By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ish-kandidatja për deputete e LVV-së merr më së shumti pikë në konkursin për drejtor të Agjencisë për Pajisje dhe Produkte Medicinale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ish-kandidatja për deputete e LVV-së merr më së shumti pikë në konkursin për drejtor të Agjencisë për Pajisje dhe Produkte Medicinale
TOP Momenti

Ish-kandidatja për deputete e LVV-së merr më së shumti pikë në konkursin për drejtor të Agjencisë për Pajisje dhe Produkte Medicinale

Momenti
Published: August 19, 2026

Ish-kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Limani Hajnuni, ka rezultuar si kandidatja më e suksesshme në konkursin për kryeshef të Agjencisë Kosovare për Pajisje dhe Produkte Medicinale.

Ajo ka marrë gjithsej 83 pikë, përkatësisht 53 pikë në intervistë dhe 30 pikë në testin me shkrim, shkruan kallxo.com.

Your browser does not support the video tag.

Konkursi për drejtor ekzekutiv të AKPPM-së me mandate katërvjeçar ishte hapur më 22.04.2026.Limani Hajnuni kishte qenë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete në zgjedhjet e 09.02.2025 dhe kishte marrë 7 mijë e 435 vota.

Ajo ishte zgjedhur nënkryetare e parë e qendrës së LVV-së në Lipjan më 16.10.2022.

Para angazhimit në LVV, Vlora Limani Hajnuni ka qenë deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në legjislaturën e VII.

Në konkursin për drejtor ekzekutiv të AKPPM-së, kandidatë ishin edhe Agon Hoti dhe Sulltane Havolli.

Sipas njoftimit të konkursit kandidatët e pakënaqur me procesin e rekrutimit kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh.

Agjencia Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale prej vitesh është udhëhequr me ushtrues detyre të drejtorit ekzekutiv pa e plotësuar pozitën e drejtorit.

Disa konkurse ishin anuluar pas vendimeve të KPMSHCK-së për shkelje, një ndër to është edhe konkursi i vitit të kaluar.

KALLXO.com ka raportuar më 26.06.2026 se si ish-shefi i kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Luan Dalipi ka dalë i pari në konkursin për Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Investimeve dhe Eksportit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Dalipi mori 24 pikë në testin me shkrim dhe 56.6 pikë nga intervista. Gjithsej 80.6 pikë.Dalipi ka qenë shefi i stafit të kryeministrit për 5 vjet.

Më 26.02.2026, përmes një statusi në Facebook kishte njoftuar që më s’do ta ushtronte këtë pozitë.Edhe anëtarja e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga e Lëvizja Vetëvendosje, Nora Kelmendi, ka dalë më e poentuara në procesin për zgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Kelmendi ka qenë drejtoreshë e Gjeodezisë dhe Kadastrit në Komunën e Prishtinës kur kryetar ishte Shpend Ahmeti, gjatë kohës sa ky ishte në Lëvizjen Vetëvendosje.Por, me largimin e Ahmetit nga LVV-ja, ajo bashkë me dy drejtorë të tjerë ishin shkarkuar nga këto detyra.Kelmendi në mars të vitit 2020 ishte emëruar këshilltare politike nga Albin Kurti që në atë kohë mbante pozitën e kryeministrit.

Në gusht 2021, ajo mori udhëheqjen e Drejtorisë së njëjtë në Prizren. Si drejtoreshë e Gjeodezisë dhe Kadastrit, Nora Kelmendi ishte bërë pjesë e ekipit të Mytaher Haskukës, ish-kryetar i Prizrenit. Në zgjedhjet komunale, Kelmendi u kthye sërish në kryeqytet.

Ajo në zgjedhjet e tetorit 2021 garoi për herë të dytë si asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, derisa në vitin 2025 fitoi në këtë garë po ashtu. Ajo ka qenë e angazhuar edhe si shefe e stafit të kabinetit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë.

You Might Also Like

Thaçi: Armën e kam urryer gjithmonë – por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë
Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK
Ferati-Pamer: Austria mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut
Thaçi me porosi nga Haga për krizën politike në Kosovë: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë
Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv në Shtime
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv në Shtime
Lajme
Aksident i rëndë në Sllatinë, gjashtë të lënduar nga përplasja e 3 veturave
Aksident i rëndë në Sllatinë, gjashtë të lënduar nga përplasja e 3 veturave
Lajme
Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim
Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim
Lajme
Ndalohet për 48 orë një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK – për çfarë dyshon Prokuroria?
Ndalohet për 48 orë një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK – për çfarë dyshon Prokuroria?
Lajme
Sveçla thotë se kapja e armatimit dhe gjetja e varrezave masive në Zubin Potok, lidhet me “shtrirjen e sovranitetit”
Sveçla thotë se kapja e armatimit dhe gjetja e varrezave masive në Zubin Potok, lidhet me “shtrirjen e sovranitetit”
Lajme

You Might Also Like

CNN me artikull për shtegun ndërkufitar, vë në pah bukuritë natyrore të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi
TOP Momenti

CNN me artikull për shtegun ndërkufitar, vë në pah bukuritë natyrore të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi

August 20, 2026
Zjarri pranë banesave, evakuohen familjet në fshatin Gojan i Madh në Pukë
TOP Momenti

Zjarri pranë banesave, evakuohen familjet në fshatin Gojan i Madh në Pukë

August 20, 2026
KSHPK ka shqiptuar 94 gjoba për ish-kryetarë komunash, drejtorë dhe këshilltarë, për arsye të mosdeklarimit në kohë të pasurisë
TOP Momenti

KSHPK ka shqiptuar 94 gjoba për ish-kryetarë komunash, drejtorë dhe këshilltarë, për arsye të mosdeklarimit në kohë të pasurisë

August 20, 2026
Hidhet nga shkëmbi, plagoset rëndë shtetasi italian në Vlorë
TOP Momenti

Hidhet nga shkëmbi, plagoset rëndë shtetasi italian në Vlorë

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?