By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KEK me fjalë të mëdha për kontratën 73 milionëshe për shitjen e qymyrit në RMV: Kënaqësi dhe nder i veçantë, interes reciprok
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KEK me fjalë të mëdha për kontratën 73 milionëshe për shitjen e qymyrit në RMV: Kënaqësi dhe nder i veçantë, interes reciprok
Lajme

KEK me fjalë të mëdha për kontratën 73 milionëshe për shitjen e qymyrit në RMV: Kënaqësi dhe nder i veçantë, interes reciprok

Momenti
Published: August 17, 2026

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.), është deklaruar për nënshkrimin e kontratës për shitjen e  qymyrit me JSC ESM, “duke shënuar një moment të rëndësishëm në bashkëpunimin energjetik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, e ka cilësuar KEK. Sipas KEK, vlera e përgjithshme e kontratës, “bazuar në sasinë e paraparë, mund të arrijë deri në 73.2 milionë euro”.

KEK thotë se “kjo marrëveshje strategjike trevjeçare është rezultat i një procesi të përbashkët, të mbështetur në interesin reciprok dhe në synimin për të krijuar zgjidhje të qëndrueshme për sektorët energjetikë të të dyja vendeve”.

Your browser does not support the video tag.

“Një ndër elementet kryesore të kontratës është çmimi prej 24.4 euro për ton, pa TVSH, i cili do të mbetet i pandryshuar gjatë gjithë periudhës 36-mujore. Kjo u garanton të dyja palëve siguri dhe stabilitet afatgjatë, duke reduktuar ekspozimin ndaj luhatjeve dhe pasigurive të tregjeve ndërkombëtare”, vijon KEK.

“Për KEK-un, kjo paraqet një mundësi të rëndësishme për sigurimin e të hyrave të qëndrueshme, planifikimin më të mirë të prodhimit dhe shfrytëzimin më efikas të kapaciteteve minerare”, thuhet tutje në reagimin e KEK-ut.

“Po aq i rëndësishëm është fakti se KEK-u nuk do të ketë asnjë obligim lidhur me eskavimin, transportin e qymyrit apo me operacionet e tjera logjistike për tërheqjen e tij. Të gjitha këto përgjegjësi do t’i bartë blerësi, JSC ESM, ndërsa KEK-u do t’i inkasojë mjetet drejtpërdrejt nga kjo kompani për sasinë e qymyrit të tërhequr”, thuhet tutje në njoftimin e KEK-ut.

Tutje, sipas KEK “marrëveshja vjen në një periudhë veçanërisht të rëndësishme për KEK-un, i cili është duke realizuar investime të mëdha kapitale në rehabilitimin dhe modernizimin e kapaciteteve energjetike. Ndalesat e planifikuara të njësive të termocentraleve për realizimin e këtyre projekteve kërkojnë menaxhim të kujdesshëm të resurseve dhe financave të Korporatës”.

“Në këtë kontekst, të hyrat nga shitja e qymyrit do të kontribuojnë në mbulimin e kostove operative dhe kapitale, ndërsa një pjesë e tyre do të orientohet në modernizimin e infrastrukturës së Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ), me qëllim të rritjes së kapaciteteve, efikasitetit dhe sigurisë së operacioneve minerare”, thekson KEK më tej.

Njoftimi i plotë:

The post KEK me fjalë të mëdha për kontratën 73 milionëshe për shitjen e qymyrit në RMV: Kënaqësi dhe nder i veçantë, interes reciprok appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tërmeti trondit Granadën historike të Spanjës, duke plagosur tre persona
Gjermania, kreu i kompanisë që furnizon Ukrainën me dronë denoncon komplotin rus për vrasje: Jeta ime private ka pushuar së ekzistuari!
Rrahje dhe goditje me thikë, si u vra turisti portugez në Ksamil – 11 të arrestuar, dy të dyshuar si ekzekutorë
Zemaj: Një president me vlera, kontribute e merita nuk do ta “lejonte” një Albin që po e mban vendin pa institucione
Pasagjeri nxori gjysmën e trupit nga vetura, shoferi gjobitet me 150 euro

LEXO GJITHASHTU

Rizvanolli për eksportin e thëngjillit: Tani po përfiton KEK-u dhe Kosova
Rizvanolli për eksportin e thëngjillit: Tani po përfiton KEK-u dhe Kosova
TOP Momenti
Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos konvertohet në mysliman
Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos konvertohet në mysliman
TOP Momenti
Blleki vjen me “Senzacion”
Blleki vjen me “Senzacion”
TOP Momenti
Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
TOP Momenti
Vedat Muriqi zhvillon 82 minuta, Fenerbahçe luan baras me Lyonin
Vedat Muriqi zhvillon 82 minuta, Fenerbahçe luan baras me Lyonin
TOP Momenti

You Might Also Like

“Sabriu e ka vulën – Kur e ngoj Rifat Berishen, bash loçken e zemrës ma knaq – Na e kemi akademi folklorin…”, Sinan Vllasaliu në “Pressing One”
Lajme

“Sabriu e ka vulën – Kur e ngoj Rifat Berishen, bash loçken e zemrës ma knaq – Na e kemi akademi folklorin…”, Sinan Vllasaliu në “Pressing One”

August 18, 2026
“Babi pse brengosesh” – U kanë ni njeri qe e ngrehke fmija me ja ble ni kukull, me siguri s’ka pasë pare”, Vllasaliu flet për këngën e tij të preferuar
Lajme

“Babi pse brengosesh” – U kanë ni njeri qe e ngrehke fmija me ja ble ni kukull, me siguri s’ka pasë pare”, Vllasaliu flet për këngën e tij të preferuar

August 18, 2026
Kërçeli për takimin Kurti-Abdixhiku: Uroj të dalë një zgjidhje për presidentin
Lajme

Kërçeli për takimin Kurti-Abdixhiku: Uroj të dalë një zgjidhje për presidentin

August 18, 2026
Fetoshi: Serbia po kalkulon krizat në Kosovë për qëllime destabilizuese
Lajme

Fetoshi: Serbia po kalkulon krizat në Kosovë për qëllime destabilizuese

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?