By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kërcënimi i Vuçiqit për Ibrin, Janiq: Është rikthim te fantazitë e nacionalistëve serbë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kërcënimi i Vuçiqit për Ibrin, Janiq: Është rikthim te fantazitë e nacionalistëve serbë
Lajme

Kërcënimi i Vuçiqit për Ibrin, Janiq: Është rikthim te fantazitë e nacionalistëve serbë

Momenti
Published: August 19, 2026

Masat e autoriteteve në Prishtinë ndaj komunitetin serb në Kosovë kanë shkaktuar pakënaqësi në Beograd, dhe si një kundërpërgjigje, Aleksandar Vuçiq përmendi mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Të shohim, siç tha Vuçiq, se “çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen pastaj”.

Sistemi i ujit Ibër-Lepenc është me rëndësi strategjike për furnizimin e Kosovës me ujë të pijshëm dhe për prodhimin e energjisë. Prandaj, është e kuptueshme që ky mesazh kërcënues ka shkaktuar shumë shqetësim në Kosovë dhe në qarqet ndërkombëtare.

Your browser does not support the video tag.

Prishtina thekson se e drejta ndërkombëtare dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e burimeve ujore ndërkufitare ndalojnë shprehimisht përdorimin e ujit si armë ose mjet presioni politik. Ibri është një rrjedhë ujore ndërkombëtare, e cila fillon në Mal të Zi, rrjedh nëpër Kosovë dhe më tej nëpër Serbinë Qendrore ku derdhet në Moravën Perëndimore. Me ndryshimin e rrjedhës, do të rrezikoheshin edhe vendet e tjera në pellgun e Danubit.

Ëndrrat epike të Aleksandar Vuçiqit

Ekspertët në Serbi paralajmërojnë se kjo është një punë shumë e madhe që mund të zgjasë me dekada. Do të kërkonte shuma të mëdha parash, dhe ridrejtimi i rrjedhës natyrore të lumit përmes terrenit shkëmbor të Maleve Dinarike do të kërkonte punime të gjera tokësore, ndërtimin e tuneleve dhe digave.

Një ndërhyrje e tillë do të kërcënonte gjithashtu një katastrofë ekologjike në të gjithë pellgun e lumit. Profesori në pension i inxhinierisë hidraulike dhe hidrologjisë, Jovan Despotoviq, i tha FoNet se deklaratat e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë “si të ecurit në gjumë dhe se ky është një projekt që nuk mund të zbatohet në një kohë të shkurtër pa shkatërruar kodra e male, dhe as nuk merret në konsideratë sipas rregulloreve evropiane”.

Ide të reja megalomane

Kur bëhet fjalë për Presidentin e Serbisë, është e vështirë të thuhet se atij i mungojnë idetë megalomane. Kjo është arsyeja pse është e vështirë të vlerësohet nëse kjo është një performancë tipike për audiencën vendase që do të harrohet shpejt, apo nëse ai e mendon vërtet.

Sidoqoftë, Vuçiq njoftoi se kishte iniciuar formimin e një grupi pune të përbërë nga inxhinierë dhe ekspertë ndërtimi, i cili do të shqyrtonte mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Ai e sheh këtë si të drejtë sovrane të Serbisë për ta bërë këtë në territorin e saj.

Ndërrimi i rrjedhës së lumit Ibër lindi si një ide në vitin 1985, e meqenëse Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) u punua gjatë atyre viteve, ai përmendet shpesh në atë kontekst politik, por ideja përfundimisht u braktis.

Reklamë

Fantazitë e nacionalistëve serbë

Kryetari i Bordit Drejtues të Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, i tha DW se “nga Vuçiqi mund të pritet çdo gjë, por unë nuk prisja që ai të kthehej në vitet 1983-1985, kur filluan fantazitë e nacionalistëve serbë. Duke ndryshuar rrjedhën e lumit Ibër, ata donin ta shlyenin Kosovën, dhe kjo tregon se ata nuk donin të merreshin me Kosovën përveçse në nivelin e premtimeve dhe sloganeve për Kosovën si ‘zemra e Serbisë’. Unë gjithashtu e shoh këtë si përpjekjen e tij për t’iu shmangur përgjegjësisë për gjithçka që bëri në lidhje me Kosovën – dhe ndoshta edhe më gjerë – për të fituar një alibi në këtë trazirë politike dhe për të thënë se nuk mund të ishte bërë asgjë më shumë”, thotë Janjiq.

Ajo që është veçanërisht shqetësuese, sipas tij, “është se objektivisht ky nuk është një projekt racional. Ky nuk është një projekt që zgjidh një problem, por më tepër një projekt ideologjik dhe propagandistik – nëse mund ta quajmë kështu – i cili shërben për të krijuar edhe më shumë trazira dhe zhurmë në rajon, në mënyrë që njerëzit të mendojnë se pa ju nuk ka shpëtim dhe se do të ketë një përmbytje”, vlerësoi Janjiq për DW.

Serbët jetojnë edhe në Kosovë

Duket se ai nuk e ka menduar fare se uji në Kosovë nuk është i nevojshëm vetëm për shqiptarët dhe se ndrysimi i rrjedhës do të rrezikonte edhe komunitetin serb në Kosovë.

Dushan Janjiq vëren se “kërcënimi për të dëmtuar shqiptarët është fjalë boshe, sepse për shembull, kanali Danub-Tisa-Danub u ndërtua për 20 vjet në një shtet shumë më të organizuar dhe të pasur, ndërsa ndryshimet në Ibër do të zgjasnin 50 vjet”.

“Pra, Vuçiç vështirë se do të jetë në gjendje të shohë se si do të vuajnë shqiptarët, por do të dëmtoheshin të gjithë banorët e Kosovës. E ajo që tashmë është dëmtuar padyshim është imazhi i vetë Serbisë dhe udhëheqjes së saj. “Sepse, kur dilni publikisht me deklarata të tilla, të gjithë do të pyesin veten nëse ky është një partner me të cilin duhet të punohet”, paralajmëron Janjiq.

Sa shumë e rrezikojnë këto lloj deklaratash pozicionin e serbëve në Kosovë? Bashkëbiseduesi ynë beson se “pozicioni i komunitetit serb në terren është dëmtuar me monopolin e Listës Serbe. Ky pozicion është çimentuar nga një korrupsion shoqëror i aktorëve aktivë politikë midis serbëve, nuk ka sistem shumëpartiak në atë komunitet, dhe për fat të keq Bashkimi Evropian (BE) ndihmoi në prishjen e tij. Demokracia dhe sistemi shumëpartiak thjesht nuk ishin temë e normalizimit”, vëren Janjiq.

Misionari apo Sizifi?

Presidenti i Serbisë është përballur gjithashtu me kritika të shumta në frontin e brendshëm, Kreu i partisë Qendra e Serbisë (SRCE), Zdravko Ponosh, tha se “ndërsa Vuçiq praktikon të bëhet misionar, ai së pari duhet të përpiqet të zgjidhë problemin e ujërave të zeza në Borçë (paralagje e Beogradit)”.

Megjithatë, Dushan Janjiq beson se një krahasim tjetër është shumë më i përshtatshëm: “Mendoj se ky është me të vërtetë një dimension epik i këtyre paraqitjeve si pjesë e fushatës zgjedhore, por më duket gjithashtu se këtu kemi të bëjmë më shumë me mitin e Sizifit. Kjo është arsyeja pse e gjithë politika e jashtme tani është e angazhuar në amortizimin e gjithçkaje që po ndodh në nivel të brendshëm për të ruajtur pushtetin”, pohon Janjiq në prononcimin e tij për DW.

The post Kërcënimi i Vuçiqit për Ibrin, Janiq: Është rikthim te fantazitë e nacionalistëve serbë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Parandalohet përplasja me thika mes të miturve në Tiranë pas sherrit në TikTok, procedohen 28 prej tyre
Sllovenia do blejë 3 000 raketa ajër-tokë
Rusia e fut në listën e personave në kërkim djalin e Robert Kennedy Jr., i cili luftoi në Ukrainë
Pacolli njoftoi për to, nis rrënimi i objekteve pa leje në Liqenin e Radoniqit, pamje
QKUK: 312 raste të trajtuara në Emergjencë brenda 24 orëve

LEXO GJITHASHTU

Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te liqeni i Radoniqit
Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te liqeni i Radoniqit
TOP Momenti
Katër raste të vdekjeve, 36 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor
Katër raste të vdekjeve, 36 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor
TOP Momenti
Gjykata mbyll shqyrtimin për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, aktgjykimi më 24 gusht
Gjykata mbyll shqyrtimin për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, aktgjykimi më 24 gusht
Lajme
Pranohen disa prova të reja materiale për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
Pranohen disa prova të reja materiale për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
TOP Momenti
Ramadani kërkon hetim nga Prokuroria: Mbi gjysmë milioni euro në muaj po shpenzohen për të emëruarit politikë
Ramadani kërkon hetim nga Prokuroria: Mbi gjysmë milioni euro në muaj po shpenzohen për të emëruarit politikë
TOP Momenti

You Might Also Like

Tërmet në Shqipëri, kaq ishte magnituda
Lajme

Tërmet në Shqipëri, kaq ishte magnituda

August 19, 2026
U përfol për pozitën e Presidentit, flet Ilaz Ramajli: S’jam kontaktuar nga askush, por s’e pranoj edhe nëse më ofrohet
Lajme

U përfol për pozitën e Presidentit, flet Ilaz Ramajli: S’jam kontaktuar nga askush, por s’e pranoj edhe nëse më ofrohet

August 19, 2026
Ganimete Musliu publikon një video: Albin Kurti bën qejf në Bajë të Malishevës, ne e prisnim te zyrat e qeverise
Lajme

Ganimete Musliu publikon një video: Albin Kurti bën qejf në Bajë të Malishevës, ne e prisnim te zyrat e qeverise

August 19, 2026
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 103 të burgosur lufte
Lajme

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 103 të burgosur lufte

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?