By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Rasti i 400 kg kokainë”, të akuzuarit vepruan si pjesë e një grupi kriminal
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Rasti i 400 kg kokainë”, të akuzuarit vepruan si pjesë e një grupi kriminal
Lajme

“Rasti i 400 kg kokainë”, të akuzuarit vepruan si pjesë e një grupi kriminal

Momenti
Published: August 18, 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar me 75 vjet burgim dhe 108 mijë euro gjobë, pronarin e kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe katër të tjerë: Faton Vrajollin, Kadri Sheqirin, Kadri Brahimin dhe Fehmi Bytyqin.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 mars 2026, kishte dënuar më 75 vjet burgim dhe 108 mijë euro (së bashku), pronarin e kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqirin, si dhe Faton Vrajollin, Kadri Sheqirin, Kadri Brahimin dhe Fehmi Bytyqin. Ndërsa, më 18 maj 2026, Gjykata ka nxjerrë aktgjykimin e plotë të këtij rasti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Your browser does not support the video tag.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18 maj 2026, nga provat e administruara ka rezultuar se të akuzuarit Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi kanë vepruar si pjesë e një grupi të organizuar kriminal, me qëllim të trafikimit të substancës narkotike të llojit kokainë nga Brazili në Kosovë.

Në aktgjykim thuhet se të akuzuarit Izet Sheqiri, në cilësinë e pronarit të kompanisë “MC FOOD”, dhe Faton Vrajolli, në cilësinë e zëvendësdrejtorit dhe përgjegjësit të importeve, kanë qenë organizatorët kryesorë të këtij aktiviteti kriminal dhe kanë koordinuar planin strategjik për fshehjen e substancës narkotike brenda dërgesave legjitime të produkteve të mishit nga Brazili, në koordinim me persona nga Brazili.

Tutje, në vendimin e Themelores thuhet se Gjykata ka vërtetuar se grupi kriminal ka pasur një strukturë të qartë hierarkike dhe ndarje të saktë të roleve. Izet Sheqiri, si pronar i kompanisë, ka ushtruar rolin e liderit dhe mbikëqyrësit të përgjithshëm të operacionit, ndërsa Faton Vrajolli ka qenë përgjegjës për koordinimin operativ, komunikimet me furnitorët brazilianë dhe planifikimin e shpërndarjes.

Kadri Sheqiri, familjar i pronarit dhe komercialist i kompanisë, ishte rekrutuar për të kryer shpërndarjen e substancës narkotike në Prishtinë dhe jashtë saj. Nga provat rezulton se Faton Vrajolli i kishte caktuar detyrën e shpërndarjes së narkotikëve në periudhën 20-25 maj 2021, në këmbim të një shpërblimi prej 60 mijë eurosh.

Ndër të tjera, Gjykata ka vërtetuar se grupi kriminal kishte planifikuar në hollësi shfrytëzimin e statusit të kompanisë “MC FOOD” si importues i rregullt, me kategorizim në “linjën e verdhë” doganore. Kjo, sipas aktgjykimit, i kishte mundësuar kompanisë që mallrat e saj të kontrolloheshin vetëm në nivel dokumentar, pa kontroll fizik të ngarkesave, duke i krijuar grupit mundësinë e transportimit të substancës narkotike pa rrezikun e zbulimit gjatë procedurave doganore.

Po ashtu, në vendim thuhet se nga informacionet e marra nga autoritetet ndërkombëtare rezulton se kontinieri S… ishte nisur nga Brazili dhe kishte ndjekur rrugën Navegantes (Brazil) – Valencia (Spanjë) – Gioia Tauro (Itali) – Durrës (Shqipëri) – Lipjan (Kosovë). Gjatë transportimit, autoritetet italiane kishin zbuluar anomali gjatë skanimit me rreze X në portin Gioia Tauro, por kontinieri kishte vazhduar rrugën sipas planit të koordinuar ndërmjet autoriteteve hetimore.

Sipas vendimit, Gjykata ka vërtetuar edhe një fakt kyç që konfirmon lidhjen e grupit me rrjetet kriminale në Brazil. Gjatë marsit 2021, dy kontinierë të tjerë të kompanisë “MC FOOD” ishin sekuestruar nga autoritetet spanjolle në portin e Barcelonës, ku ishin gjetur 109 kg dhe 218 kg substancë narkotike e llojit kokainë.

Nga komunikimet telefonike të administruara si prova ka rezultuar se të akuzuarit Izet Sheqiri, Faton Vrajolli dhe Kadri Brahimi kanë qenë të informuar për këto sekuestrime dhe kanë komunikuar mes vete për “mungesat” në këto ngarkesa, duke përdorur gjuhë të koduar për t’iu referuar substancës narkotike të sekuestruar.

Në vendim thuhet se këtë çështje Gjykata e ka përdorur si provë rrethanore, pasi një çështje e tillë nuk ka qenë objekt shqyrtimi. Megjithatë, Gjykata ka vërtetuar se në të dyja rastet komunikimet mes të akuzuarve kanë qenë për kontinierët specifikë ku ishte gjetur narkotiku dhe nuk kishte pasur komunikime të tjera për raste rutinore, si dhe nga akterët e njëjtë të përfshirë, gjë që, sipas Gjykatës, shpërfaq mënyrën organizative të grupit.

Gjithashtu, Themelorja ka vërtetuar se pas arrestimeve ishte zhvilluar një plan i koordinuar për pengimin e drejtësisë përmes manipulimit të dëshmitarit bashkëpunues, Kadri Sheqiri. Nga përgjimet e administruara si prova ka rezultuar se Izet Sheqiri kishte komunikuar me të akuzuarin Kadri Sheqiri gjatë paraburgimit, duke i premtuar përfitime materiale në këmbim të ndryshimit të deklaratës.

Lidhur me këtë, të akuzuarit Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina, të cilët tashmë janë dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm, kishin organizuar një skemë për ta paraqitur Kadri Sheqirin si person me probleme psikike, përmes vizitave të rreme në Klinikën e Psikiatrisë, me qëllim që deklarata e tij si dëshmitar bashkëpunues të humbiste kredibilitetin.

Në vendim thuhet se, nga lidhshmëria e hallkës zinxhirore të ngjarjes, komunikimeve lidhur me produktet, deklaratave të dëshmitarit bashkëpunues, komunikimeve mes të akuzuarve lidhur vetëm me ngarkesën ku gjendej narkotiku, audio-incizimeve, detyrave specifike të punonjësve dhe veprimeve në kundërshtim me to vetëm për rastin konkret, Gjykata ka ardhur në përfundimin për gjendjen faktike të konstatuar në dispozitivin e aktgjykimit.

Sipas Gjykatës, këto prova përjashtojnë çdo mundësi që dikush tjetër të ishte i përfshirë në sjelljen e narkotikëve në “MC FOOD”.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe gjashtë të tjerë: Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi”, ka raportuar ekskluzivisht për dosjen e Prokurorisë lidhur me këtë rast, ku akuzohet pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, si dhe Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.

Bashkë me pesë të akuzuarit, në këtë rast akuzoheshin edhe Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina, por pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë çështja penale ndaj tyre ishte veçuar.

Ndryshe, i akuzuari Hyzri Sheqiri pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, është dënuar me 7 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale. Kurse, i akuzuari Naim Morina pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie, është dënuar me 6 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale.

Në këtë aktakuzë, Prokuroria ka propozuar të konfiskohen 400 kilogramë kokainë, makina, armë e rreth 26 mijë eurove. /BetimipërDrejtësi/

The post “Rasti i 400 kg kokainë”, të akuzuarit vepruan si pjesë e një grupi kriminal appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Irani rendit kërkesat kryesore për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
‘‘S’është normale shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës’’, Çitaku: Demokracia s’matet vetëm me votën që e fiton
Kabashi-Ramaj nga foltorja e Kuvendit: Deputeti Kurti po e çon vendin drejt autokracisë, të konstituohet Kuvendi
Çitaku: LVV synon ta thellojë krizën politike e institucionale, Kurti e ka rrugën e hapur, por s’po lëviz
Tahiri përmend 27 dhjetorin si datë të zgjedhjeve që Kurti e do: Do jetë humbja më e madhe e tij, ai mendon se do gjunjëzohemi

LEXO GJITHASHTU

Tahiri: E paqartë pse LVV-ja po kërkon kohë për konstituimin e institucioneve
Tahiri: E paqartë pse LVV-ja po kërkon kohë për konstituimin e institucioneve
TOP Momenti
Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme
Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme
TOP Momenti
PDK e Aleanca kritikojnë LVV-në për zvarritjen e konstituimit, përmendet 27 dhjetori si “datë e zgjedhjeve”
PDK e Aleanca kritikojnë LVV-në për zvarritjen e konstituimit, përmendet 27 dhjetori si “datë e zgjedhjeve”
TOP Momenti
A e dini se kush ka filluar udhëtimin e parë nga anija me avull?
A e dini se kush ka filluar udhëtimin e parë nga anija me avull?
TOP Momenti
“Albin Kurti ndaleni bllokadën”, PDK-ja vazhdon protestën para Qeverisë
“Albin Kurti ndaleni bllokadën”, PDK-ja vazhdon protestën para Qeverisë
TOP Momenti

You Might Also Like

Zulfaj paralajmëron konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë – aludon që PDK s’do të jetë në Kuvend për Presidentin
Lajme

Zulfaj paralajmëron konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë – aludon që PDK s’do të jetë në Kuvend për Presidentin

August 18, 2026
Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës
Lajme

Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës

August 18, 2026
Deputetët e PDK’së hyjnë në sallën e Kuvendit, dje i bënë thirrje Deharit për vazhdimin e seancës konstituive
Lajme

Deputetët e PDK’së hyjnë në sallën e Kuvendit, dje i bënë thirrje Deharit për vazhdimin e seancës konstituive

August 18, 2026
Therje me thikë tek Shkolla Ekonomike në Pejë, dy të lënduar dërgohen në Spital
Lajme

Therje me thikë tek Shkolla Ekonomike në Pejë, dy të lënduar dërgohen në Spital

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?