Një person është therur me thikë në Krushë të Madhe të Rahovecit, si pasojë e një përleshjeje fizike.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës.
E njëjta ka shtuar se, i dyshuari është arrestuar, dhe se, është sekuestruar mjeti i dyshuar.
‘’Sot, rreth orës 14:35, përmes linjës telefonike është pranuar informata nga një qytetar lidhur me një përleshje fizike ndërmjet dy personave, e cila ka ndodhur në fshatin Krushë e Madhe, Komuna e Rahovecit.
Njesitet relevante policore janë përgjigjur menjëherë në thirrje,nga kjo perleshje viktima ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur me një mjet të mprehtë dhe ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit ndërsa i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar poashtu është sekuestruar mjeti i dyshuar i përdorur gjatë incidentit.
Në koordinim me prokurorin e shtetit ndaj tij është inicuar rast “Lendim i rëndë trupor” dhe është ndaluar për 48 orë’’, ka njoftuar Krasniqi.
The post Theret me thikë një person në Krushë të Madhe pas një përleshjeje, arrestohet i dyshuari appeared first on Gazeta Express.

