Aleanca ka paralajmëruar se të dielën do të zhvillojë një aktivitet simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Aktiviteti vjen në kohën kur partitë opozitare po shtojnë presionin për zhbllokimin e situatës institucionale dhe për vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.
Ditëve të fundit, edhe deputetë të Aleancës u janë bashkuar aksioneve të zhvilluara para Qeverisë, ku është kërkuar që institucionet e reja të funksionalizohen sa më parë.
Aleanca pritet që gjatë aktivitetit të së dielës të përcjellë mesazhin e saj politik lidhur me situatën aktuale në vend.

