Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në Rahovec, ku një person i maskuar ka hyrë në një shtëpi dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur stoli ari dhe para.
Sipas Policisë, rasti është raportuar më 17 gusht, rreth orës 22:30.
Ankuesi ka deklaruar se i dyshuari i panjohur dhe i maskuar ka hyrë në shtëpinë e tij dhe, duke e kërcënuar me armë, i ka marrë katër unaza ari, një zinxhir qafe me pllakë, një palë vathë, dy byzylykë dore dhe 20 euro para të gatshme.
Pas grabitjes, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

