By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ferit Hoxha i pret në takim përfaqësuesit e Luginës: Të drejtat e shqiptarëve prioritet i aksionit diplomatik të Shqipërisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ferit Hoxha i pret në takim përfaqësuesit e Luginës: Të drejtat e shqiptarëve prioritet i aksionit diplomatik të Shqipërisë
Lajme

Ferit Hoxha i pret në takim përfaqësuesit e Luginës: Të drejtat e shqiptarëve prioritet i aksionit diplomatik të Shqipërisë

Momenti
Published: August 22, 2026

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka pritur sot në Tiranë, drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës, deputetin Shaip Kamberi, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Në njoftim shtohet se, gjatë takimit u zhvillua një bisedë e drejtpërdrejtë, vëllazërore dhe përmbajtësore, për çështjet që kërkojnë bashkërendim të vazhdueshëm: mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen e identitetit dhe forcimin e përfaqësimit të tyre me fuqi reale në jetën politike dhe institucionale të Serbisë, si dhe adresimin e nevojave konkrete të qytetarëve të Luginës.

Your browser does not support the video tag.

“Përfaqësimi real dhe i denjë, ruajtja dhe forcimi i identitetit kombëtar, arsimimi, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për të rinjtë nuk janë çështje episodike. Ato kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, bashkërendim dhe veprim konkret”, ka thënë Hoxha.

Postimi:

Ministri Hoxha takon drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës: Të drejtat e shqiptarëve, prioritet i aksionit tonë diplomatik.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ferit Hoxha, priti sot në Tiranë, drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës, Deputetin Shaip Kamberi, Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Ministri Hoxha thekson se gjatë takimit u zhvillua një bisedë e drejtpërdrejtë, vëllazërore dhe përmbajtësore, për çështjet që na bashkojnë dhe që kërkojnë bashkërendim të vazhdueshëm: mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen e identitetit dhe forcimin e përfaqësimit të tyre me fuqi reale në jetën politike dhe institucionale të Serbisë, si dhe adresimin e nevojave konkrete të qytetarëve të Luginës.

“Përfaqësimi real dhe i denjë, ruajtja dhe forcimi i identitetit kombëtar, arsimimi, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për të rinjtë nuk janë çështje episodike. Ato kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, bashkërendim dhe veprim konkret”, deklaroi Ministri i Jashtëm.

Të drejtat e shqiptarëve, sipas Ministrit, mbeten një nga përparësitë e qëndrueshme të aksionit tonë diplomatik.

Hoxha nënvizoi se Shqipëria do të vijojë të jetë pranë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me angazhim dhe dialog.

*Postimi i plotë i Ministrit Hoxha:*

Në përfundim të një vere të shkurtër, pata kënaqësinë të zhvilloj sot një takim pune me drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës:

Deputetin në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi; Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Enkel Rexhepi;

Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti si dhe

Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani,

duke filluar kështu sezonin e ri me një nga përparësitë e qëndrueshme të aksionit tonë diplomatik.

Një bisedë e lirë, e drejtpërdrejtë, por mbi të gjitha vëllazërore dhe përmbajtësore, për çështjet që na bashkojnë dhe që kërkojnë bashkërendim të vazhdueshëm: mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen e identitetit dhe forcimin e përfaqësimit të tyre me fuqi reale në jetën politike dhe institucionale të Serbisë, si dhe adresimin e nevojave konkrete të qytetarëve të Luginës.

Përfaqësimi real dhe i denjë, ruajtja dhe forcimi i identitetit kombëtar, arsimimi, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për të rinjtë nuk janë çështje episodike. Ato kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, bashkërendim dhe veprim konkret.

Shqipëria do të vijojë të jetë pranë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me angazhim, dialog dhe mbështetje konkrete.

Puna vazhdon.

The post Ferit Hoxha i pret në takim përfaqësuesit e Luginës: Të drejtat e shqiptarëve prioritet i aksionit diplomatik të Shqipërisë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

SHBA vendos tarifa 50% ndaj Kanadasë, kryeministri kanadezë premton kundërpërgjigje “dollar për dollar”
Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, Policia arreston edhe të dyshuarin e katërt, detaje
Lladrovci: Të fillojë numërimi mbrapa edhe për krijimin e institucioneve të shtetit
Aleanca nesër zhvillon aktivitet simbolik para qeverisë së Kosovës
Takimi i paralajmëruar Kurti- Ulutas, Vuçiq: Po japin sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë, do flas me Rutte

LEXO GJITHASHTU

Thatësira e tejzgjatur, bie niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës
Thatësira e tejzgjatur, bie niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës
TOP Momenti
Zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Strumicës, midis fshatrave Banicë dhe Vodoçë
Zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Strumicës, midis fshatrave Banicë dhe Vodoçë
TOP Momenti
Begaj: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane
Begaj: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane
TOP Momenti
KFOR: Për shkak të rrethanave të paparashikuara nuk mbahet takimi Kurti-Ulutash
KFOR: Për shkak të rrethanave të paparashikuara nuk mbahet takimi Kurti-Ulutash
TOP Momenti
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil
TOP Momenti

You Might Also Like

Anulohet takimi Ulutash-Kurti për Urën e Ibrit, KFOR përmend “rrethana të paparashikuara” si arsye
Lajme

Anulohet takimi Ulutash-Kurti për Urën e Ibrit, KFOR përmend “rrethana të paparashikuara” si arsye

August 22, 2026
Hoxha: Kosova nuk do të jetë njësoj pas 16 shtatorit, vendi është në udhëkryqin më të madh që nga çlirimi e nga shpallja e pavarësisë
Lajme

Hoxha: Kosova nuk do të jetë njësoj pas 16 shtatorit, vendi është në udhëkryqin më të madh që nga çlirimi e nga shpallja e pavarësisë

August 22, 2026

Momente paniku në plazhin e Semanit – 70 vjeçari rrezikon të mbytet, shpëtohet nga vëzhguesit

August 22, 2026
Vdekja tragjike e punëtorit të KEK’ut, bashkëshortja e 32 vjeçarit me postim prekës: Do të kujtojmë me mall unë dhe djemtë
Lajme

Vdekja tragjike e punëtorit të KEK’ut, bashkëshortja e 32 vjeçarit me postim prekës: Do të kujtojmë me mall unë dhe djemtë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?