By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara
Lajme

Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara

Momenti
Published: August 19, 2026

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se deri në orën 14:00 janë regjistruar gjashtë vatra zjarri. Katër prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa dy të tjera janë nën monitorim.

Në terren janë angazhuar 126 forca operacionale vendore. Ndërkohë, Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 90 efektivë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Your browser does not support the video tag.

Një nga vatrat aktive është në Dajt të Tiranës, ku operacioni vijon me 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 forca të MZSH-së dhe 5 forca të AZM-së. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Priskë, po në Tiranë, forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen pas riaktivizimit të vatrës. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Lufaj të Mirditës, zjarri vijon me intensitet të ulët. Në terren ndodhen 8 forca të Shërbimit Pyjor dhe 4 zjarrfikës, të mbështetur me një automjet zjarrfikës. Edhe këtu nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Tërbun të Pukës, operacioni vijon për hapjen e korridoreve ndarëse, pas përfundimit të ndërhyrjes nga ajri. Situata është nën kontroll dhe nuk raportohet rrezik për banesat.

Përmirësim raportohet edhe në Gurë-Lurë, ku zjarri është shuar dhe zona vijon të mbahet nën monitorim. Në Qafë Helmes, vatra është izoluar dhe operacionet vijojnë me forcat lokale.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe angazhimin në terren. Sipas përditësimit të orës 14:00, situata paraqitet përgjithësisht e stabilizuar dhe nuk ka rrezik të raportuar për zonat e banuara./EuronewsAlbania/

The post Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut
Raushiqi i Pejës tash katër ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë zgjidhje
Ministria e Arsimit ka një thirrje për prindërit
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit
Neonazisti gjerman dyshohet për zjarrin vdekjeprurës të vitit 1970 në një shtëpi pleqsh hebreje

LEXO GJITHASHTU

Gashi: Shpëtimi për Kosovën është marrëveshja LVV-LDK
Gashi: Shpëtimi për Kosovën është marrëveshja LVV-LDK
TOP Momenti
Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen e punëtorit të KEK-ut
Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen e punëtorit të KEK-ut
TOP Momenti
Mickoski: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoni garantohen me kushtetutë, por e njejta nuk ndodh me maqedonasit në Bullgari
Mickoski: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoni garantohen me kushtetutë, por e njejta nuk ndodh me maqedonasit në Bullgari
TOP Momenti
Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person
Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person
TOP Momenti
Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, AKI-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kreu operacionet në veri
Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, AKI-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kreu operacionet në veri
TOP Momenti

You Might Also Like

Dy të rinjtë ranë nga gomonia, detaje tronditëse nga aksidenti tragjik ujor në Rrjoll
Lajme

Dy të rinjtë ranë nga gomonia, detaje tronditëse nga aksidenti tragjik ujor në Rrjoll

August 20, 2026
Të paktën 15 të vrarë në Kiev, ndërsa Ukraina përballet me mungesa të mbrojtjes ajrore
Lajme

Të paktën 15 të vrarë në Kiev, ndërsa Ukraina përballet me mungesa të mbrojtjes ajrore

August 20, 2026
Tragjedi në Nigeri, përmbyset një varkë, humbin jetën 40 fëmijë
Lajme

Tragjedi në Nigeri, përmbyset një varkë, humbin jetën 40 fëmijë

August 20, 2026
Aksident ujor mes Rrjollit dhe Shëngjinit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur
Lajme

Aksident ujor mes Rrjollit dhe Shëngjinit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?