By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Raporti: Rritja e turizmit në Shqipëri shton rrezikun e shfrytëzimit seksual të fëmijëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Raporti: Rritja e turizmit në Shqipëri shton rrezikun e shfrytëzimit seksual të fëmijëve
TOP Momenti

Raporti: Rritja e turizmit në Shqipëri shton rrezikun e shfrytëzimit seksual të fëmijëve

Momenti
Published: August 21, 2026

Rritja e shpejtë e turizmit në Shqipëri nuk është shoqëruar me forcim të mjaftueshëm të mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual. Kështu thuhet në raportin e përditësuar të CRCA/ECPAT Shqipëri, “Mbrojtja e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual në turizëm dhe udhëtime në Shqipëri”.

Raporti, i publikuar më 21 gusht 2026 në Tiranë, analizon zhvillimet e viteve 2022–2026 dhe evidenton boshllëqe serioze në parandalimin, identifikimin dhe raportimin e rasteve të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në industrinë e turizmit dhe udhëtimeve.

Sipas CRCA/ECPAT, Shqipëria ende nuk ka një sistem tërësor, parandalues dhe të detyrueshëm për mbrojtjen e fëmijëve në këtë sektor.

Your browser does not support the video tag.

“Mbrojtja e fëmijëve nuk mund të jetë një premtim sezonal apo një akt vullnetar. Ajo duhet të jetë një kusht i panegociueshëm i një turizmi të sigurt, të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm në Shqipëri. Turizmi nuk mund të zhvillohet duke shfrytëzuar seksualisht fëmijët”, tha drejtori i CRCA Shqipëri, Altin Hazizaj.

Rritje e ndjeshme e flukseve turistike

Raporti thekson se turizmi nuk shkakton vetvetiu dhunë apo shfrytëzim seksual, por faktorë si numri i lartë i udhëtarëve, sezonaliteti, informaliteti, akomodimi afatshkurtër, puna e përkohshme, anonimiteti dhe platformat digjitale mund të krijojnë hapësira për shfrytëzuesit dhe trafikantët.

Të dhënat e paraqitura në raport tregojnë se hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri janë rritur nga 5.69 milionë në vitin 2021 në 12.47 milionë në vitin 2025, ose rreth 119 për qind në katër vjet.

Në vitin 2025 janë regjistruar 176 procedime për veprat penale seksuale, krahasuar me 161 në vitin 2024, ndërsa rreth 64 për qind e viktimave të evidentuara ishin fëmijë.

Po ashtu, gjatë vitit 2024 autoritetet kanë identifikuar 178 viktima të mundshme të trafikimit, prej të cilave 96 ishin fëmijë.

Ndërkohë, gjatë viteve 2021–2024 janë evidentuar 4,447 raste të reja të fëmijëve në rrezik ose në nevojë për mbrojtje, ndërsa në nivel vendor janë të punësuar vetëm 370 punonjës të mbrojtjes së fëmijës.

Edhe rreziku online është në rritje. Platforma iSIGURT.al ka pranuar 615 raportime gjatë vitit 2025, 46 për qind më shumë se një vit më parë.

Mungojnë detyrimet për sektorin e turizmit

Sipas raportit, një nga problemet kryesore është mungesa e detyrimeve të qarta dhe të zbatueshme për operatorët turistikë.

Hotelet, resortet, bujtinat, apartamentet me qira afatshkurtra, platformat digjitale, transportuesit, agjencitë turistike dhe subjektet e argëtimit nuk kanë aktualisht detyrime të mjaftueshme specifike për parandalimin, identifikimin dhe raportimin e shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

CRCA/ECPAT vlerëson se përgjegjësia vazhdon të jetë e fragmentuar ndërmjet institucioneve, ndërsa të dhënat administrative nuk regjistrohen në mënyrë të unifikuar për të përcaktuar nëse një rast lidhet me udhëtimin, akomodimin apo aktivitetin turistik.

Për këtë arsye, sipas organizatës, përmasat reale të fenomenit mbeten të vështira për t’u identifikuar.

Kërkohet përgjegjësi më e madhe nga bizneset

Raporti u bën thirrje bizneseve të turizmit, bareve, restoranteve dhe agjencive të udhëtimit që mbrojtjen e fëmijëve ta trajtojnë si standard të detyrueshëm të veprimtarisë.

Sipas rekomandimeve, punonjësit duhet të jenë në gjendje të identifikojnë shenjat paralajmëruese, të dokumentojnë vetëm faktet minimale dhe të referojnë menjëherë dyshimet tek autoritetet ligjzbatuese.

Platformat dhe ofruesit e akomodimit rekomandohet të verifikojnë pronat dhe ofruesit, të kenë mekanizma të qasshëm raportimi dhe procedura për ruajtjen e ligjshme të të dhënave të rezervimeve.

Në destinacionet turistike, raporti kërkon që të afishohen qartë numrat 112, ALO 116-111 dhe platforma iSIGURT.al.

Kërkohet Plan Kombëtar Veprimi 2027–2030

CRCA/ECPAT i ka propozuar Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve një sërë masash prioritare për forcimin e mbrojtjes së fëmijëve.

Ndër rekomandimet kryesore janë miratimi i një Plani Kombëtar Veprimi 2027–2030 për parandalimin dhe luftimin e shfrytëzimit seksual të fëmijëve në turizëm dhe udhëtime, përfshirja e detyrimeve të qarta në ligjin për turizmin dhe aktet nënligjore, si dhe miratimi i një standardi kombëtar të detyrueshëm të bazuar në gjashtë kriteret globale të “The Code”.

Organizata kërkon gjithashtu krijimin e një sistemi të unifikuar për identifikimin dhe regjistrimin e rasteve të lidhura me turizmin, reagim të specializuar 24 orë në ditë në destinacionet turistike dhe ngritjen e ekipeve sezonale shumëdisiplinore.

Po ashtu, rekomandohet trajnimi i vazhdueshëm i policisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve për hetimin digjital, financiar dhe ndërkufitar të rasteve të shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

You Might Also Like

PDK i drejtohet sërish me letër Avni Deharit, kërkojnë vazhdimin e seancës për ditën e shtunë
“Ora e Pritjes” nis nesër në Prishtinë – fillon numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit
Pas pushimit, seanca e parë plenare e Kuvendit është caktuar për më 2 shtator
“Çfarë dështimi”, Bajrami kritikon Qeverinë për tekstet: Prindërit ende pa para e pa libra
ASH: Në listën e Akademisë Ushtarake në Shkup për pranimin e kadetëve të rinj ka 46 kandidatë por vetëm një është shqiptar

LEXO GJITHASHTU

25 ditë para 16 shtatorit – “Liria ka Emër” nis nesër “Orën e Pritjes” në Prishtinë, vendoset ekrani me numërimin së prapthi
25 ditë para 16 shtatorit – “Liria ka Emër” nis nesër “Orën e Pritjes” në Prishtinë, vendoset ekrani me numërimin së prapthi
Lajme
PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën
PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën
Lajme
Ibrahimi: 380 milionë iu morën komunave për gjashtë vjet – këtu ka gjakderdhje të pastër financiare
Ibrahimi: 380 milionë iu morën komunave për gjashtë vjet – këtu ka gjakderdhje të pastër financiare
Lajme
“Albin Kurti e kishte obligim të kujdesej për çlirimtarët”, Çadraku i quan poshtërsi veprimet e kryeministrit në detyrë
“Albin Kurti e kishte obligim të kujdesej për çlirimtarët”, Çadraku i quan poshtërsi veprimet e kryeministrit në detyrë
Lajme
“Thaçi mundet me u liru nga rasti i parë, me vazhdu rasti u dytë për të”, Hodaj tregon sa mund të zgjasë kjo
“Thaçi mundet me u liru nga rasti i parë, me vazhdu rasti u dytë për të”, Hodaj tregon sa mund të zgjasë kjo
Lajme

You Might Also Like

Hoti: Inspektorati i Minierave është përgjegjës për aksidentet në sektorin minerar
TOP Momenti

Hoti: Inspektorati i Minierave është përgjegjës për aksidentet në sektorin minerar

August 21, 2026
Flakët dalin jashtë kontrollit në Pukë, shkrumbohen 3 banesa – nis evakuimi i banorëve
TOP Momenti

Flakët dalin jashtë kontrollit në Pukë, shkrumbohen 3 banesa – nis evakuimi i banorëve

August 21, 2026
Filipçe: Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja të kërkojnë falje për lajmet e rreme për rastin e spitalit modular
TOP Momenti

Filipçe: Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja të kërkojnë falje për lajmet e rreme për rastin e spitalit modular

August 21, 2026
Hiqen dilemat: Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator
TOP Momenti

Hiqen dilemat: Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?