By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “UÇK-ja është një realitet”, Ahmeti tregon çfarë u përcoll Rugovës nga LPK-ja
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“UÇK-ja është një realitet”, Ahmeti tregon çfarë u përcoll Rugovës nga LPK-ja
TOP Momenti

“UÇK-ja është një realitet”, Ahmeti tregon çfarë u përcoll Rugovës nga LPK-ja

Momenti
Published: August 24, 2026

Ali Ahmeti ka rrëfyer për raportet mes Lëvizjes Popullore të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe figurave kryesore politike shqiptare gjatë viteve ’90.

Në emisionin “Debat Plus”, në ciklin “Dosjet”, Ahmeti ka folur edhe për njohjen e tij me Sabri Novosellën, duke sqaruar se me të nuk ka pasur kontakte organizative.

Your browser does not support the video tag.

“Unë kam banuar në familjen e Sabri Novosellës. Si student, prej fillimit deri në arratisje, kam banuar te vëllai i Sabri Novosellës, Adnani, djali i Qazimit. Familje patriotësh, familje e rreshtuar historikisht në anën e duhur të kombit”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se Sabri Novosellën e ka njohur nga distanca.

“Me Sabri Novosellën nuk kam pasur kontakte. E njoh nga distanca, por nuk kam pasur as lidhje organizative, as kontakte më vonë”, deklaroi ai.

Duke folur për raportet mes LPK-së dhe LDK-së, Ahmeti tha se, pavarësisht dallimeve në mënyrën e veprimit politik, nuk ka pasur hasmëri mes tyre.

“Lindja e pluralizmit në ish-Jugosllavi është një fakt që lëvizjen e fshehtë e defaktorizoi, si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni. Mirëpo, e vërteta është që nuk u krijua hasmëri”, u shpreh Ahmeti.

Sipas tij, në organet drejtuese të LPK-së ishte konkluduar se përfaqësuesit e LDK-së nuk duhej të konsideroheshin armiq.

“Ne kemi komunikuar me të gjithë ata që drejtonin Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ka konkluza në organet drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës që këta nuk janë armiq. Këta janë vëllezërit tanë dhe duhet të gjejmë urat e komunikimit dhe të afrimit”, tha Ahmeti.

Ahmeti tregoi se, ndonëse nuk ka pasur takim personal me Ibrahim Rugovën, delegatë të LPK-së, të cilët ai i kishte sugjeruar, janë takuar me të.

“Unë nuk kam pasur takim me Ibrahim Rugovën, por të deleguarit tanë që i kam sugjeruar të takohen me Ibrahim Rugovën, në mesin e tyre janë Ahmet Haxhiu, Xhavit Haziri dhe Azem Syla, që kanë shkuar dhe janë takuar”, deklaroi ai.

Sipas Ahmetit, në këto takime Rugova ishte informuar për veprimtarinë e rezistencës dhe për ekzistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“I bëjnë me dije që Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një realitet”, tha ai.

Ahmeti tha se më vonë ka pasur kontakte edhe me Bujar Bukoshin dhe bashkëpunëtorë të tjerë, me qëllim të koordinimit të veprimeve për çlirimin e Kosovës.

“Në këtë takim ne kemi kërkuar bashkëveprim, që të koordinohemi. Në vazhdimësi kemi qenë të interesuar që kontaktet, lidhjet dhe organizimet për çlirim të unifikohen”, u shpreh Ahmeti.

Ai mohoi se në nivelet e larta të organizimit ka pasur përplasje mes LPK-së dhe LDK-së.

“Nuk ka pasur fërkime, divergjenca në mes të lëvizjes legale dhe asaj të fshehtë. Flas në nivele të larta ku janë bërë politikat. Poshtë sigurisht që ka pasur përplasje, ka pasur ndasi, por në organet drejtuese, në përcaktime, asesi nuk është motivuar apo inkurajuar Lëvizja Popullore e Kosovës që të jetë në front dhe përplasje me partitë legale”, tha Ahmeti.

Ai tregoi edhe një komunikim që kishte pasur me Skender Zogajn para fillimit të luftës në Maqedoni.

“Po i them, Skender Zogaj, të lutem, shko, njoftoje presidentin Rugova që këto krisma që dëgjohen është Ushtria Çlirimtare Kombëtare që së shpejti do të dalë në sipërfaqe”, rrëfeu Ahmeti.

– YouTube youtu.be

Sipas tij, Rugova më pas kishte dhënë një mesazh për të.

“Ai ka thënë, çoji porosi Ali Ahmetit: të gjitha i ka në dispozicion. Për çka i nevojitet atij, me spitale, me depo. Zoti t’i ndihmojë”, tha Ahmeti.

Ai foli edhe për stërvitjet e pjesëtarëve të grupeve të para të UÇK-së në Dajt, duke thënë se LPK-ja ishte në dijeni për to.

“Po, e dinim. Kanë qenë, shumica kanë qenë shokë tanë. Dhe ne nuk u kemi thënë që të mos e pranoni një mision të tillë. Absolut. Përkundrazi, i kemi inkurajuar”, deklaroi Ahmeti.

Ndërsa për pretendimet se këto stërvitje mund të kenë çuar në dekonspirimin e pjesëtarëve të UÇK-së, Ahmeti tha se nuk mund të japë një vlerësim pa dokumentacion të plotë.

“Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe ta gjykosh pa pasur dokumentacionin e duhur”, tha ai.

Ahmeti tregoi se kishte pasur vetëm një bisedë të shkurtër me Adem Jasharin.

“Unë kam pasur vetëm një bisedë të shkurtër me Adem Jasharin, që më paraqitet prej Tiranës dhe na thotë: ‘Na keni lënë në rrugë’. I them: ‘Po, përse ju kemi lënë në rrugë?’. ‘Duhet me na dalë zot, me na pajis, me na rregullu kështu’, më tha”, rrëfeu Ahmeti.

You Might Also Like

Manchester City dhe Tottenhami në garë për Gakpon
Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë në Lushnje
Edhe nesër kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta
Vetura godet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë
Emisioni “Info Nata” 24.08.2026

LEXO GJITHASHTU

Kurti: Qëndrimi i Ukrainës për Kosovën nuk qëndron përballë fakteve
Kurti: Qëndrimi i Ukrainës për Kosovën nuk qëndron përballë fakteve
TOP Momenti
Shitësi i dytë më i madh online në Rusi, shënjestër e sulmeve në Ukrainë
Shitësi i dytë më i madh online në Rusi, shënjestër e sulmeve në Ukrainë
Lajme
Analistët shprehen pesimistë se do të ketë marrëveshje për presidentin
Analistët shprehen pesimistë se do të ketë marrëveshje për presidentin
TOP Momenti
Izraeli paralajmëron për përgjigje ‘të fuqishme’ ndaj balonave të dërguara nga Gaza
Izraeli paralajmëron për përgjigje ‘të fuqishme’ ndaj balonave të dërguara nga Gaza
Lajme
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me teshlicë, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me teshlicë, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje
Lajme

You Might Also Like

Bytyqi: Qeveria s’ka përgjegjësi ku riparohen vagonët, tenderi u fitua nga një i afërt me Aleancën
TOP Momenti

Bytyqi: Qeveria s’ka përgjegjësi ku riparohen vagonët, tenderi u fitua nga një i afërt me Aleancën

August 24, 2026
“Nëse këta janë të pafajshëm, kush i ka vrarë tre personat në Gllogjan?” – Brajshori: Të akuzuarit munden me paditë shtetin
TOP Momenti

“Nëse këta janë të pafajshëm, kush i ka vrarë tre personat në Gllogjan?” – Brajshori: Të akuzuarit munden me paditë shtetin

August 24, 2026
Lushnje: Kapet një orë pas ngjarjes i dyshuari për vrasjen e nënës dhe plagosjen e babait
TOP Momenti

Lushnje: Kapet një orë pas ngjarjes i dyshuari për vrasjen e nënës dhe plagosjen e babait

August 24, 2026
Policia arreston në Ferizaj personin e kërkuar nga INTERPOL-i
TOP Momenti

Policia arreston në Ferizaj personin e kërkuar nga INTERPOL-i

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?