By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: IKShPK: 137 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 25 të reja vetëm këtë javë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
IKShPK: 137 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 25 të reja vetëm këtë javë
TOP Momenti

IKShPK: 137 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 25 të reja vetëm këtë javë

Momenti
Published: August 17, 2026

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 137 raste me fruth gjatë periudhës 16 prill deri më 17 gusht 2026.

Sipas IKShPK-së, vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 25 raste të reja.

Your browser does not support the video tag.

Numri më i madh i rasteve është raportuar në Prishtinë, me 47 raste, pasuar nga Fushë-Kosova me 34 dhe Ferizaj me 12 raste.

Në Obiliq janë raportuar tetë raste, në Kaçanik dhe Lipjan nga shtatë, ndërsa në Skenderaj, Vushtrri dhe Drenas nga tri raste.

Nga dy raste janë raportuar në Gjilan, Shtime, Shtërpcë dhe Deçan, ndërsa nga një rast në Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë, Podujevë dhe Viti.

IKShPK ka bërë të ditur se ekipet e vaksinimit në komunat me numrin më të lartë të rasteve kanë intensifikuar aktivitetet gjatë javës së fundit. Në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Ferizaj, Obiliq, Vushtrri dhe Skenderaj, gjithsej 276 fëmijë të vonuar për vaksinim janë vaksinuar me MMR.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast të simptomave të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje të lëkurës, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqiten menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.

Duke theksuar infektueshmërinë e lartë të fruthit dhe rrezikun e përhapjes në komunitet, IKShPK u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit të rregullt.

Sipas institutit, vaksinimi mbetet mënyra më e sigurt dhe më efektive për parandalimin e fruthit dhe kufizimin e përhapjes së sëmundjes./Telegrafi/

You Might Also Like

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro
Mustafa: PDK nuk do të heshtë karshi bllokadës së Kurtit
Arrestohet në Jarinë një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve
Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar për vjedhje të rëndë në Prishtinë
Privohen nga liria 8 shoferë, drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit

LEXO GJITHASHTU

PDK, LDK dhe Aleanca e refuzuan ftesën, a do të mbajë Haxhiu takim veç me Kurtin nesër?
PDK, LDK dhe Aleanca e refuzuan ftesën, a do të mbajë Haxhiu takim veç me Kurtin nesër?
Lajme
33-vjeçari, A.M., arrestohet në flagrancë për “vjedhje e rëndë” në një shtëpi në Prishtinë
33-vjeçari, A.M., arrestohet në flagrancë për “vjedhje e rëndë” në një shtëpi në Prishtinë
Lajme
CNN: Ukrainës po i mbarojnë raketat “Patriot”, kriza e mbrojtjes ajrore po bëhet globale
CNN: Ukrainës po i mbarojnë raketat “Patriot”, kriza e mbrojtjes ajrore po bëhet globale
Lajme
Kultivuesit zviceranë të verës fillojnë vjeljen në mes të gushtit për herë të parë
Kultivuesit zviceranë të verës fillojnë vjeljen në mes të gushtit për herë të parë
Lajme
India ndërtoi sistemin më të madh në botë të pagesave digjitale: Tani vjen fatura
India ndërtoi sistemin më të madh në botë të pagesave digjitale: Tani vjen fatura
Lajme

You Might Also Like

Paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj një të miture në Ferizaj
TOP Momenti

Paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj një të miture në Ferizaj

August 17, 2026
“Mos targetoni shqiptarët”, ambasadori shqiptar kritika të djathtës britanike
TOP Momenti

“Mos targetoni shqiptarët”, ambasadori shqiptar kritika të djathtës britanike

August 17, 2026
BDI: VLEN-it ia dhanë ministrinë, por kulturën vazhdon ta drejtojë OBRM-PDUKM
TOP Momenti

BDI: VLEN-it ia dhanë ministrinë, por kulturën vazhdon ta drejtojë OBRM-PDUKM

August 17, 2026
Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit përgjatë aksit Maliq–Lozhan
TOP Momenti

Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit përgjatë aksit Maliq–Lozhan

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?