By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 50 euro për të shpëtuar nga gjoba, policia arreston të dyshuarin në Gjakovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
50 euro për të shpëtuar nga gjoba, policia arreston të dyshuarin në Gjakovë
TOP Momenti

50 euro për të shpëtuar nga gjoba, policia arreston të dyshuarin në Gjakovë

Momenti
Published: August 17, 2026

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë për të shmangur shqiptimin e masës për një kundërvajtje në trafik.

Sipas Policisë, rasti është trajtuar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, pas informatave të pranuara nga Stacioni Policor në Gjakovë.

Your browser does not support the video tag.

Rreth orës 03:20, në rrugën “Nënë Tereza”, personi i dyshuar, gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë për shkak të një kundërvajtjeje në trafik, ka tentuar t’u japë një kartëmonedhë prej 50 eurosh, me qëllim që t’i shmangej shqiptimit të masës.

Pavarësisht paralajmërimit të policëve se një veprim i tillë është i kundërligjshëm, i dyshuari ka insistuar në dhënien e parave, pas së cilës është arrestuar.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë.

Kartëmonedha prej 50 eurosh është sekuestruar si provë, ndërsa rasti do t’i përcillet Prokurorisë për procedim të mëtejmë.

Policia e Kosovës ka rikonfirmuar se korrupsioni dhe ryshfeti janë të kundërligjshme dhe se zyrtarët policorë do të veprojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme ndaj çdo tentative për ndikim të paligjshëm.

You Might Also Like

Arrestohet në Jarinë një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve
Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar për vjedhje të rëndë në Prishtinë
Privohen nga liria 8 shoferë, drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit
Paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj një të miture në Ferizaj
“Mos targetoni shqiptarët”, ambasadori shqiptar kritika të djathtës britanike

LEXO GJITHASHTU

Kultivuesit zviceranë të verës fillojnë vjeljen në mes të gushtit për herë të parë
Kultivuesit zviceranë të verës fillojnë vjeljen në mes të gushtit për herë të parë
Lajme
India ndërtoi sistemin më të madh në botë të pagesave digjitale: Tani vjen fatura
India ndërtoi sistemin më të madh në botë të pagesave digjitale: Tani vjen fatura
Lajme
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme më vdekjeprurëse
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme më vdekjeprurëse
Lajme
Arrestohet në Jarinjë i dyshuari për “falsifikim të dokumenteve”
Arrestohet në Jarinjë i dyshuari për “falsifikim të dokumenteve”
Lajme
“Lajm i mirë që Abdixhiku mbeti kryetar i LDK’së”, Guri thotë se partia tregoi se është model i demokracisë
“Lajm i mirë që Abdixhiku mbeti kryetar i LDK’së”, Guri thotë se partia tregoi se është model i demokracisë
Lajme

You Might Also Like

BDI: VLEN-it ia dhanë ministrinë, por kulturën vazhdon ta drejtojë OBRM-PDUKM
TOP Momenti

BDI: VLEN-it ia dhanë ministrinë, por kulturën vazhdon ta drejtojë OBRM-PDUKM

August 17, 2026
Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit përgjatë aksit Maliq–Lozhan
TOP Momenti

Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit përgjatë aksit Maliq–Lozhan

August 17, 2026
Sulm kibernetiki ndaj ueb-faqes konsumatori rks
TOP Momenti

Sulm kibernetiki ndaj ueb-faqes konsumatori rks

August 17, 2026
E kërcënoi me jetë Kurtin në Facebook, ngritët aktakuzë ndaj të dyshuarit
TOP Momenti

E kërcënoi me jetë Kurtin në Facebook, ngritët aktakuzë ndaj të dyshuarit

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?