By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Besnik Tahiri: Administrata e shtetit duhet të ruhet nga partizimi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Besnik Tahiri: Administrata e shtetit duhet të ruhet nga partizimi
Lajme

Besnik Tahiri: Administrata e shtetit duhet të ruhet nga partizimi

Momenti
Published: August 17, 2026

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka akuzuar Qeverinë në detyrë për vazhdimin e emërimeve në pozita publike, duke thënë se këto veprime përbëjnë tentativë për “kapje të shtetit”.

Tahiri ka thënë se janë marrë 18 vendime dhe janë themeluar 18 komisione për emërime në agjenci ekzekutive, agjenci qeveritare dhe pozita të larta në administratën shtetërore.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, në disa prej këtyre rasteve janë përfshirë edhe të njëjtët persona.

“Qeveria në detyrë nuk mund të sillet sikur ka mandat të pakufizuar. Ligji për Qeverinë është i qartë. Neni 31 përcakton kufizimet e Qeverisë në dorëheqje, përfshirë kufizimin për procedurat e reja të emërimit në pozita publike”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka kritikuar Qeverinë duke thënë se po tenton ta shndërrojë administratën shtetërore në instrument të një partie politike.

“Si Grup Parlamentar i Aleancës, e kemi thënë qartë: nuk do të lejojmë parti-shtet! Administrata e Republikës së Kosovës nuk është pronë e asnjë partie”, ka thënë ai.

Tahiri ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të këtyre vendimeve, ndërsa ka paralajmëruar se çështjen do ta adresojnë edhe te organet përgjegjëse të drejtësisë, përfshirë kallëzimet penale, aty ku, sipas tij, ekziston bazë ligjore.

Ai ka thënë se AAK-ja do të vazhdojë ta ngrejë edhe çështjen e funksioneve të dyfishta dhe papajtueshmërisë së mandateve të deputetëve me funksione të tjera publike.

“Administrata e Republikës së Kosovës nuk është pronë e asnjë partie dhe institucionet e shtetit nuk mund të kapen në ditët kur kjo qeveri është në detyrë dhe pa legjitimitet të ri politik”, ka përfunduar Tahiri.

The post Besnik Tahiri: Administrata e shtetit duhet të ruhet nga partizimi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Trupi i djegur i një TikTokereje gjendet në vreshta, nis hetimi për vrasje
Gjini ngre alarmin: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?
Aktakuzë ndaj një personi për kanosjen e Kurtit
Kosova me më së shumti turistë në Shqipëri, përbën 15% të vizitorëve të huaj
Suedia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu do të ndalojnë njohjen e pasaportave jo-biometrike ruse

LEXO GJITHASHTU

Parlamenti iranian shtyn përpara projektligjin që mund ta kthejë kontaktin me të huajt në vepër penale
Parlamenti iranian shtyn përpara projektligjin që mund ta kthejë kontaktin me të huajt në vepër penale
Lajme
MF: Miratohet Rregullorja për përcaktimin e reputacionit dhe integritetit të aplikantëve për licenca të lojërave të fatit
MF: Miratohet Rregullorja për përcaktimin e reputacionit dhe integritetit të aplikantëve për licenca të lojërave të fatit
TOP Momenti
Trump kundërshton këshilltarët për çmimet e naftës: Objektivi numër një është që Irani të mos ketë armë bërthamore
Trump kundërshton këshilltarët për çmimet e naftës: Objektivi numër një është që Irani të mos ketë armë bërthamore
Lajme
Çmimi i benzinës rritet sërish në Zvicër, i afrohet 2 frangave për litër
Çmimi i benzinës rritet sërish në Zvicër, i afrohet 2 frangave për litër
Lajme
Sekuestrohet dhe kthehet “BMW X6” në Gjermani – Prokuroria e Pejës jep detaje
Sekuestrohet dhe kthehet “BMW X6” në Gjermani – Prokuroria e Pejës jep detaje
TOP Momenti

You Might Also Like

Abdixhiku refuzon takimin me Haxhiun: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin
Lajme

Abdixhiku refuzon takimin me Haxhiun: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

August 17, 2026
Energjia diellore e shpëton Zvicrën nga mungesa e energjisë elektrike këtë verë
Lajme

Energjia diellore e shpëton Zvicrën nga mungesa e energjisë elektrike këtë verë

August 17, 2026
Luftuan ta largojnë: Talebanët e Afganistanit duan kthimin e SHBA’së, kërkojnë diplomaci dhe investime amerikane
Lajme

Luftuan ta largojnë: Talebanët e Afganistanit duan kthimin e SHBA’së, kërkojnë diplomaci dhe investime amerikane

August 17, 2026
Sondazh i FT:  53% e amerikanëve ndihen më keq ekonomikisht
Lajme

Sondazh i FT:  53% e amerikanëve ndihen më keq ekonomikisht

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?