Nga zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës brenda një jave në Prishtinë janë sekuestruar 14 armë zjarri nga policia.
Sipas njoftimit të policisë, përveç armëve të zjarrit, gjatë javës shqiptuar edhe 4855 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4855 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 466 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë javës janë realizuar 65 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 47 urdhëresa për vepra penale.
“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 65 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 47 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

