By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Filipçe: Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja të kërkojnë falje për lajmet e rreme për rastin e spitalit modular
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Filipçe: Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja të kërkojnë falje për lajmet e rreme për rastin e spitalit modular
TOP Momenti

Filipçe: Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja të kërkojnë falje për lajmet e rreme për rastin e spitalit modular

Momenti
Published: August 21, 2026

Kryeministri dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për pesë vite përhapje të lajmeve të rreme për spitalin modular, kërkoi sot kryetari i LSDM, Venko Filipçe, pas vendimit të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për mbylljen e lëndës për furnizimin e spitaleve modulare.

„Prokuroria qartë tha se nuk ka keqpërdorim të detyrës zyrtare, nuk ka dëm në buxhet dhe kjo pasqyron tërë punën time, qoftë në klinikë në interes të pacientëve pa korrupsion, ashtu edhe në funksionet e tjera që kam pasur, gjithçka në interes të qytetarëve pa asnjë dëm për askënd,“ tha Filipçe.

Your browser does not support the video tag.

Ai akuzoi Mickoskin dhe OBRM-PDUKM-në se për pesë vite kanë udhëhequr fushatë të mbushur me gënjeshtra, ofendime dhe kualifikime të rënda.

„Mickoski dhe grupi i tij i organizuar kriminal, me këshilltarin kryesor të PR‑it Latas, kishin nevojë për një vrasës. Pesë vite flasin për mua se jam vrasës, më krahasojnë me vrasës, me doktor Mengele, imagjinoni, unë që shpëtoj jetë, për të cilin shëndeti i qytetarëve është në vend të parë, nuk ndaluan,“ tha Filipçe, duke shtuar se fushata ka vazhduar edhe pas vendimit të Prokurorisë.

Pas 5 vite hetim, mbyllet lënda për spitalet modulare – Prokuroria thotë se nuk ka dyshim të bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëm në buxhet

Kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në vizitën në Prilep, e quajti skandaloz vendimin e prokurorit Islam Abazi për të ndalur procedurën për spitalin modular.

„Në spitalin modular në Tetovë të gjallë u dogjën 14 njerëz. Për fat të keq, prokurori që është në largim, vendosi të mbyllë rastin. Por dua të dijë opinioni se kjo nuk është amnisti politike, sepse gjithmonë mund të dalin detaje të reja dhe procesi mund të hapet përsëri,“ tha Mickoski.

Prokuroria konstatoi se nuk ka bazë për dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo ndonjë vepër tjetër penale në procedurat e furnizimit të 19 spitaleve modulare. Me këtë, lënda u mbyll.

Rasti ishte hapur në shtator 2021 me iniciativë të vetë Prokurorisë për të kontrolluar dokumentacionin e furnizimeve dhe mundësinë e përgjegjësisë penale. Në procedurë u analizuan materiale dhe të dhëna nga Qeveria, ministritë e brendshme, financave, punës dhe politikës sociale, shëndetësisë, si dhe nga Byroja e Furnizimeve Publike dhe Prokuroria e Tetovës.

Hetimet treguan se nga prilli deri në qershor 2020 u realizuan tre furnizime për zgjerimin e kapaciteteve spitalore për përballimin e pandemisë, përfshirë kontejnerë pranë Klinikës Infektive në Shkup, pajisje jo‑mjekësore për qendrën rajonale Covid dhe repart modular për Klinikën e Pulmologjisë dhe Alergologjisë.

You Might Also Like

“Më ço në spital”, DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej
Regjistrimi në Shkollat e Mesme të Tetovës, interesim për Gjimnazin, Shkollën Ekonomike dhe Mjekësinë
​Anuloi takimin me Kurtin, Ulutash pret komandantin e Shtabit të NATO-s në Sarajevë
Vuçiq: Kemi negociuar 50 herë për hapjen e urës mbi Ibër, takimi Mojsiloviq – Ulutas nuk ishte i mirë
AKK i reagon Muratit për buxhetin e komunave: Padrejtësi në ndarjet buxhetore

LEXO GJITHASHTU

KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin
KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin
Lajme
Akuzat se qeveria ua ka marrë paratë komunave, Krasniqi: Mjetet janë kthyer përsëri të komunat përmes projekteve investuese
Akuzat se qeveria ua ka marrë paratë komunave, Krasniqi: Mjetet janë kthyer përsëri të komunat përmes projekteve investuese
Lajme
Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
Lajme
Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, arrestohet edhe i dyshuari i katërt
Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, arrestohet edhe i dyshuari i katërt
TOP Momenti
Temperaturat e larta rrezikojnë prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut
Temperaturat e larta rrezikojnë prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

You Might Also Like

Filipçe: Janë rritur shpenzimet e vreshtarëve, ndërsa çmimi i blerjes së rrushit është poshtërues
TOP Momenti

Filipçe: Janë rritur shpenzimet e vreshtarëve, ndërsa çmimi i blerjes së rrushit është poshtërues

August 22, 2026
Thatësira e tejzgjatur, bie niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës
TOP Momenti

Thatësira e tejzgjatur, bie niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës

August 22, 2026
Zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Strumicës, midis fshatrave Banicë dhe Vodoçë
TOP Momenti

Zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Strumicës, midis fshatrave Banicë dhe Vodoçë

August 22, 2026
Begaj: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane
TOP Momenti

Begaj: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?