By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kroacia ngre aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që shërbeu në KFOR dhe partneres së tij serbe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kroacia ngre aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që shërbeu në KFOR dhe partneres së tij serbe
Lajme

Kroacia ngre aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që shërbeu në KFOR dhe partneres së tij serbe

Momenti
Published: August 22, 2026

Prokuroria e Shtetit në Qarkun e Splitit ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të akuzuar për spiunazh, përkatësisht ndaj një piloti kroat, që kishte shërbyer në misionin e KFOR-it, dhe partneres së tij serbe.

Sipas aktakuzës, shtetasi kroat, J.I. teksa po shërbente në Forcat e Armatosura të Kroacisë, nga shkurti deri në dhjetor të vitit 2022 vazhdimisht i kishte përcjellë informacione të klasifikuara – në të cilat kishte pasur qasje gjatë punës së tij si pilot – partneres së tij, A.M., shtetase e Serbisë, raporton Index.hr.

Your browser does not support the video tag.

Sipas aktakuzës, ai e dinte se partnerja e tij i mblidhte këto informacione për një shtet të huaj, një entitet të huaj ligjor dhe për një person që punonte me ta. Shtetasja serbe akuzohet se më pas këto informacione të siguruara i ka përcjellë në disa adresa të huaja.

Prokuroria në Split i ka propozuar Gjykatës që të vazhdojë masën e paraburgimit për dy të akuzuarit, duke argumentuar se ka rrezik që ata të arratisen. Që të dy gjenden në paraburgim që nga gushti i vitit të kaluar, pasi u arrestuan në Kroaci.

Pas zbulimit të këtij rasti, që fillimisht u bë publik nga media kroate Index, autoritetet në Kosovë shprehën gatishmëri për bashkëpunim për këtë rast me homologët e tyre kroat.

Në fund të gushtit të vitit 2025, Policia e Kosovës kishte bastisur shtëpinë e serbes A.M., në Mitrovicë të Veriut. Në atë kohë, nga Policia e Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se në shtëpinë e saj ishte gjetur një sprej, disa gëzhoja dhe fishekë.

A.M. raportohet se në të kaluarën ka punuar në misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Index kishte raportuar se informacionet e siguruara nga piloti kroat, serbja A.M. ja kishte përcjellë anëtarëve të Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit. Sipas këtij mediumi, informacionet konfidenciale kishin të bënin me lëvizjet dhe planet e KFOR-it dhe lëvizjen e serbëve në veri të Kosovës.

Ndërkaq, media kroate, Slobodna Dalmacija raportoi vitin e kaluar se hetuesit kroatë, mbi bazën e një urdhri gjyqësor, kanë kontrolluar pajisjet e tyre mobile dhe komunikimet, ku gjetën mesazhe komprometuese që i shtynë të dyshojnë për spiunazh ndërkombëtar.

Sipas mediave kroate, A.M. kishte transferuar informacionet përmes platformave të enkriptuara.

Kur u zbulua ky rast, nga NATO-ja deklaruan për REL-in se aleanca “i merr me seriozitet” këto akuza, duke shtuar se e ka parësore sigurinë e personelit dhe të misionit të saj në Kosovë dhe “integritetin e informacionit të klasifikuar”.

Në misionin e KFOR-it, nga 4.657 pjesëtarë sa janë aktualisht, 151 janë nga Kroacia.

Lidhur me këtë rast, ekspertët e sigurisë kishin thënë për REL-in se rastet e spiunazhit nga shtetet armiqësore janë të ndërlikuara dhe mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Kosova, ndërkaq, viteve të fundit ka kryer arrestime të disa personave të cilët i akuzon për spiunazh në të mirë të Serbisë. Rasti i fundit ndodhi më 13 gusht, kur një shtetas i Kosovës u arrestua nën dyshime për spiunazh në të mirë të Serbisë./REL/

The post Kroacia ngre aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që shërbeu në KFOR dhe partneres së tij serbe appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Karabinierët italianë zhvillojnë patrullime në Gjakovë, KFOR: Janë të rregullta, ndihmojnë për një mjedis të sigurt
Ndërroi shiritin e lëvizjes në mënyrë të pakontrolluar, gjobitet me 100 euro shoferi
Kapen rreth 80 kg drogë në Durrës, vlera e “mallit” që po vinte nga Kanadaja 1 milion euro- tre kosovarë në pranga
Haxhiu viziton sportistët kosovarë në Taranto: Kënaqësi të shohim përkushtimin e tyre – Urojmë të kthehemi me medalje
Kapen treth 80 kg drogë në vlerë 1 milion euro nga Kanadaja, arrestohen tre kosovarë në Durrës

LEXO GJITHASHTU

Regjistrohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor, 21 pacientë të shtruar në Klinikën Infektive në Shkup
Regjistrohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor, 21 pacientë të shtruar në Klinikën Infektive në Shkup
TOP Momenti
DPHM: Prej nesër do të ketë temperatura më të ulëta
DPHM: Prej nesër do të ketë temperatura më të ulëta
TOP Momenti
Nga Kanadaja në Shqipëri e Kosovë- sekustrohen në Durrës rreth 80 kg kanabis e llojit “Gelato” – goditet rrjeti i trafikimit
Nga Kanadaja në Shqipëri e Kosovë- sekustrohen në Durrës rreth 80 kg kanabis e llojit “Gelato” – goditet rrjeti i trafikimit
TOP Momenti
Vdes ish-kryeministri i Estonisë, babai i Kaja Kallas
Vdes ish-kryeministri i Estonisë, babai i Kaja Kallas
Lajme
Kamera e sigurisë filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata
Kamera e sigurisë filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata
Lajme

You Might Also Like

Një nga të burgosurit politikë më të rinj të Rusisë mbush 18 vjet dhe përballet me akuza të reja
Lajme

Një nga të burgosurit politikë më të rinj të Rusisë mbush 18 vjet dhe përballet me akuza të reja

August 22, 2026
Veteranët mbështesin propozimin e Haradinajt që Hashim Thaçi të zgjidhet President, kanë një thirrje për partitë
Lajme

Veteranët mbështesin propozimin e Haradinajt që Hashim Thaçi të zgjidhet President, kanë një thirrje për partitë

August 22, 2026
“10 ditë afat për t’i larguar pajisjet”, Pacollit i reagojnë nga restoranti në Radoniq: S’na është dorëzuar asnjë vendim, puna vazhdon
Lajme

“10 ditë afat për t’i larguar pajisjet”, Pacollit i reagojnë nga restoranti në Radoniq: S’na është dorëzuar asnjë vendim, puna vazhdon

August 22, 2026
Kurti për kapjen e armatimit në Veri: Po merret nga duart e atyre që janë kriminelë ose nga kriminelët potencialë
Lajme

Kurti për kapjen e armatimit në Veri: Po merret nga duart e atyre që janë kriminelë ose nga kriminelët potencialë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?