By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rreth 42 mijë shtetas të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri gjatë dy ditëve të fundjavës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rreth 42 mijë shtetas të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri gjatë dy ditëve të fundjavës
Lajme

Rreth 42 mijë shtetas të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri gjatë dy ditëve të fundjavës

Momenti
Published: August 23, 2026

Ditët e fundit të gushtit kanë shtuar lëvizjet në pikat kufitare të vendit. Pushuesit nga Kosova vijojnë t’i drejtohen bregdetit shqiptar, ndërsa nga Porti i Vlorës emigrantët kanë nisur kthimin drejt Italisë pas përfundimit të pushimeve.

Edhe ditët e fundit të gushtit vijojnë me fluks të lartë të lëvizjeve nga Kosova drejt Shqipërisë. Pushues të shumtë kanë zgjedhur edhe këtë të diel për t’iu drejtuar bregdetit shqiptar, ndërsa numri i automjeteve në pikën kufitare të Morinës ka qenë i lartë që prej orëve të para të mëngjesit.

Your browser does not support the video tag.

Vetëm këtë të diel, nga ora 05:00 deri në 09:30, në Shqipëri kanë hyrë 17.218 shtetas të Kosovës me 4.892 mjete. Fluks i lartë u regjistrua edhe të shtunën, kur në vend hynë 24.408 qytetarë të Kosovës me 8.592 automjete. Në total, për dy ditët e fundjavë  në Shqipëri kanë hyrë 41.626 shtetas të Kosovës me 13.484 mjete nga pika e Morinws.

Dyndja e automjeteve vijon edhe përgjatë Rrugës së Kombit, ku nga Morina deri në Kalimash qarkullimi herë pas here ngadalësohet. Për përballimin e fluksit, në Morinë janë vënë në funksion të gjitha sportelet, ndërsa edhe në Pikën e Pagesës po punohet me kapacitet të plotë për të shmangur krijimin e radhëve.

Lëvizjet pritet të vijojnë edhe gjatë orëve të ardhshme, teksa shumë qytetarë nga Kosova po shfrytëzojnë ditët e fundit të sezonit veror për pushime në bregdetin shqiptar.

Ndërkohë, në Vlorë ka nisur fluksi i kthimit të emigrantëve pas pushimeve. Gjatë kësaj fundjave, nga Porti i Vlorës drejt Italisë janë larguar rreth 8 mijë pasagjerë dhe 2.300 automjete.

Rreth 8,000 pasagjerë dhe 2,300 automjete janë larguar gjatë kësaj fundjave nga Porti i Vlorës në drejtim të Italisë, përmes tre trageteve që kanë operuar në linjën Vlorë–Brindisi. Fluksi i udhëtarëve përkon dhe me përfundimin e sezonit të pushimeve për shumë emigrantë të cilët ishin rikthyer në vendlindje.

Fluksi i lartë i udhëtarëve dhe automjeteve nuk ka krijuar radhe dhe pengesa në përpunimin e dokumentacionit, çfar ka sjell dhe shmangien e vonesave nga ana e Policisë Kufitare per nisjen në orar të trageteve sipas programit.

Për përballimin e numrit të madh të udhëtarëve dhe automjeteve, në pistën e makinave janë në funksion nëntë sportele, duke mundësuar një përpunim sa më të shpejtë dhe shmangien e radhëve të gjata.

Nga dita e hënë pritet që situata në port të rikthehet në ritmin normal të punës, pas fluksit të shtuar të kësaj fundjave. /Shqiptarja.com

The post Rreth 42 mijë shtetas të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri gjatë dy ditëve të fundjavës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

PDK-ja sërish dërgon letër, kërkon mbajtjen e seancës konstituive nesër
Dhunohet fizikisht 12-vjeçarja, arrestohet 18-vjeçarja në Mitrovicë, kritikohet shpërndarja online e videos
Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti
Përplasi për vdekje një biçiklist, arrestohet shoferi në Durrës
Zelensky: Ukraina nuk është përgjegjëse për shpërthimet në tubacionet e gazit Nord Stream

LEXO GJITHASHTU

Pas të nxehtit përvëlues, Korça përfshihet nga reshje të dendura dhe stuhi
Pas të nxehtit përvëlues, Korça përfshihet nga reshje të dendura dhe stuhi
TOP Momenti
Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec, Rama: Do krijohet platforma “Pasqyrë Albania”, zgjidh hallet e qytetarëve
Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec, Rama: Do krijohet platforma “Pasqyrë Albania”, zgjidh hallet e qytetarëve
TOP Momenti
“Struktura e mendimit”, libri që vendos arkitekturën përballë mendimit dhe përgjegjësisë profesionale
“Struktura e mendimit”, libri që vendos arkitekturën përballë mendimit dhe përgjegjësisë profesionale
TOP Momenti
Kori Siparantum fiton tri çmime në festivalin e Kuala Lumpur
Kori Siparantum fiton tri çmime në festivalin e Kuala Lumpur
TOP Momenti
Igball Jashari: Ata që e fyen Bacën Rifat nuk janë njerëz
Igball Jashari: Ata që e fyen Bacën Rifat nuk janë njerëz
Lajme

You Might Also Like

Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë
Lajme

Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

August 23, 2026
Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”
Lajme

Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”

August 23, 2026
Republika Demokratike e Kongos dhe rebelët e M23 bien dakord për planin e bisedimeve të paqes
Lajme

Republika Demokratike e Kongos dhe rebelët e M23 bien dakord për planin e bisedimeve të paqes

August 23, 2026
Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente
Lajme

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?