By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit para 16 shtatorit, të enjten në Debat Plus
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit para 16 shtatorit, të enjten në Debat Plus
TOP Momenti

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit para 16 shtatorit, të enjten në Debat Plus

Momenti
Published: August 19, 2026

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër, të enjten, në ora 20:30.

Intervista me Thaçin vjen në një periudhë vendimtare, pak javë para shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Your browser does not support the video tag.

Aktgjykimi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është caktuar të shpallet më 16 shtator 2026 në Hagë.

Hashim Thaçi – “Të jetoj i lirë”, të enjten në 20:30 në Debat Plus.

Nga arrestimi deri te aktgjykimi

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka hyrë në fazën përfundimtare. Katër ish-krerët e UÇK-së u arrestuan dhe u transferuan në Hagë në nëntor të vitit 2020, ndërsa pas më shumë se tre vjetësh nga fillimi i gjykimit, tashmë pritet shpallja e aktgjykimit më 16 shtator 2026.

Tetor 2020 – konfirmohet aktakuza

Më 26 tetor 2020, gjyqtari i procedurës paraprake konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Aktakuza fillestare u bë publike më 5 nëntor 2020. Ajo më vonë u ndryshua disa herë, ndërsa versioni aktual i aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023.

Nëntor 2020 – arrestimi dhe transferimi në Hagë

Katër ish-krerët e UÇK-së u arrestuan më 4 dhe 5 nëntor 2020 dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Hashim Thaçi u arrestua më 5 nëntor, ditën kur dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës.

Thaçi dhe Jakup Krasniqi dolën para gjyqtarit më 9 nëntor, ndërsa Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi më 10 dhe 11 nëntor. Të katër u deklaruan të pafajshëm për akuzat.

2021-2022 – ndryshohen dhe zgjerohen akuzat

Procesi paraprak zgjati më shumë se dy vjet. Gjatë kësaj periudhe, aktakuza u ndryshua disa herë.

Ajo u ndryshua më 3 shtator 2021, më 29 prill 2022 dhe më 30 shtator 2022. Ndryshimet përfshinë, ndër të tjera, pretendime për qendra të reja ndalimi dhe incidente të tjera të përndjekjes dhe vrasjeve.

Më 10 maj 2022, të katër të akuzuarit u deklaruan sërish të pafajshëm ndaj akuzave të reja.

Prill 2023 – filloi gjykimi

Pas përfundimit të fazës paraprake, më 3 prill 2023 nisi zyrtarisht gjykimi.

Ditën e parë, Prokuroria Speciale paraqiti deklaratën hyrëse, ndërsa më 4 dhe 5 prill deklaratat hyrëse i paraqitën ekipet e mbrojtjes së të akuzuarve.

Ky ishte momenti kur çështja kaloi nga faza e procedurave paraprake në gjykimin e plotë.

2023-2025 – dëshmitë dhe provat

Për më shumë se dy vjet, gjykata dëgjoi dëshmitarë dhe shqyrtoi prova të paraqitura nga palët.

Prokuroria e përfundoi paraqitjen e rastit më 15 prill 2025. Në këtë fazë, Prokuroria kishte paraqitur pjesën kryesore të provave të saj para trupit gjykues.

Në korrik 2025, Mbrojtja e Viktimave paraqiti provat e saj.

Më 16 korrik 2025, trupi gjykues hodhi poshtë një kërkesë të përbashkët të mbrojtjes për rrëzimin e akuzave sipas Rregullës 130.

Shtator-dhjetor 2025 – faza e mbrojtjes

Më 15 shtator 2025 filloi paraqitja e provave nga mbrojtja.

Në këtë fazë, prova paraqitën vetëm ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit. Mbrojtja e Thaçit solli në gjykatë edhe dëshmitarë të profilit të lartë, përfshirë ish-diplomatë amerikanë.

Më 2 dhjetor 2025, mbrojtjet e Thaçit dhe Krasniqit mbyllën çështjet e tyre.

Më 18 dhjetor 2025, trupi gjykues deklaroi të mbyllura procedurat e paraqitjes së provave.

Në total, në gjykim kanë dëshmuar 134 dëshmitarë në sallën e gjyqit: 125 të thirrur nga Prokuroria, dy nga Mbrojtja e Viktimave dhe shtatë nga mbrojtja.

Janar-shkurt 2026 – faza përfundimtare

Më 19 janar 2026, palët dorëzuan parashtrimet përfundimtare me shkrim.

Më pas, nga 9 deri më 18 shkurt 2026, u mbajtën deklaratat përmbyllëse.

Në këtë fazë, Prokuroria, Mbrojtja dhe përfaqësuesit e viktimave paraqitën argumentet e tyre përfundimtare para trupit gjykues. Në fund folën edhe të akuzuarit.

Pas deklaratave përmbyllëse, trupi gjykues hyri në fazën e deliberimit, pra në shqyrtimin e brendshëm të provave dhe argumenteve për të marrë vendimin.

Maj-korrik 2026 – caktohet data e aktgjykimit

Fillimisht, trupi gjykues kishte afat për shpalljen e vendimit, por më 5 maj 2026 e zgjati afatin me 60 ditë.

Më 1 korrik 2026, Dhomat e Specializuara njoftuan zyrtarisht se aktgjykimi do të shpallet më: 16 shtator 2026.

You Might Also Like

Ky është turisti portugez që mbeti i vrarë në Ksamil
Vijon vala e të nxehtit në Maqedoni, në fundjavë ​temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius
“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetje të Beogradit
PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkruan sërish Deharit
Shtetasit e huaj rreshtohen në Tabanoc për të paguar gjobat, Toshkovski: Askush nuk shpëton nga “Safe City”

LEXO GJITHASHTU

“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetjen e Beogradit
“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetjen e Beogradit
Lajme
23-vjeçari nga Kosova arrestohet në Mykonos, një vajzë 18-vjeçe italiane u ankua për përdhunim
23-vjeçari nga Kosova arrestohet në Mykonos, një vajzë 18-vjeçe italiane u ankua për përdhunim
Lajme
Izraeli konfirmon se ushtarët qëlluan makinën në të cilën u vra Hind Rajab dhe hap hetim penal
Izraeli konfirmon se ushtarët qëlluan makinën në të cilën u vra Hind Rajab dhe hap hetim penal
Lajme
Musliu-Shoshi: Kurti po e mban peng konstituimin, përgjegjësinë e ka VV-ja
Musliu-Shoshi: Kurti po e mban peng konstituimin, përgjegjësinë e ka VV-ja
Lajme
Zvicra shqyrton taksë për punëtorët e huaj në kuadër të marrëveshjeve me BE-në
Zvicra shqyrton taksë për punëtorët e huaj në kuadër të marrëveshjeve me BE-në
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet zyrtari policor në Gjilan, dyshohet për sulm, kanosje dhe lëndim të lehtë trupor
TOP Momenti

Arrestohet zyrtari policor në Gjilan, dyshohet për sulm, kanosje dhe lëndim të lehtë trupor

August 19, 2026
Në kampusin e UBT-së promovohet libri “Religjioni dhe mjekësia”, i Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqit
TOP Momenti

Në kampusin e UBT-së promovohet libri “Religjioni dhe mjekësia”, i Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqit

August 19, 2026
Tre orë i shtrirë në plazh, ndërsa festa vazhdonte: Detaje të reja nga vrasja e turistit portugez në Ksamil
TOP Momenti

Tre orë i shtrirë në plazh, ndërsa festa vazhdonte: Detaje të reja nga vrasja e turistit portugez në Ksamil

August 19, 2026
Zekolli: Më 26 gusht vendosim gurthemelin e autostradës Shkup–Bllacë
TOP Momenti

Zekolli: Më 26 gusht vendosim gurthemelin e autostradës Shkup–Bllacë

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?