretenduara nga Prokuroria lidhur me veprimtarinë e Shehollit. Sipas aktakuzës, ai dyshohet se ka bashkëpunuar me Shërbimin Informativ dhe të Sigurisë së Serbisë (BIA), ndërsa në një rast tjetër akuzohet për shantazh ndaj një biznesmeni.

Your browser does not support the video tag.

RTK, në vijim, do të publikojë detaje nga dosja, duke iu referuar përmbajtjes së aktakuzës dhe provave të përshkruara nga Prokuroria.

Sipas aktakuzës, nga një periudhë e papërcaktuar deri më 9 tetor 2025, Fatmir Sheholli dyshohet se ka vepruar si person i rekrutuar nga BIA dhe sipas udhëzimeve të një zyrtari të lartë të këtij shërbimi, Bojan Dimiq.

Në dosje thuhet se Dimiq ishte drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar në kuadër të BIA-s.

Prokuroria pretendon se Sheholli ka mbledhur dhe përcjellë informacione dhe dokumente lidhur me zhvillimet politike, situatën e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve në Kosovë.

Dosja e Prokurorisë: Kë shantazhoi Fatmir Sheholli me publikim të video-incizimeve?

Sipas aktakuzës, komunikimi me zyrtarin e BIA-s është zhvilluar edhe përmes mesazheve telefonike.

Një pjesë e aktakuzës lidhet me zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Sipas Prokurorisë, më 26 shtator 2025, Sheholli kishte udhëtuar në Mitrovicën e Veriut, ku, në parkingun e Shkollës Teknike, dyshohet se kishte pranuar nga një person i paidentifikuar një dosje me audio-incizime dhe transkripte.

Në aktakuzë pretendohet se materialet kishin për qëllim komprometimin e zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, përfshirë kabinetin e ministrit Nenad Rashiq.

Prokuroria pretendon se, bashkë me materialet, Sheholli kishte pranuar edhe 5 mijë euro. Sipas dosjes, më pas ai ia kishte dorëzuar materialet gazetarit Milaim Zeka, bashkë me 1 mijë euro dhe premtimin për 1 mijë euro të tjera, duke e udhëzuar që materialet t’i publikonte në emisionin “Pa Rrotlla”, pak ditë para zgjedhjeve lokale.

Prokuroria pretendon se qëllimi ishte ndikimi në procesin zgjedhor dhe dëmtimi i interesave të Republikës së Kosovës.

Në aktakuzë thuhet gjithashtu se Sheholli i kishte thënë gazetarit se materialet buronin nga “GIZ-i gjerman”.

Sipas aktakuzës, gjatë hetimeve dhe bastisjeve të kryera në rastin e Shehollit janë sekuestruar materiale dhe janë evidentuar komunikime që Prokuroria i konsideron relevante për rastin.

Në telefonin e Shehollit, sipas dosjes, janë gjetur komunikime me persona që Prokuroria i identifikon si zyrtarë të BIA-s.

Në aktakuzë thuhet se numri i Bojan Dimiqit ishte ruajtur në telefon me emra të ndryshëm, përfshirë “Gizi”, “Bojana” dhe “Gazetari”.

Prokuroria përmend gjithashtu dokumente me shënimin “Top secret 2”, të cilat, sipas saj, lidhen me plane që synonin destabilizimin.

Në dosje përmendet edhe një dokument i RDB-së serbe nga viti 2001, me nofkën “Leptiri”, që, sipas Prokurorisë, lidhet me përpjekjet për komprometimin e Albin Kurtit gjatë kohës kur ai ishte në burg në Nish.

Po ashtu, në aktakuzë përmenden edhe shënime të shkruara me dorë, të cilat Prokuroria i konsideron si të dhëna operative.

Aktakuza përmend edhe transaksione financiare që, sipas Prokurorisë, janë evidentuar në llogarinë bankare të Shehollit.

Në dosje thuhet se gjatë vitit 2015 janë evidentuar pagesa nga institucione serbe, përfshirë “Tanjug” dhe “Kancelarija za KiM”, në llogarinë e tij në Komercijalna Banka.

Këto të dhëna janë paraqitur nga Prokuroria si pjesë e materialit provues të çështjes.

Përveç akuzës për spiunazh, Prokuroria e akuzon Shehollin edhe për shantazh.

Sipas aktakuzës, nga viti 2022 deri në dhjetor të vitit 2025, ai dyshohet se ka shantazhuar biznesmenin Arben Jetullahu, duke e kërcënuar me publikimin e video-incizimeve dhe materialeve që, sipas pretendimit të Prokurorisë, mund t’i dëmtonin reputacionin.

Prokuroria pretendon se përmes këtyre kërcënimeve Sheholli e kishte detyruar të dëmtuarin t’i jepte mbi 13 mijë euro.

Në aktakuzë thuhet se kërkesat për para kanë vazhduar edhe gjatë kohës kur Sheholli ishte në paraburgim në Gjilan.

Sipas Prokurorisë, përmes djalit të tij dhe personave ndërmjetësues, ai kishte kërkuar pagesa mujore prej 700 eurosh, duke e shoqëruar kërkesën me kërcënimin për publikimin e videove.

Në aktakuzën e dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Prokuroria Speciale kërkon që Fatmir Sheholli të shpallet fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet.

Prokuroria gjithashtu ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj tij, si dhe konfiskimin e mjeteve monetare dhe pasurisë së sekuestruar, në përputhje me kërkesat e paraqitura në aktakuzë.

Aktakuza tashmë i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Prishtinë për shqyrtim.

RTK do të publikojë në vijim edhe detaje të tjera nga aktakuza dhe provat e përshkruara në dosjen e Prokurorisë Speciale.

You Might Also Like

Hapet konkursi për rekrutimin e stafit për fabrikën e municioneve në Gjakovë
Sekuestrohen mbi 2 mijë pako barna pa banderola në Prishtinë
​Rugova: LDK së shpejti me emër për president konsensual, ka të tjerë më të përgatitur se unë
Klekovski në Spitalin e Tetovës: Brenda dy muajve do të nis punësimi i 600 specialistëve
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 53 të pandehurve të akuzuar për Krime Lufte kundër popullsisë civile

LEXO GJITHASHTU

Një javë pa takim për “emrat konkretë” për President, Kurti e Abdixhiku thanë se do të flisnin me partitë
Një javë pa takim për “emrat konkretë” për President, Kurti e Abdixhiku thanë se do të flisnin me partitë
Lajme
‘‘Keni shkuar në Serbi pas Banjskës’’ – Riparimi i vagonëve që përplasi Aleancën me VV’në
‘‘Keni shkuar në Serbi pas Banjskës’’ – Riparimi i vagonëve që përplasi Aleancën me VV’në
Lajme
“U shtriva mes plumbave” – i shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin
“U shtriva mes plumbave” – i shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin
TOP Momenti
Asamblisti i Prishtinës i bashkohet Aleancës, Gjini i uron mirëseardhje: Faleminderit për besimin Betim Abdullahu
Asamblisti i Prishtinës i bashkohet Aleancës, Gjini i uron mirëseardhje: Faleminderit për besimin Betim Abdullahu
Lajme
Ndryshim në krye të KFOR-it, ky është gjenerali që do ta pasojë Ulutash-in
Ndryshim në krye të KFOR-it, ky është gjenerali që do ta pasojë Ulutash-in
TOP Momenti

You Might Also Like

Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup
TOP Momenti

Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

August 25, 2026
Mexhiti: VLEN-i partia e parë te shqiptarët, nuk ka asnjë arsye për të shkuar në zgjedhje të parakohshme
TOP Momenti

Mexhiti: VLEN-i partia e parë te shqiptarët, nuk ka asnjë arsye për të shkuar në zgjedhje të parakohshme

August 25, 2026
Sali: Ekspertizë e synuar dhe përgjegjësi institucionale për zbatimin më të shpejtë të reformave
TOP Momenti

Sali: Ekspertizë e synuar dhe përgjegjësi institucionale për zbatimin më të shpejtë të reformave

August 25, 2026
OVL-UÇK mbështet marshin për liri, por Gucati kritikon ftesën për Kurtin
TOP Momenti

OVL-UÇK mbështet marshin për liri, por Gucati kritikon ftesën për Kurtin

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?