By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Trump shpall “luftë ekonomike” kundër Iranit: Do të jetë operacioni më shkatërrues i marrë ndonjëherë kundër një vendi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Trump shpall “luftë ekonomike” kundër Iranit: Do të jetë operacioni më shkatërrues i marrë ndonjëherë kundër një vendi
Lajme

Trump shpall “luftë ekonomike” kundër Iranit: Do të jetë operacioni më shkatërrues i marrë ndonjëherë kundër një vendi

Momenti
Published: August 20, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shpallur një luftë ekonomike kundër Iranit, duke paralajmëruar se do të jetë operacioni më shkatërrues i ndërmarrë ndonjëherë kundër një vendi.

Në një reagim në Truth Social, Trump theksoi se Irani nuk arriti një marrëveshje me SHBA dhe për pasojë, tani do të përballet me një “luftë ekonomike dhe Izolim në një shkallë të paprecedentë”.

Your browser does not support the video tag.

“Kjo do të jetë luftë ekonomike dhe izolim në një shkallë të paprecedentë. Marina e tyre është zhdukur, forcat ajrore janë shkatërruar, fabrikat e tyre ushtarake tashmë janë kthyer në rrënoja, monedha e tyre është pa vlerë dhe vendi i tyre po qëndron në fije të perit.”, shkruan Trump.

Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo vend që i ofron Iranit mbështetje përmes institucioneve financiare, bizneseve, aeroporteve apo entiteteve qeveritare do të përballet me “pasoja të jashtëzakonshme ekonomike”.

“Çdo shtet që lejon institucionet e tij financiare, bizneset, aeroportet ose entitetet qeveritare të ofrojnë çfarëdo lloj mbështetjeje apo shpëtimi për Iranin, do të përballet vetë me pasoja të tmerrshme ekonomike”, shton ai.

Presidenti amerikan u bëri thirrje aleatëve që të bashkohen me Uashingtonin për të izoluar dhe poshtuar kërcënimin që vjen nga Teherani.

REAGIMI I PLOTË:

Askush nuk i ka dhënë Republikës Islamike të Iranit një mundësi më të madhe për të arritur një Marrëveshje sesa unë. TRAGJIKISHT, për ta, ata nuk arritën ta shfrytëzojnë atë. Prandaj, sot, po njoftoj OPERACIONIN EKONOMIK MË SHKATËRRUES që është ndërmarrë ndonjëherë kundër cilitdo vend!

Kjo do të jetë Luftë Ekonomike dhe Izolim në një shkallë të paprecedentë. Marina e tyre është zhdukur, forcat e tyre ajrore janë shkatërruar, fabrikat e tyre ushtarake tashmë janë kthyer në rrënoja, monedha e tyre është pa vlerë dhe vendi i tyre po qëndron në fije të perit.

Sot, po njoftoj gjithashtu se ÇDO vend që lejon institucionet e tij financiare, bizneset, aeroportet ose entitetet qeveritare të ofrojnë çfarëdo lloj mbështetjeje për Iranin, do të përballet vetë me pasoja ekonomike të jashtëzakonshme.

Kontrabanda e naftës, linjat e shkëmbimit, transfertat e parave cash, zyrat e këmbimit valutor, regjistrat e anijeve, kompanitë fasadë – të gjitha duhet të ndalet TANI.

Ju e dini se kush jeni. Kjo do të jetë një D-DAY EKONOMIKE, dhe ne kemi nevojë që të gjithë Aleatët tanë të qëndrojnë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të izoluar dhe mposhtur kërcënimin iranian.

Këta maniakë janë në prag të kolapsit dhe këto MASA HISTORIKE do t’i gjymtojnë ata dhe aftësinë e tyre për të përhapur terror në mbarë botën.

IRANI NUK DO TË KETË KURRË NJË ARMË BËRTHAMORE.

The post Trump shpall “luftë ekonomike” kundër Iranit: Do të jetë operacioni më shkatërrues i marrë ndonjëherë kundër një vendi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital
Pamje, stuhi të fuqishme godasin Gjermaninë – një grua humb jetën pasi e zë pema
Droni rrëzohet në Rumani gjatë sulmit rus ndaj Ukrainës
“Shqipëria është magjike”, Richard Grenell mbyll pushimet në Vlorë
Deputeti i LVV-së: Bisedimet me LDK-në po ecin mirë, jemi në rrugë të mbarë për presidentin

LEXO GJITHASHTU

LSDM: Mickoski manipulon me statistikat për rritjen ekonomike
LSDM: Mickoski manipulon me statistikat për rritjen ekonomike
TOP Momenti
Rreth 30 mijë euro u gjetën brenda një veture në afërsi të liqenit të Vërmicës, rasti po hetohet
Rreth 30 mijë euro u gjetën brenda një veture në afërsi të liqenit të Vërmicës, rasti po hetohet
TOP Momenti
Kadrijaj thotë se nëse Kurti vazhdon kështu, protestat do të jenë edhe më masive
Kadrijaj thotë se nëse Kurti vazhdon kështu, protestat do të jenë edhe më masive
TOP Momenti
AKB: Dje humbëm mundësinë për të prodhuar energji, sot po shesim lëndën e parë
AKB: Dje humbëm mundësinë për të prodhuar energji, sot po shesim lëndën e parë
Lajme
Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmi rus ndaj Kievit
Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmi rus ndaj Kievit
Lajme

You Might Also Like

Gjakovë: Një burrë merr djalin nga kopshti dhe braktis Kosovën, nuk lajmëron ish-bashkëshorten
Lajme

Gjakovë: Një burrë merr djalin nga kopshti dhe braktis Kosovën, nuk lajmëron ish-bashkëshorten

August 20, 2026
Shifra shqetësuese: 10 raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Lajme

Shifra shqetësuese: 10 raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

August 20, 2026
Mbi 29 mijë euro kapen në Vërmicë, rasti hetohet për shpëlarje parash
Lajme

Mbi 29 mijë euro kapen në Vërmicë, rasti hetohet për shpëlarje parash

August 20, 2026
Kërcënimet e fundit të Trumpit “vetëm sa do të sjellin humbje të mëtejshme”, thotë ministri i Jashtëm i Iranit
Lajme

Kërcënimet e fundit të Trumpit “vetëm sa do të sjellin humbje të mëtejshme”, thotë ministri i Jashtëm i Iranit

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?