By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tahiri, PDK: Vdekja e punëtorëve të KEK-ut në vendin e punës, dështim institucional
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tahiri, PDK: Vdekja e punëtorëve të KEK-ut në vendin e punës, dështim institucional
TOP Momenti

Tahiri, PDK: Vdekja e punëtorëve të KEK-ut në vendin e punës, dështim institucional

Momenti
Published: August 21, 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri ka akuzuar Qeverinë për mungesë reagimi dhe mbikëqyrjeje të kushteve të punës në institucionet dhe ndërmarrjet publike, pasi dy punëtorë të KEK-ut humbën jetën brenda tri ditësh, si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës.

Tahiri, në një konferencë për media, duke kritikuar për dështim institucional, kërkoi që organet përgjegjëse të ndërmarrin veprime konkrete menjëherë.

Your browser does not support the video tag.

“Më 20 gusht, Arbenit Ahmeti humbi jetën duke transportuar kabllot 6 kV. Më 16 gusht, vetëm katër ditë më herët, Haxhi Gojnovci, teknik i xehtarisë, mbeti i vdekur pranë ekskavatorit. Më 15 korrik, Milazim Binaku ndërroi jetë në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra më 8 korrik në Fabrikën e Pajimeve Xehtare në Palaj. Më 27 shkurt, Migjen Sadiku ndërroi jetë në hapësirat e Termocentralit ‘Kosova B’. Pas secilit prej këtyre emrave është një nënë që pret, një bashkëshorte që mbetet vetëm, fëmijë që pyesin pse babai i tyre nuk u kthye më. Janë punëtorë që shkuan në punë për të siguruar bukën e gojës për familjet e tyre dhe humbën jetën duke bërë punën e tyre”, shtoi ai.

Tahiri rikujtoi se Qeveria, e cila e ka centralizuar sistemin e inspektimeve, duke krijuar Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm brenda Zyrës së Kryeministrit, por kur ndodhin raste të tilla ata ikin nga përgjegjësia.

“Qeveria nuk mund të jetë njëkohësisht menaxhuese dhe mbikëqyrëse e ndërmarrjeve publike dhe, në fund, të sillet sikur nuk ka asnjë përgjegjësi. Si është e mundur që kur flitet për rritje të prodhimit apo për progres, dalin dhe shprehin krenari, ndërsa në raste të tilla fshihen nëpër xhipa të zinj e prapa perdeve të pushtetit? Kur këto vdekje ndodhin në një ndërmarrje publike, nën kontrollin e drejtpërdrejtë të shtetit, ato bëhen dëshmi e një dështimi institucional. Nëse shteti nuk arrin të mbrojë jetën e punëtorëve të vet, si mund të pretendojë se mbron jetën dhe të drejtat e punëtorëve në sektorin privat?”, tha Tahiri.

Tahiri shprehu indinjatën që siguria e punëtorëve nuk garantohet me deklarata ngushëllimi, por duhet të garantohet me standarde të qarta, me inspektime të rregullta dhe të pavarura, me parandalim, me zbatim të ligjit dhe me llogaridhënie, para se dikush tjetër ta humb jetën.

“Në pamundësi që këto raste t’i ngremë në Kuvendin e Kosovës dhe në komisionet parlamentare, nga këtu i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, Ministrisë përkatëse, Inspektoratit të Punës dhe vetë Korporatës Energjetike të Kosovës që të përkujdesen dhe t’i mbështesin financiarisht familjet e viktimave; të zhvillojnë menjëherë inspektime të plota dhe të pavarura; të identifikojnë dhe eliminojnë rreziqet në vendet e punës; të rrisin masat e sigurisë dhe mbrojtjes për punëtorët; dhe mbi të gjitha, të garantojnë që tragjedi të tilla të mos përsëriten”, tha ai. /Telegrafi/

You Might Also Like

Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave
Paga mesatare neto në muajin qershor ishte 48.381 denarë
Udhëzim i ri në Britani për emigrantët shqiptarë
Vandalizohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë
Prania e KFOR-it te Ura e Ibrit, Maqedonci: Serbia po përpiqet të krijojë artificialisht krizë

LEXO GJITHASHTU

“Liria ka Emër” i fton Kurtin, Hamzën, Abdixhikun e Gjinin në marsh: Jo për fushatë, për Kosovën
“Liria ka Emër” i fton Kurtin, Hamzën, Abdixhikun e Gjinin në marsh: Jo për fushatë, për Kosovën
Lajme
Më 12 shtator marsh për ish-krerët e UÇK’së – nga nesër në të gjitha komunat numërohen ditët deri në verdiktin e Hagës
Më 12 shtator marsh për ish-krerët e UÇK’së – nga nesër në të gjitha komunat numërohen ditët deri në verdiktin e Hagës
Lajme
Mbyllen gërmimet në Kalludër dhe Jabukë pas gjetjes së mbetjeve të 23 personave, Gara: Për ADN duhet më shume kohë
Mbyllen gërmimet në Kalludër dhe Jabukë pas gjetjes së mbetjeve të 23 personave, Gara: Për ADN duhet më shume kohë
Lajme
Zyra e BE e shqetësuar që Kuvendi po “mbetet i pakonstituuar edhe pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht”
Zyra e BE e shqetësuar që Kuvendi po “mbetet i pakonstituuar edhe pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht”
Lajme
Dy vatra zjarri në Rrëshen, evakuohen katër familje
Dy vatra zjarri në Rrëshen, evakuohen katër familje
Lajme

You Might Also Like

Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë
TOP Momenti

Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë

August 21, 2026
Qeveria paralajmëron masa për uljen e kostove për pajisjet shkollore
TOP Momenti

Qeveria paralajmëron masa për uljen e kostove për pajisjet shkollore

August 21, 2026
Ksamili dhe Dhërmiu dominohen nga plazhet private
TOP Momenti

Ksamili dhe Dhërmiu dominohen nga plazhet private

August 21, 2026
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, VLEN i përgjigjet BDI-së: Shqiptarët i larguan nga të gjitha komunat shqiptare
TOP Momenti

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, VLEN i përgjigjet BDI-së: Shqiptarët i larguan nga të gjitha komunat shqiptare

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?