Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte relativisht atmosferike të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë kthjellimet në pjesën e parë të ditës.
SHMU njofton se vranësirat prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në të gjithë territorin.
Në zonën e veriut reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe në mënyrë të izoluar breshër.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4-7 m/s.
Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/


