Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca sërish janë mbledhur në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Kosovës.
Para deputetëve, nga foltorja e Kuvendit deputetëve u është drejtuar deputetja e PDK-së, Sala Jashari, e cila ka kërkuar vazhdimin sa më parë të seancës për konstituimin e legjislaturës së 11-të.
“Demokracia të dashur qytetarë nuk matet vetëm kur numërohen votat, por çdo ditë pas zgjedhjeve. Për gati dy vite Kosova ka pritur që të informohen institucionet. Edhe nëse doni të shihni si duket një shtet që nuk funksionon mos shkoni larg, jemi pak ditë afër fillimit të shkollës, e fëmijët nuk janë të pajisur me libra. Kur kam qenë në shkollë unë i kemi pasur ditën e parë librat”, tha ajo.
Ajo tutje theksoi se përveç problemeve dhe vonesave në konstituimin e institucioneve, sipas saj, po shohim për të marrë më shumë kompetenca nga komunat.
“Kosova është ndërtuar mbi vlera, mbi përgjegjësi, mbi bindjet që askush nuk mund të ndërtojë shtetin vet”, shtoi ajo.

