Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një çift bashkëshortor është plagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve burri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij të moshës 25-vjeçare e cila ishte edhe shtatzënë.
Indeksonline sjell edhe fotografinë e viktimës.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi deklaroi se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur dy persona të plagosur, një burrë dhe bashkëshortja e tij.
Po ashtu sipas njoftimit të QKUK-së, rreth orës 00:15 të datës 24 gusht 2026, në Qendrën Emergjente janë pranuar dy persona nga rajoni i Malishevës.
“Njëra prej personave të pranuar, femër, 25-vjeçare, ka arritur në Qendrën Emergjente pa shenja jete, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Personi tjetër, mashkull, 26-vjeçar, është pranuar me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë shumë e rëndë.”, thuhet në njoftim.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje janë duke vazhduar.
The post Raportohet se i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj, del edhe fotografia e viktimës appeared first on Gazeta Express.

