By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Tendencë diktatoriale”, Arian Tahiri: Kurti e ka fituar pushtetin, por po e synon shtetin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Tendencë diktatoriale”, Arian Tahiri: Kurti e ka fituar pushtetin, por po e synon shtetin
Lajme

“Tendencë diktatoriale”, Arian Tahiri: Kurti e ka fituar pushtetin, por po e synon shtetin

Momenti
Published: August 21, 2026

Deputeti i PDK’së, Arian Tahiri, tha se partia e tij po kërkon që Kuvendi i Kosovës të bëhet funksional, ndërsa shtoi se aktualisht është duke u shkelur Kushtetuta.

Për çështjen e Presidentit, Tahiri tha se duhet konsensus për zgjedhjen e tij, por tha se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po e synon shtetin.

Your browser does not support the video tag.

“PDK është e qartë në pozicionin e saj, ne jemi opozitë. Por, te Presidenti duhet konsensus. Vazhdojmë të mendojmë se një subjekt politik s’duhet t’i ketë të gjitha pozitat. Dhe nuk e di çka është kjo tendencë e qasje autoritare ose diktatoriale – me e rëndu edhe pak. Albin Kurti e ka fituar pushtetin, nuk po i mjafton pushteti. Ai po e synon shtetin se pushtetin e ka të fituar. 100% të ekzekutivit e ka të fituar. Nuk mund t’ia ndalim e as nuk jemi duke dashur këtë”.

Por, Tahiri tha se “nuk lejojmë të ndryshohet struktura dhe organizimi demokratik i Kosovës”.

Ai tha se Vetëvendosje ka fituar numrin më të madh të votave dhe se PDK e ka pranuar rezultatin, por shtoi akuzoi partinë e Albin Kurtit për “neglizhencë totale”.

Për kryesuesin e seancës, deputetin e Vetëvendosjes Avni Dehari, Tahiri tha se “e ka ndërprerë seancën jashtëligjshëm dhe po nuk e thërret atë po ashtu jashtëligjshëm.

“Është duke e shkelë Rregulloren e punës së Kuvendit e Rregullorja është ligj. Ai duhet ta thërrasë seancën”.

Deputeti i PDK’së tha se dihet që nuk ka pasoja nga Gjykata Kushtetuese për shkeljen e Kushtetutës, por tha se Kushtetuta e thotë saktë se Kuvendi duhet të funksionalizohet 30 ditë pas certifikimit të rezultateve.

Ai tha se shkelje tjetër është duke iu bërë Ligjit për Qeverinë.

“Kryeministri dhe 17 ministrat e tjerë, në ditën që janë betuar si deputetë duhet të japin dorëheqje prej pozitës ekzekutive. Çka kanë bërë ata? Kanë ardhë e janë betuar si deputetë siç betuar unë, kanë votuar për prezencë siç kam votuar unë, ndërsa në anën tjetër ata vazhdojnë me qenë ai kryeministër e ata ministra – tërësisht jashtëligjshëm në bazë të Ligjit për Qeverisë.  Ne po i kërkojmë çdo 48 orë thirrje të seancës, po shkojmë në seancë, nuk po vijnë, nuk po e përfillin”./Express/

The post “Tendencë diktatoriale”, Arian Tahiri: Kurti e ka fituar pushtetin, por po e synon shtetin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji në Kosovë
“Liria ka Emër” i fton Kurtin, Hamzën, Abdixhikun e Gjinin në marsh: Jo për fushatë, për Kosovën
Më 12 shtator marsh për ish-krerët e UÇK’së – nga nesër në të gjitha komunat numërohen ditët deri në verdiktin e Hagës
Mbyllen gërmimet në Kalludër dhe Jabukë pas gjetjes së mbetjeve të 23 personave, Gara: Për ADN duhet më shume kohë
Zyra e BE e shqetësuar që Kuvendi po “mbetet i pakonstituuar edhe pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht”

LEXO GJITHASHTU

“Liria ka Emër” organizon Marshin për Liri më 12 shtator: “Kosova po pret”
“Liria ka Emër” organizon Marshin për Liri më 12 shtator: “Kosova po pret”
TOP Momenti
Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave
Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave
TOP Momenti
Paga mesatare neto në muajin qershor ishte 48.381 denarë
Paga mesatare neto në muajin qershor ishte 48.381 denarë
TOP Momenti
Udhëzim i ri në Britani për emigrantët shqiptarë
Udhëzim i ri në Britani për emigrantët shqiptarë
TOP Momenti
Vandalizohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë
Vandalizohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë
TOP Momenti

You Might Also Like

Dy vatra zjarri në Rrëshen, evakuohen katër familje
Lajme

Dy vatra zjarri në Rrëshen, evakuohen katër familje

August 21, 2026
Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës
Lajme

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

August 21, 2026
Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë
Lajme

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

August 21, 2026
S’ka luftë, por as siguri reale për afganët nën sundimin e talibanëve
Lajme

S’ka luftë, por as siguri reale për afganët nën sundimin e talibanëve

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?