Pesë turistë kanë mbetur të plagosur pas aksidentimit të dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit.
Top Channel, raporton se katër prej tyre janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Shkodrës dhe njëri drejt Tiranës.
Paraprakisht, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë si shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e lartë e mjeteve lundruese në një kthesë me fushëpamje të kufizuar.
Megjithatë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

