Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkursin për nominimin e kandidatëve nga Kosova që do të kenë mundësi të studiojnë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë përfunduar shkollën e mesme dhe janë të moshës nga 18 deri në 22 vjeç. Kandidatët duhet t’i plotësojnë gjithashtu kriteret shëndetësore, fizike dhe ligjore të përcaktuara në konkurs.
Sipas Ministrisë, kjo u ofron të rinjve mundësi për të ndërtuar karrierë ushtarake dhe për t’u arsimuar në një prej akademive më prestigjioze në SHBA.
Afati për dorëzimin e aplikimeve është hapur më 24 gusht dhe do të përfundojë më 7 shtator 2026.
Procedurat e aplikimit, kriteret dhe hollësitë rreth procesit të përzgjedhjes janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.
The post Ministria e Mbrojtjes hap konkursin për studime në Akademinë Ushtarake të SHBA-së appeared first on Gazeta Express.

