By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Përplasja për financimin e komunave, AKK i reagon Krasniqit: Ku përfunduan 10-14 milionë eurot e BE-së?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Përplasja për financimin e komunave, AKK i reagon Krasniqit: Ku përfunduan 10-14 milionë eurot e BE-së?
TOP Momenti

Përplasja për financimin e komunave, AKK i reagon Krasniqit: Ku përfunduan 10-14 milionë eurot e BE-së?

Momenti
Published: August 23, 2026

Asociacioni i Komunave të Kosovës i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pas deklaratave të tij për financimin e komunave dhe rolin e Asociacionit.

Krasniqi kishte thënë se buxheti për komunat është rritur me 66 për qind dhe se Asociacioni duhet të jetë “zë i 38 komunave”, duke kundërshtuar kritikat për financat e pushtetit lokal. Sipas tij, mjetet e ridestinuara nuk janë zhdukur, por janë kthyer sërish në komuna përmes projekteve investuese.

Krasniqi: Buxheti për komunat është rritur 66%, Asociacioni të jetë zë i 38 komunave

Your browser does not support the video tag.

Në reagimin e tij dërguar mediave, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se nuk ka ndërmend të merret me sulme personale, por është detyruar të përgjigjet pasi ministri e ka përmendur sërish.

“Unë nuk jam kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës. Jam drejtor ekzekutiv”, ka thënë Ibrahimi, duke e kritikuar Krasniqin për këtë, siç e ka quajtur ai, “dallim elementar”.

Ibrahimi ka pretenduar se edhe më herët ishte përballur me sulme personale nga ministria, pasi Asociacioni kishte kërkuar sqarime për fondet e Bashkimit Evropian.

“Kërkesa ishte e Bordit të Asociacionit. Sulmi ishte kundër meje. Përgjigje për fondet nuk pati”, ka deklaruar ai.

Pjesa kryesore e reagimit të Asociacionit lidhet me Grantin e Performancës. Ibrahimi ka ngritur pyetjen se pse pesë komunave fituese të këtij granti u janë ndarë vetëm 2 milionë euro nga 4 milionë eurot që, sipas tij, ishin paraparë në buxhet.

“Pse u ridestinuan mjetet e komunave fituese? Sipas cilave kritere? Dhe si mbrohet skema e performancës kur fituesve u zvogëlohet financimi?”, ka pyetur Ibrahimi.

Krasniqi kishte arsyetuar se 25 për qind e mjeteve ishin orientuar në një program tjetër investimesh, duke thënë se disa komuna kishin kapacitete të kufizuara administrative dhe njerëzore dhe mund të mos arrinin t’i shpenzonin fondet brenda afateve.

Ibrahimi ka kërkuar që ministria të publikojë të dhënat dhe kriteret mbi të cilat është vlerësuar kapaciteti i këtyre komunave.

“Nëse ministria i vonoi fondet, nuk mund t’ua faturoni komunave pasojat e vonesës”, ka thënë ai.

AKK paralajmëron për shkurtim të Grantit për Arsim për vitin 2027, Ibrahimi: 8.8 milionë euro më i ulët se në vitin 2026

Një tjetër çështje që Asociacioni kërkon të sqarohet janë 10 deri në 14 milionë euro të Bashkimit Evropian, të cilat, sipas Ibrahimit, ishin të dedikuara për Grantin e Performancës.

“Cili ishte rezultati? Ku janë mjetet? Cilat komuna përfituan? Nëse nuk kanë humbur, publikoni dokumentet. Nëse kanë humbur, tregoni pse dhe kush mban përgjegjësi”, ka kërkuar drejtori ekzekutiv i AKK-së.

Ibrahimi ka kundërshtuar gjithashtu mënyrën se si ministri ka paraqitur rritjen e buxhetit të komunave, duke thënë se duhet të merret parasysh edhe inflacioni dhe fuqia reale blerëse e buxheteve, e jo vetëm rritja nominale.

Në fund, ai ka theksuar se kërkesat e Asociacionit lidhen me interesat e të gjitha komunave dhe jo me interesa personale.

“Kërkesat për transparencë nuk janë panik. Kërkesat për llogaridhënie nuk janë dezinformim. Dhe mbrojtja e interesave të komunave nuk është interes personal. Më pak etiketime. Më shumë përgjigje”, ka përfunduar Ibrahimi. /Telegrafi/

You Might Also Like

Limaj reagon pas vdekjes së policit: Humbje e rëndë për familjen dhe Malishevën
Një burrë në Gjakovë gjendet pa shenje jete, policia nis hetimet
Sot derbi Llapi – Gjilani
OBRM-PDUKM: Janë vendosur 28 linja të reja ajrore direkte nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit
“Nga terri energjetik në terr politik”, Aleanca hedh qymyr para Qeverisë

LEXO GJITHASHTU

Pasplasja e fuqishme tektonike që i dha Iranit pasuritë e tij të naftës
Pasplasja e fuqishme tektonike që i dha Iranit pasuritë e tij të naftës
Lajme
Aleanca hedh qymyr para qeverisë, Ramadani: Kurti po e çon Kosovën në terr politik
Aleanca hedh qymyr para qeverisë, Ramadani: Kurti po e çon Kosovën në terr politik
Lajme
Këto janë çmimet maksimale të derivateve për sot dhe nesër
Këto janë çmimet maksimale të derivateve për sot dhe nesër
Lajme
Çiklisti kosovar Albion Kastrati renditet në top 20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
Çiklisti kosovar Albion Kastrati renditet në top 20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
TOP Momenti
Plagoset një person nga të shtënat me armë në rrugën Sarosh–Rahovec
Plagoset një person nga të shtënat me armë në rrugën Sarosh–Rahovec
TOP Momenti

You Might Also Like

Në Shtime festohet me shkrepje armësh, policia konfiskon pistoletën me gaz
TOP Momenti

Në Shtime festohet me shkrepje armësh, policia konfiskon pistoletën me gaz

August 23, 2026
Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik
TOP Momenti

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

August 23, 2026
Zhduket një grua në Malishevës, burri i saj e raporton rastin në Polici
TOP Momenti

Zhduket një grua në Malishevës, burri i saj e raporton rastin në Polici

August 23, 2026
Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”
TOP Momenti

Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?