By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pal Shtufi: Riza Salihu ishte burimi i dyshimeve për Jusuf Gërvallën, por s’besoj se ishte në shërbim të UDB-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pal Shtufi: Riza Salihu ishte burimi i dyshimeve për Jusuf Gërvallën, por s’besoj se ishte në shërbim të UDB-së
Lajme

Pal Shtufi: Riza Salihu ishte burimi i dyshimeve për Jusuf Gërvallën, por s’besoj se ishte në shërbim të UDB-së

Momenti
Published: August 19, 2026

Pal Shtufi ka rrëfyer për përfshirjen e tij në lëvizjet ilegale shqiptare dhe marrëdhëniet me veprimtarët e asaj kohe, në një intervistë për ciklin “Dosjet” të emisionit Debat Plus.

Shtufi ka treguar se kontaktet e tij të para me lëvizjen ilegale nisën në vitin 1979, ndërsa në vitin 1980 ai u lidh me veprimtarin Riza Salihu në Stuttgart, prej të cilit, siç tha, mori udhëzimet e para për mënyrën e organizimit të një grupi ilegal në Kosovë.

Ai tha se në atë periudhë kishte marrë materiale propagandistike, përfshirë “Zërin e Kosovës”, si dhe mjete për shkrimin e parullave.

Your browser does not support the video tag.

Duke folur për figurat e lëvizjes ilegale, Shtufi u ndal edhe te Jusuf Gërvalla, të cilin e kishte takuar në Panairin e Librit në Frankfurt.

Sipas tij, takimi me Gërvallën i kishte lënë përshtypje të veçantë, duke e përshkruar atë si një person me kulturë të gjerë dhe njohje të disa gjuhëve.

“Jusufi ka qenë dallim për të mirë. Ka qenë më i prejshëm, më i ditur. Gjermanishten rrjedhshëm, anglishten rrjedhshëm, serbishten rrjedhshëm”, tha Shtufi.

Ai tregoi se pas takimit me Gërvallën, Riza Salihu kishte reaguar ndaj tij, duke e akuzuar se ishte “titist” dhe “i shitur”.

Shtufi tha se Salihu kishte pasur konflikt me Gërvallën, ndërsa sipas rrëfimit të tij, një prej arsyeve lidhej me faktin se Salihu kishte falsifikuar çelësin e postfahut të Gërvallës dhe për një periudhë kishte marrë korrespondencën që i dërgohej atij.

“Njëra prej mëkateve të Jusufit, thotë ky Riza Saliu, ka qenë kontakti i tij me Emil Kastriotin, Emil Fazliun. Ai ka qenë ballist, në Bruksel. Këto i ka konsideruar Rizahu tradhti”, deklaroi Shtufi.

Ai tha se Salihu e kishte konsideruar tradhti kontaktin e Gërvallës me persona të orientimeve të tjera politike, duke e lidhur këtë me mendësinë enveriste të asaj kohe.

Sipas Shtufit, Salihu ishte dënuar me një vit burg për çështjen e falsifikimit të çelësit dhe marrjes së dokumentacionit të Gërvallës.

Shtufi tha se me kalimin e viteve kishte nisur ta rishikonte edhe mënyrën se si Salihu i kishte paraqitur figurat e tjera të lëvizjes.

“Rizahu ka ndërtuar biografinë e tjetrit në mënyrë shumë të padrejtë, jo vetëm të Jusufit, për këdo tjetër”, tha ai.

Në intervistë u ngrit edhe çështja e dyshimeve ndaj Gërvallës për lidhje me UDB-në. Shtufi pranoi se burimi i tij për këto dyshime kishte qenë pikërisht Riza Salihu.

“Unë e di prej Riza Salihut. Domethënë, unë kam pasur informatë që ai është i dyshuar, domethënë edhe në Shqipëri. Këto gjëra i kam pasur prej tij, se unë s’kam pasur burim tjetër hiç”, tha Shtufi.

Ai shtoi se, bazuar në atë që ka mësuar ndër vite, tashmë e sheh me më shumë rezervë këtë pretendim.

“Shumë më shumë po e besoj këtë që po e thua ti. Edhe Rizahu ka ndërtuar biografinë e tjetrit në mënyrë shumë të padrejtë”, tha Shtufi.

Megjithatë, ai theksoi se nuk ka bindjen se Riza Salihu ka qenë në shërbim të UDB-së.

“Unë s’e kam atë bindje ende se Rizahu ka qenë në shërbim të UDB-së, për shembull. Nuk e kam”, tha ai.

Shtufi tha se nuk dëshiron të marrë përsipër versionet e figurave të tjera për historinë e asaj periudhe.

“Unë nuk bëhem as Riza, as Ibrahim Kelmendi. Respekt kam për secilin çfarë kanë bërë në jetë, por unë jam vetvetja”, deklaroi Shtufi.

source

You Might Also Like

Fjalët e Demaçit për Metush Krasniqin: Shumica e lëvizjes me orientim të majtë, Metushi ishte për Amerikën dhe Anglinë
Shefi i inteligjencës së Ekuadorit dhe pesë amerikanë humbën jetën në rrëzimin e helikopterit në Kenia
Tatimi individual për çiftet e martuara në Zvicër hyn në fuqi në vitin 2032
Buxhovi: Periudha e Hashim Thaçit akoma nuk ka përfunduar
“Për Kurtin, historia do tregojë” Historiani Jusuf Buxhovi për Kurtin, bashkimin kombëtar…

LEXO GJITHASHTU

Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven
Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven
TOP Momenti
Trumpi paralajmëron takim me Kim Jong-un
Trumpi paralajmëron takim me Kim Jong-un
TOP Momenti
Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
TOP Momenti
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
TOP Momenti
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
TOP Momenti

You Might Also Like

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Gjon Brukës për nxitje të urrejtjes ndërfetare
Lajme

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Gjon Brukës për nxitje të urrejtjes ndërfetare

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
Lajme

Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin

August 19, 2026
Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë
Lajme

Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë

August 19, 2026
Emri i Presidentit në pritje, partitë s’nisin ende konsultimet e brendshme për të
Lajme

Emri i Presidentit në pritje, partitë s’nisin ende konsultimet e brendshme për të

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?