By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ngërçi i planit të paqes në Gaza, Trump i zoton edhe 200 milionë – priten automjete të blinduara për ushtarët nga Kosova e Shqipëria
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ngërçi i planit të paqes në Gaza, Trump i zoton edhe 200 milionë – priten automjete të blinduara për ushtarët nga Kosova e Shqipëria
Lajme

Ngërçi i planit të paqes në Gaza, Trump i zoton edhe 200 milionë – priten automjete të blinduara për ushtarët nga Kosova e Shqipëria

Momenti
Published: August 21, 2026

Administrata e presidentit Donald Trump i ka njoftuar Kongresit se do të dërgojë më shumë se 206 milionë dollarë për një forcë të propozuar paqeruajtëse në Gaza, financimi i parë i rëndësishëm për planin e ngecur të SHBA-së për rindërtimin e enklavës së shkatërruar.

Në dy njoftime të datës 30 korrik, të siguruara nga Reuters, Departamenti amerikan i Shtetit e informoi Kongresin se do të sigurojë 200 milionë dollarë për pajisjet, infrastrukturën, automjetet dhe kostot operative të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF). Edhe 6 milionë dollarë të tjera do të përdoren për përshtatjen e automjeteve të blinduara amerikane në mbështetje të kësaj force, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Your browser does not support the video tag.

Njoftimet, të cilat u janë adresuar komisioneve kryesore të Kongresit për ndarjet buxhetore dhe marrëdhëniet me jashtë, nuk ishin raportuar më parë.

Financimi përbën shpenzimin e parë konkret të SHBA-së për forcën paqeruajtëse dhe tregon vendosmërinë e administratës për të çuar përpara udhërrëfyesin e Trumpit për Gazën, edhe pse si Izraeli, ashtu edhe Hamasi kanë kundërshtuar kushtet e nevojshme për zbatimin e planit.

“ISF-ja do të udhëheqë operacionet e sigurisë, do të mbështesë çarmatimin gjithëpërfshirës dhe do të mundësojë dërgimin e sigurt të ndihmave humanitare dhe materialeve për rindërtim në Gaza”, thuhej në njërin prej njoftimeve, duke theksuar se përbërja përfundimtare e forcës ende po negociohej.

Plani i ngecur

Deri tani, pesë shtete janë zotuar për dërgimin e trupave për ISF-në: Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria, ndërsa Egjipti dhe Jordania janë zotuar të trajnojnë forcat policore. Ende nuk dihet se kur do të mund të dislokohen trupat.

Njoftimi i parë drejtuar Kongresit lidhej me financimin prej 200 milionë dollarësh. I dyti, po ashtu i datës 30 korrik dhe me vlerë rreth 6.3 milionë dollarë, thoshte se SHBA-ja do të përshtatë nëntë transportues të blinduar të personelit, të cilët fillimisht ishin destinuar për Nepalin, për t’i përdorur në mbështetje të ISF-së. Shqipëria dhe Kosova do të jenë përfitueset e para të këtyre pajisjeve, në kuadër të rolit të tyre në ISF.

Plani për armëpushim ka ulur dhunën në Gaza, por nuk i ka dhënë fund sulmeve izraelite dhe nuk ka siguruar çarmatimin e militantëve. Më shumë se 1,200 palestinezë dhe katër ushtarë izraelitë janë vrarë në Gaza që nga arritja e armëpushimit në tetor, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gaza dhe ushtrisë izraelite.

The post Ngërçi i planit të paqes në Gaza, Trump i zoton edhe 200 milionë – priten automjete të blinduara për ushtarët nga Kosova e Shqipëria appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Liria ka Emër” i fton Kurtin, Hamzën, Abdixhikun e Gjinin në marsh: Jo për fushatë, për Kosovën
Më 12 shtator marsh për ish-krerët e UÇK’së – nga nesër në të gjitha komunat numërohen ditët deri në verdiktin e Hagës
Mbyllen gërmimet në Kalludër dhe Jabukë pas gjetjes së mbetjeve të 23 personave, Gara: Për ADN duhet më shume kohë
Zyra e BE e shqetësuar që Kuvendi po “mbetet i pakonstituuar edhe pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht”
Dy vatra zjarri në Rrëshen, evakuohen katër familje

LEXO GJITHASHTU

Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave
Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave
TOP Momenti
Paga mesatare neto në muajin qershor ishte 48.381 denarë
Paga mesatare neto në muajin qershor ishte 48.381 denarë
TOP Momenti
Udhëzim i ri në Britani për emigrantët shqiptarë
Udhëzim i ri në Britani për emigrantët shqiptarë
TOP Momenti
Vandalizohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë
Vandalizohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë
TOP Momenti
Prania e KFOR-it te Ura e Ibrit, Maqedonci: Serbia po përpiqet të krijojë artificialisht krizë
Prania e KFOR-it te Ura e Ibrit, Maqedonci: Serbia po përpiqet të krijojë artificialisht krizë
TOP Momenti

You Might Also Like

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës
Lajme

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

August 21, 2026
Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë
Lajme

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

August 21, 2026
S’ka luftë, por as siguri reale për afganët nën sundimin e talibanëve
Lajme

S’ka luftë, por as siguri reale për afganët nën sundimin e talibanëve

August 21, 2026
Paraburgimi në Londër “mërzit” shqiptarin, 23-vjeçari pranon ekstradimin, aksidentoi për vdekje një kalimtar në Fushë-Krujë
Lajme

Paraburgimi në Londër “mërzit” shqiptarin, 23-vjeçari pranon ekstradimin, aksidentoi për vdekje një kalimtar në Fushë-Krujë

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?