By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pas mbylljes së USAID shumë njerëz humbën punën në Prishtinë – atmosfera në shoqërinë civile përshkruhet si toksike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pas mbylljes së USAID shumë njerëz humbën punën në Prishtinë – atmosfera në shoqërinë civile përshkruhet si toksike
TOP Momenti

Pas mbylljes së USAID shumë njerëz humbën punën në Prishtinë – atmosfera në shoqërinë civile përshkruhet si toksike

Momenti
Published: August 24, 2026

Mbyllja faktike e USAID-it nga presidenti Donald Trump ka pasur pasoja në shumë vende – përfshirë Kosovën. Shumë njerëz mbetën pa punë. Donatorë pothuaj nuk ka. A mund të luajë një rol të ri diaspora, pyesin në platformën mediale zvicerane “Republik” dy gazetare me prejardhje nga Kosova, të cilat jetojnë në Zvicër.

Një fazë pasigurie ka kapluar shoqërinë civile në Kosovë pas vendimit të SHBA-së për të ndërprerë fondet e ndihmës ndërkombëtare përmes USAID-it. Kjo organizatë është mbyllur me vendim të presidentit amerikan Donald Trump. Siç është mbyllur edhe Zëri i Amerikës, një radio që ka qenë zë i shumëdëgjuar në shtete autokratike apo demokraci të pakonsoliduara.

Your browser does not support the video tag.

Platforma mediale zvicerane “Republik”, me seli në Zürich, ka publikuar një reportazh të gazetareve Arzije Asani dhe Xhemile Asani – dy motra me origjinë nga Kosova – të cilat kanë udhëtuar drejt Prishtinës për të parë nga afër se si po mbijetojnë organizatat joqeveritare vendore dhe nëse diaspora mund ta zëvendësojë donatorët e larguar perëndimorë.

Që nga përfundimi i luftës më 1999, SHBA-ja kishte investuar mbi 2 miliardë dollarë në Kosovë. Me largimin e USAID-it, shkurtimet e buxheteve nga Zvicra e shtetet evropiane, si dhe pamundësinë e BE-së për të mbuluar këtë boshllëk, sektori joqeveritar në Kosovë po përballet me një luftë të ashpër për mbijetesë që ka goditur drejtpërdrejt grupet më të ndjeshme të shoqërisë.

Pasojat e këtij tërheqjeje financiare janë të dukshme në terren. Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, i cili përfaqëson mbi 150 mijë persona, ka humbur 70 për qind të mjeteve të tij financiare, duke u detyruar të largojë nga puna gjysmën e stafit e të ndërpresë disa projekte me rëndësi. Po ashtu, organizata për shëndet mendor QIPS, e cila menaxhon “Linjën e Jetës” si të vetmen linjë falas për parandalimin e vetëvrasjeve, ka humbur mbi 100 mijë euro përkrahje. Si rrjedhojë, shërbimi i kësaj linje emergjente është reduktuar nga 16 orë në vetëm 4 orë në ditë. Kjo valë shkurtimesh ka goditur edhe tregun e punës, ku shumë ekspertë e punonjës të shoqërisë civile po detyrohen të punojnë nëpër call-centra për të siguruar jetesën.

Përballë bllokadës politike të shtetit dhe pamundësisë së qeverisë për të mbuluar këto fonde, shumë organizata po i drejtojnë sytë nga diaspora kosovare, dërgesat e së cilës përbëjnë deri në 22 për qind të PBB-së së vendit. Lirim Krasniqi nga organizata “Germin” vlerëson se largimi i donatorëve të mëhenj krijon hapësirë për forcat lokale, duke propozuar që mbështetja e diasporës të kalojë nga ndihma emergjente familjare në investime të mirëfillta strukturore në tregun e Kosovës.

Megjithatë, autoret e reportazhit shtrojnë dilemën se deri ku duhet të shkojë ky ndikim pa përsëritur gabimet e donatorëve të huaj, ku paraja diktonte politikat vendore. Në fund, nënvizohet se ndihma financiare ndërkombëtare ose ajo nga diaspora nuk mund ta zëvendësojë asnjëherë krijimin e një shteti funksional social, pasi sa kohë që një vend varet nga ndihmat e jashtme, ai nuk është kurrë plotësisht i lirë. /Telegrafi/

You Might Also Like

​Rugova: LDK së shpejti me emër për president konsensual, ka të tjerë më të përgatitur se unë
Klekovski në Spitalin e Tetovës: Brenda dy muajve do të nis punësimi i 600 specialistëve
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 53 të pandehurve të akuzuar për Krime Lufte kundër popullsisë civile
“U shtriva mes plumbave” – i shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin
Ndryshim në krye të KFOR-it, ky është gjenerali që do ta pasojë Ulutash-in

LEXO GJITHASHTU

‘‘Keni shkuar në Serbi pas Banjskës’’ – Riparimi i vagonëve që përplasi Aleancën me VV’në
‘‘Keni shkuar në Serbi pas Banjskës’’ – Riparimi i vagonëve që përplasi Aleancën me VV’në
Lajme
Asamblisti i Prishtinës i bashkohet Aleancës, Gjini i uron mirëseardhje: Faleminderit për besimin Betim Abdullahu
Asamblisti i Prishtinës i bashkohet Aleancës, Gjini i uron mirëseardhje: Faleminderit për besimin Betim Abdullahu
Lajme
Dokumenti “Top Sekret” në telefonin e Shehollit: Me para të ambasadave islamike në Beograd të ndërtohen xhami nëpër Kosovë
Dokumenti “Top Sekret” në telefonin e Shehollit: Me para të ambasadave islamike në Beograd të ndërtohen xhami nëpër Kosovë
Lajme
Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup
Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup
TOP Momenti
Vdekja e Eqrem Kryeziut, shkrimtari Sabri Hamiti: Dhimbje e madhe për mikun e moçëm, është kalorës i pavarësisë së Kosovës
Vdekja e Eqrem Kryeziut, shkrimtari Sabri Hamiti: Dhimbje e madhe për mikun e moçëm, është kalorës i pavarësisë së Kosovës
Lajme

You Might Also Like

Mexhiti: VLEN-i partia e parë te shqiptarët, nuk ka asnjë arsye për të shkuar në zgjedhje të parakohshme
TOP Momenti

Mexhiti: VLEN-i partia e parë te shqiptarët, nuk ka asnjë arsye për të shkuar në zgjedhje të parakohshme

August 25, 2026
Sali: Ekspertizë e synuar dhe përgjegjësi institucionale për zbatimin më të shpejtë të reformave
TOP Momenti

Sali: Ekspertizë e synuar dhe përgjegjësi institucionale për zbatimin më të shpejtë të reformave

August 25, 2026
OVL-UÇK mbështet marshin për liri, por Gucati kritikon ftesën për Kurtin
TOP Momenti

OVL-UÇK mbështet marshin për liri, por Gucati kritikon ftesën për Kurtin

August 25, 2026
Detaje tjera nga aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh dhe shantazh
TOP Momenti

Detaje tjera nga aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh dhe shantazh

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?