By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Baraliu: Mos-thirrja e seancës mund të jetë për shtyrjen e afateve dhe zgjedhjet e mundshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Baraliu: Mos-thirrja e seancës mund të jetë për shtyrjen e afateve dhe zgjedhjet e mundshme
Lajme

Baraliu: Mos-thirrja e seancës mund të jetë për shtyrjen e afateve dhe zgjedhjet e mundshme

Momenti
Published: August 25, 2026

Pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, ndërsa përplasjet politike mes LVV-së dhe partive opozitare po e mbajnë të bllokuar institucionin.

PDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar bashkëpunimin me LVV-në për formimin e institucioneve, ndërsa LDK-ja ka kundërshtuar një marrëveshje për Qeverinë, por ka lënë të hapur mundësinë për zgjedhjen e presidentit.

Your browser does not support the video tag.

Ngërçi politik po vazhdon, ndërsa palët nuk kanë arritur marrëveshje për tejkalimin e situatës.

Njohësit e çështjeve kushtetuese vlerësojnë se tashmë janë tejkaluar të gjitha afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, ndërsa partia fituese, po shkel dispozitat ligjore dhe kushtetuese me zvarritjen e procesit.

Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Mazllum Baraliu u shpreh për “Front Online” se pas certifikimit të rezultateve, seanca konstituive e Kuvendit është dashur të thirret dhe të përfundojë brenda afateve të përcaktuara.

Baraliu ka thënë se seanca është dashur të thirret çdo 48 orë deri në përfundimin e saj, duke e cilësuar situatën aktuale si shkelje.

“Është dashur që çdo 48 orë me thirr seancë dhe me përfunduar kjo. Shkelje ka dhe kjo nuk është hera e parë, se krejt kjo klasë politike është e papërgjegjshme dhe po bëjnë shkelje”, ka thënë Baraliu.

Sipas tij, një nga arsyet e mundshme për mosthirrjen e seancës mund të jetë përpjekja për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit.

“Arsyeja e mos thirrjes se seancës është për gjetjen e një marrëveshje për president nëse ka qëllim për shtyrje të afateve për të caktuar sa më vonë pastaj zgjedhje edhe kjo është një mundësi varet prej qëllimeve që kanë”, tha Baraliu.

The post Baraliu: Mos-thirrja e seancës mund të jetë për shtyrjen e afateve dhe zgjedhjet e mundshme appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjykata rrëzon padinë e MAPL ndaj komunës së Prishtinës, Rama – VV’së: Jeni fatkeqësia e vendit, bllokues në pozitë e opozitë
Petrol Company – çdo ditë më shumë pika, çdo ditë më afër jush
“Mund ta ketë pasë dikush zili”, kush i vrau vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën sipas Ali Ahmeti
“Çu të qafi” – Lufta frontale në Maqedoni dhe porosia e Ibrahim Rugovës për Ali Ahmetin
Vendimi për emrin e UÇK-së në Zvicrës- “Gjysma e komunikatës origjinale është e kuqe, gjysma e zezë”

LEXO GJITHASHTU

Tahiri: 120 deputetëve po u mohohet ushtrimi i mandatit të fituar nga populli
Tahiri: 120 deputetëve po u mohohet ushtrimi i mandatit të fituar nga populli
TOP Momenti
Abdixhiku për vdekjen e Eqrem Kryeziut: LDK-ja dhe Kosova humbën një figurë të rëndësishme
Abdixhiku për vdekjen e Eqrem Kryeziut: LDK-ja dhe Kosova humbën një figurë të rëndësishme
TOP Momenti
Aleanca mbledh Kryesinë, pas takimit Gjini mban konferencë për media
Aleanca mbledh Kryesinë, pas takimit Gjini mban konferencë për media
Lajme
375 tiketa ndaj motoçiklistëve gjatë muajit gusht në rajonin e Pejës
375 tiketa ndaj motoçiklistëve gjatë muajit gusht në rajonin e Pejës
Lajme
Teherani “plotësisht i përgatitur” për sanksionet e SHBA-së, thotë ministri iranian i Financave
Teherani “plotësisht i përgatitur” për sanksionet e SHBA-së, thotë ministri iranian i Financave
Lajme

You Might Also Like

Ndërron jetë ish-kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu
Lajme

Ndërron jetë ish-kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu

August 25, 2026
Mbi 300 raste emergjente në QKUK brenda 24 orëve, 17 të lënduar në aksidente trafiku
Lajme

Mbi 300 raste emergjente në QKUK brenda 24 orëve, 17 të lënduar në aksidente trafiku

August 25, 2026
SHBA ofrojnë deri në 10 milionë dollarë për informacion mbi pesë zyrtarë të lartë iranianë
Lajme

SHBA ofrojnë deri në 10 milionë dollarë për informacion mbi pesë zyrtarë të lartë iranianë

August 25, 2026
Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar
Lajme

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?