By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tahiri për vdekjet në KEK, Qeveria i ka centralizuar inspektimet, por kur ndodhin rastet, ikin nga përgjegjësia
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tahiri për vdekjet në KEK, Qeveria i ka centralizuar inspektimet, por kur ndodhin rastet, ikin nga përgjegjësia
Lajme

Tahiri për vdekjet në KEK, Qeveria i ka centralizuar inspektimet, por kur ndodhin rastet, ikin nga përgjegjësia

Momenti
Published: August 21, 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka akuzuar Qeverinë në detyrë për mungesë reagimi dhe mbikëqyrjeje të kushteve të punës në institucionet dhe ndërmarrjet publike, pasi dy punëtorë të KEK-ut humbën jetën brenda tri ditësh, si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës.

Tahiri, në një konferencë për media, duke kritikuar për dështim institucional, kërkoi që organet përgjegjëse të ndërmarrin veprime konkrete menjëherë.

Your browser does not support the video tag.

“Më 20 gusht, Arbenit Ahmeti humbi jetën duke transportuar kabllot 6 kV. Më 16 gusht, vetëm katër ditë më herët, Haxhi Gojnovci, teknik i xehetarisë, mbeti i vdekur pranë ekskavatorit. Më 15 korrik, Milazim Binaku ndërroi jetë në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra më 8 korrik në Fabrikën e Pajimeve Xehetare në Palaj. Më 27 shkurt, Migjen Sadiku ndërroi jetë në hapësirat e Termocentralit “Kosova B”. Pas secilit prej këtyre emrave është një nënë që pret, një bashkëshorte që mbetet vetëm, fëmijë që pyesin pse babai i tyre nuk u kthye më. Janë punëtorë që shkuan në punë për të siguruar bukën e gojës për familjet e tyre dhe humbën jetën duke bërë punën e tyre”, shtoi ai.

Tahiri rikujtoi se Qeveria, e cila e ka centralizuar sistemin e inspektimeve, duke krijuar Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm brenda Zyrës së Kryeministrit, por kur ndodhin raste të tilla ata ikin nga përgjegjësia.

“Qeveria nuk mund të jetë njëkohësisht menaxhuese dhe mbikëqyrëse e ndërmarrjeve publike dhe, në fund, të sillet sikur nuk ka asnjë përgjegjësi. Si është e mundur që kur flitet për rritje të prodhimit apo për progres, dalin dhe shprehin krenari, ndërsa në raste të tilla fshihen nëpër xhipa të zinj e prapa perdeve të pushtetit? Kur këto vdekje ndodhin në një ndërmarrje publike, nën kontrollin e drejtpërdrejtë të shtetit, ato bëhen dëshmi e një dështimi institucional. Nëse shteti nuk arrin të mbrojë jetën e punëtorëve të vet, si mund të pretendojë se mbron jetën dhe të drejtat e punëtorëve në sektorin privat?”, tha Tahiri.

Tahiri shprehu indinjatën që siguria e punëtorëve nuk garantohet me deklarata ngushëllimi, por duhet të garantohet me standarde të qarta, me inspektime të rregullta dhe të pavarura, me parandalim, me zbatim të ligjit dhe me llogaridhënie, para se dikush tjetër ta humb jetën.

“Në pamundësi që këto raste t’i ngremë në Kuvendin e Kosovës dhe në komisionet parlamentare, nga këtu i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, Ministrisë përkatëse, Inspektoratit të Punës dhe vetë Korporatës Energjetike të Kosovës që të përkujdesen dhe t’i mbështesin financiarisht familjet e viktimave; të zhvillojnë menjëherë inspektime të plota dhe të pavarura; të identifikojnë dhe eliminojnë rreziqet në vendet e punës; të rrisin masat e sigurisë dhe mbrojtjes për punëtorët; dhe mbi të gjitha, të garantojnë që tragjedi të tilla të mos përsëriten”, tha ai.

The post Tahiri për vdekjet në KEK, Qeveria i ka centralizuar inspektimet, por kur ndodhin rastet, ikin nga përgjegjësia appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Përgatitja e vrasjes në Pejë, grupi kriminal do të paguhej 30 mijë euro për vrasje dhe 7 mijë për plagosje
Del jashtë kontrolli zjarri në një zonë të Pukës, digjen tre banesa në lagjen ‘Pepaj’, nis evakuimi i banorëve
147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji në Kosovë
“Liria ka Emër” i fton Kurtin, Hamzën, Abdixhikun e Gjinin në marsh: Jo për fushatë, për Kosovën
Më 12 shtator marsh për ish-krerët e UÇK’së – nga nesër në të gjitha komunat numërohen ditët deri në verdiktin e Hagës

LEXO GJITHASHTU

Fuçia e barutit në kokën tonë: Si e formojnë stereotipet e vjetra vështrimin tonë ndaj Ballkanit – dhe pse kjo tregon më shumë për ne sesa për vetë rajonin
Fuçia e barutit në kokën tonë: Si e formojnë stereotipet e vjetra vështrimin tonë ndaj Ballkanit – dhe pse kjo tregon më shumë për ne sesa për vetë rajonin
TOP Momenti
“Liria ka Emër” organizon Marshin për Liri më 12 shtator: “Kosova po pret”
“Liria ka Emër” organizon Marshin për Liri më 12 shtator: “Kosova po pret”
TOP Momenti
Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave
Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave
TOP Momenti
Paga mesatare neto në muajin qershor ishte 48.381 denarë
Paga mesatare neto në muajin qershor ishte 48.381 denarë
TOP Momenti
Udhëzim i ri në Britani për emigrantët shqiptarë
Udhëzim i ri në Britani për emigrantët shqiptarë
TOP Momenti

You Might Also Like

Mbyllen gërmimet në Kalludër dhe Jabukë pas gjetjes së mbetjeve të 23 personave, Gara: Për ADN duhet më shume kohë
Lajme

Mbyllen gërmimet në Kalludër dhe Jabukë pas gjetjes së mbetjeve të 23 personave, Gara: Për ADN duhet më shume kohë

August 21, 2026
Zyra e BE e shqetësuar që Kuvendi po “mbetet i pakonstituuar edhe pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht”
Lajme

Zyra e BE e shqetësuar që Kuvendi po “mbetet i pakonstituuar edhe pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht”

August 21, 2026
Dy vatra zjarri në Rrëshen, evakuohen katër familje
Lajme

Dy vatra zjarri në Rrëshen, evakuohen katër familje

August 21, 2026
Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës
Lajme

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?