By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Statovci “godet” ish-partinë: Ta kesh emrin GUXO dhe mos të kesh guxim ta përkrahësh Osmanin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Statovci “godet” ish-partinë: Ta kesh emrin GUXO dhe mos të kesh guxim ta përkrahësh Osmanin
TOP Momenti

Statovci “godet” ish-partinë: Ta kesh emrin GUXO dhe mos të kesh guxim ta përkrahësh Osmanin

Momenti
SHARE

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci ka folur për përvojën e saj brenda një koalicioni dhe liste të përbashkët politike, duke kritikuar mungesën e mbështetjes së plotë brenda strukturave partiake për qëndrime të caktuara politike, përfshirë edhe mbështetjen ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se në nivel deklarativ ka ekzistuar gatishmëri për ta mbështetur Osmanin, por sipas saj, kjo nuk është reflektuar gjithmonë në veprime konkrete brenda subjektit politik.

“Disponimi brenda ka qenë pro, ka qenë në rregull që ta mbështesim Vjosa Osmanin, por fatkeqësisht ka hasur në rezistencë,” ka deklaruar Statovci, duke shtuar se mungesa e konsensusit ka ndikuar në zhvillimet politike të asaj kohe.

Në një deklaratë më të drejtpërdrejtë, ajo ka kritikuar edhe qëndrimet brenda ish-subjektit politik, duke thënë: “Ta kesh emrin GUXO dhe mos të kesh guxim të e përkrahësh Osmanin… janë edhe arsyet pse nuk është aty.”

Sipas saj, pas marrjes së funksionit të presidentes, Osmani është distancuar nga angazhimi partiak, duke vazhduar rolin e saj si kryetare e shtetit, ndërsa në atë periudhë janë diskutuar edhe pozita të rëndësishme institucionale si kryeparlamentarja dhe zëvendëskryeministrja.

Statovci ka shtuar se në atë proces kanë munguar vendime të unifikuara brenda subjektit dhe se disa figura politike kanë mbajtur një barrë të madhe të përgjegjësisë.

“Mendoj që Faton Peci e ka ndjerë barrën,” ka thënë ajo.

Në fund, Statovci ka përsëritur se të gjitha vendimet e saj politike janë marrë me vetëdije të plotë dhe në funksion të stabilitetit institucional dhe politik të vendit, duke theksuar se nuk pendohet për qëndrimet e saj gjatë mandatit.

Ajo ka shtuar se për vendimet e saj gjatë mandatit, duke theksuar se ka vepruar me vetëdije të plotë dhe në funksion të stabilitetit institucional të vendit, edhe kur disa qëndrime kanë qenë përtej bindjeve të saj personale.

Ajo ka deklaruar ne “Debat Plus” se ka qenë pjesë e një liste dhe partneriteti politik dhe se ka respektuar marrëveshjet deri në fund të mandatit.

“Po. Pikërisht sepse kam qenë pjesë e saj liste… kam dashur të respektoj atë mandat deri në ditën e fundit,” ka thënë Statovci, duke shtuar se në disa raste vendimet kanë qenë “përtej bindjes sime”.

Sipas saj, edhe kur ka pasur mospajtime të brendshme, ajo ka zgjedhur të mbajë qëndrime publike të qarta. “Ndihem rehat me veten sepse e kam thënë dhe kam shprehur,” është shprehur ajo.

Statovci ka folur edhe për periudhën kur është diskutuar mbështetja për kandidatura politike, përfshirë edhe atë të Feride Rushitit, duke thënë se e ka përjetuar “shumë rëndë emocionalisht” atë proces.

Ajo ka përmendur se ka pasur diskutime edhe me kryeministrin Albin Kurti, i cili, sipas saj, e ka parë situatën si mundësi për “një rrugëtim të gjatë bashkarisht” dhe stabilitet politik.

Statovci ka theksuar se vendimet e saj nuk janë udhëhequr nga emra individualë, por nga nevoja për funksionim institucional. “Stabiliteti politik dhe institucional ka qenë përtej çdo emri,” ka deklaruar ajo.

Ajo ka shtuar se ka qenë e gatshme të mbështesë çdo proces që mundëson zgjedhjen e presidentit dhe funksionimin e qeverisë.

“E kisha bërë e ribërë ndaj çdo kandidature,” ka thënë ajo, duke theksuar se qëllimi ka qenë shmangia e krizave politike.

Duke folur për zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani, Statovci ka theksuar se ajo e ka mbështetur në parim, por ka pasur mungesë konsensusi brenda subjektit politik ku ka qenë pjesë.

“Fatkeqësisht emri i Vjosa Osmanit nuk kishte mbështetje,” ka thënë ajo, duke shtuar se brenda partisë “disponimi ka qenë pro, por ka hasur në rezistencë”.

Në fund, Statovci ka përsëritur se nuk pendohet për vendimet e saj politike.

“Nuk pendohem asnjë moment. E kam bërë me vetëdije të plotë për stabilitet institucional,” ka deklaruar ajo.

Ajo ka shtuar se qëndrimet e saj kanë qenë të bazuara në bindje personale dhe në interes të stabilitetit politik të Kosovës, në një periudhë që ajo e ka cilësuar si të karakterizuar nga kriza të brendshme institucionale.

You Might Also Like

Kasami i përgjigjet opozitës: Ishte Dita e Evropës, prandaj intonuam vetëm himnin evropian
Shënohet 28 vjetori i rënies së heroit Agron Rrahmani, Haxhiu: Nga Besiana e deri në Prishtinë u dallua për veprimtari atdhetare
Hyseni: Unë e kam propozuar Agim Veliun kandidat për deputet
Moti sot, vende-vende riga shiu dhe shkarkime rrufesh
“Po vepron si huligan”, Riha: Vuçiq në mbrojtje, duke zhvilluar luftë psikologjike me të gjithë
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
“Shqiptari gjakun ta fal por suksesin jo”, Çollaku tregon kur ndodhi çarja e madhe mes Kurtit dhe Osmanit
TOP Momenti

“Shqiptari gjakun ta fal por suksesin jo”, Çollaku tregon kur ndodhi çarja e madhe mes Kurtit dhe Osmanit

Momenti
Momenti
May 11, 2026
Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë
Gati 60 mijë aplikime për votim nga diaspora
Refuzohet kthimi i Fatmir Limajt në PDK
Ministrja bullgare Çamova tha se u takua me Mucunskin, ai thotë: Nuk ishte takim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?