Dy të rinj kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje me thikë që ka ndodhur mes dy grupeve mëngjesin e sotëm në Pejë.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për trajtim spitalor, ndërsa policia i është përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Agim Çelaj’, rreth orës 09:40 minuta. Policia ka arritur me urgjencë. Të plagosurit po trajtohen në spital”, tha Rugova për “Radio 1”.

