By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Irani paralajmëron SHBA-në: Përgjigjja ndaj kërcënimeve të reja do të jetë shkatërruese
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Irani paralajmëron SHBA-në: Përgjigjja ndaj kërcënimeve të reja do të jetë shkatërruese
Lajme

Irani paralajmëron SHBA-në: Përgjigjja ndaj kërcënimeve të reja do të jetë shkatërruese

Momenti
Published: August 21, 2026

Irani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se çdo kërcënim i ri ndaj Teheranit do të përballet me një përgjigje “shkatërruese”, pasi administrata amerikane paralajmëroi për vendosjen e sanksioneve më të ashpra financiare në historinë e SHBA-së, me synim ushtrimin e presionit ndaj udhëheqjes iraniane.

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, gjeneralmajor Ali Abdollahi, deklaroi se vendi është i përgatitur për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi të ri amerikan në të gjitha fushat.

Your browser does not support the video tag.

“Forcat e armatosura të Iranit do t’u përgjigjen kërcënimeve të reja të armikut me përgjigje dërrmuese, ndëshkuese dhe shkatërruese”, është shprehur Abdollahi, sipas mediave iraniane.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, paralajmëroi për masa të reja ekonomike ndaj Iranit. Bessent tha se SHBA-ja do të vendosë “sanksionet më të ashpra në histori” dhe se masat synojnë të detyrojnë Teheranin të ndryshojë kursin.

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar gjithashtu pasoja ekonomike për çdo shtet që i ofron Iranit “çfarëdo lloj mbështetjeje”.

Bessent pritet të japë më shumë detaje rreth paketës së re të sanksioneve gjatë një konference për media të hënën.

Ai e përshkroi strategjinë amerikane si një “goditje një-dy”, duke iu referuar bllokadës ndaj Iranit dhe sanksioneve të reja ekonomike.

Sipas Bessent, presioni ekonomik synon të çojë në ndryshimin e regjimit në Teheran.

“Kjo do të funksionojë në Iran dhe ne do ta rrëzojmë këtë regjim”, ka deklaruar ai.

Ministria e Jashtme iraniane i ka dënuar masat amerikane, duke i cilësuar ato si “terrorizëm ekonomik”.

Teherani ka deklaruar se sanksionet nuk do të ndikojnë në vendosmërinë e iranianëve për të mbrojtur pavarësinë dhe sovranitetin e vendit.

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, i cili është edhe negociatori kryesor i Teheranit në bisedimet e ndërmjetësuara me SHBA-në, tha se Uashingtoni duket se ka arritur në përfundimin se nuk mund ta fitojë përballjen e drejtpërdrejtë ushtarake.

Ai u shpreh gjatë një vizite në Irak se Irani duhet të përgatitet për të përballuar sanksionet dhe akuzoi SHBA-në dhe Izraelin për zhvillimin e asaj që e cilësoi luftë ekonomike dhe “kognitive”.

Përshkallëzimi i tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit ka ndikuar edhe në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Çmimet e naftës u stabilizuan të premten, por mbetën në rrugën për të shënuar rritjen e dytë javore radhazi, mes shqetësimeve për eksportet e energjisë nga Gjiri.

Nafta arriti të enjten nivelin më të lartë në më shumë se tri javë, pas kërcënimit amerikan për sanksione të reja.

Tensionet lidhen edhe me ngushticën e Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin global të naftës. Para shpërthimit të konfliktit, nëpër këtë ngushticë kalonte rreth një e pesta e naftës së tregtuar në botë.

Sipas Reuters, konflikti gati gjashtëmujor ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka përfshirë edhe shtetet e Gjirit, duke tronditur tregjet ndërkombëtare.

SHBA-ja dhe Irani kanë shpallur dy herë marrëveshje armëpushimi, në prill dhe qershor, me synimin për të rikthyer qarkullimin e lirë të anijeve përmes ngushticës së Hormuzit dhe për t’i hapur rrugë përfundimit të konfliktit. Të dyja marrëveshjet, megjithatë, u shembën shpejt.

Një tjetër pikë e tensionit është Kina, e cila mbetet blerësi kryesor i naftës iraniane.

Sipas të dhënave të kompanisë analitike Kpler për vitin 2025, Kina blen më shumë se 80 për qind të naftës iraniane të transportuar me anije.

Administrata Trump ka sinjalizuar se mund të ushtrojë presion edhe ndaj vendeve që vazhdojnë të bëjnë biznes me Iranin.

Bessent nuk përjashtoi mundësinë që masat amerikane të prekin edhe kompanitë ose aktorët kinezë, megjithëse tha se disa prej bisedimeve duhet të zhvillohen privatisht.

Kina, ndërkohë, ka kundërshtuar politikën e sanksioneve.

Ambasada kineze në Uashington deklaroi se “sanksionet dhe presioni nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit” dhe bëri thirrje që palët ta zgjidhin krizën përmes mjeteve politike dhe diplomatike.

Ndërkohë, ofertat e naftës iraniane për blerësit kinezë kanë rënë, ndërsa çmimet janë rritur gjatë kësaj jave. Tregtarët i thanë Reuters se bllokada amerikane ndaj porteve iraniane ka ndikuar në uljen e dërgesave të naftës.

The post Irani paralajmëron SHBA-në: Përgjigjja ndaj kërcënimeve të reja do të jetë shkatërruese appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Më 12 shtator marsh për ish-krerët e UÇK’së – nga nesër në të gjitha komunat numërohen ditët deri në verdiktin e Hagës
Mbyllen gërmimet në Kalludër dhe Jabukë pas gjetjes së mbetjeve të 23 personave, Gara: Për ADN duhet më shume kohë
Zyra e BE e shqetësuar që Kuvendi po “mbetet i pakonstituuar edhe pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht”
Dy vatra zjarri në Rrëshen, evakuohen katër familje
Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

LEXO GJITHASHTU

Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave
Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave
TOP Momenti
Paga mesatare neto në muajin qershor ishte 48.381 denarë
Paga mesatare neto në muajin qershor ishte 48.381 denarë
TOP Momenti
Udhëzim i ri në Britani për emigrantët shqiptarë
Udhëzim i ri në Britani për emigrantët shqiptarë
TOP Momenti
Vandalizohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë
Vandalizohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë
TOP Momenti
Prania e KFOR-it te Ura e Ibrit, Maqedonci: Serbia po përpiqet të krijojë artificialisht krizë
Prania e KFOR-it te Ura e Ibrit, Maqedonci: Serbia po përpiqet të krijojë artificialisht krizë
TOP Momenti

You Might Also Like

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë
Lajme

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

August 21, 2026
S’ka luftë, por as siguri reale për afganët nën sundimin e talibanëve
Lajme

S’ka luftë, por as siguri reale për afganët nën sundimin e talibanëve

August 21, 2026
Paraburgimi në Londër “mërzit” shqiptarin, 23-vjeçari pranon ekstradimin, aksidentoi për vdekje një kalimtar në Fushë-Krujë
Lajme

Paraburgimi në Londër “mërzit” shqiptarin, 23-vjeçari pranon ekstradimin, aksidentoi për vdekje një kalimtar në Fushë-Krujë

August 21, 2026
Thatësira godet Zvicrën, “rezervuari i ujit i Evropës” po thahet
Lajme

Thatësira godet Zvicrën, “rezervuari i ujit i Evropës” po thahet

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?