By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vdes ikona e futbollit kosovar, Zenun Brovina
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vdes ikona e futbollit kosovar, Zenun Brovina
TOP Momenti

Vdes ikona e futbollit kosovar, Zenun Brovina

Momenti
Published: August 17, 2026

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur ngushëllimet për familjen e Zenun Brovinës, i cili ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Ademi e ka cilësuar Brovinën si një prej figurave emblematike të futbollit kosovar, duke theksuar se vdekja e tij dhe ajo e Erdogan Celinës në të njëjtën ditë përbëjnë një humbje të madhe për futbollin e Kosovës.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Zenun Brovinës, njërit prej emrave të mëdhenj dhe figurave emblematike të futbollit të Kosovës”, ka shkruar Ademi.

Your browser does not support the video tag.

Brovina karrierën e nisi te Vëllaznimi i Gjakovës, ndërsa më pas luajti edhe për Partizanin e Beogradit dhe Prishtinën. Ai ishte gjithashtu kapiten i Reprezentacionit të Kosovës.

Sipas Ademit, Brovina ishte një futbollist i spikatur i gjeneratës së tij dhe një figurë e respektuar për karakterin, modestinë dhe përkushtimin e tij.

“Me Zenun Brovinën, futbolli i Kosovës humbi një legjendë. Por trashëgimia e tij, kujtimet nga ndeshjet, fanellat që veshi, kontributi dhe shembulli që la pas do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë sonë sportive”, ka deklaruar presidenti i FFK-së.

Ademi ka shprehur ngushëllimet e tij dhe të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së për familjen Brovina, të afërmit, miqtë dhe gjithë komunitetin e futbollit.

“Sot futbolli ynë po i përcjell për në përjetësi dy nga futbollistët e tij më të çmuar, Zenun Brovinën dhe Erdogan Celinën. Lamtumirë Zenun Brovina! I përjetshëm qoftë kujtimi për ju!”, përfundoi Ademi.

source

You Might Also Like

BDI: Shqiptarët janë larguar sistematikisht nga pozitat e larta dhe nga qendrat vendimmarrëse në sektorin e mbrojtjes
Sulmoi fizikisht gruan dhe tentoi t’ia vërë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas
PDK me kërkesë të re drejtuar Deharit: Seanca konstituive të thirret nesër
SHBA-ja paralajmëron izolim “të paprecedentë” ekonomik të Iranit, ç’mund të nënkuptojë kjo?
Zemaj: Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat

LEXO GJITHASHTU

Panettiere la pas rrëfimin e saj më personal, kujtimet ku tregoi betejat e saj vetëm pak muaj para vdekjes
Panettiere la pas rrëfimin e saj më personal, kujtimet ku tregoi betejat e saj vetëm pak muaj para vdekjes
Lajme
🎓 Studio Kozmetologji në UNI – Universum International College, të Fuqizuar nga Arizona State University
🎓 Studio Kozmetologji në UNI – Universum International College, të Fuqizuar nga Arizona State University
Lajme
Njësia e Motocikletave shqipton 61 tiketa për kundërvajtje në trafik
Njësia e Motocikletave shqipton 61 tiketa për kundërvajtje në trafik
Lajme
E rëndë: 85-vjeçari shqiptar vdes gjatë uljes së avionit në Itali
E rëndë: 85-vjeçari shqiptar vdes gjatë uljes së avionit në Itali
Lajme
PDK sërish letër Deharit : Kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër (Dokument)
PDK sërish letër Deharit : Kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër (Dokument)
Lajme

You Might Also Like

Haliti: Vetëvendosja nuk është e interesuar për koalicion, më së paku me PDK-në
TOP Momenti

Haliti: Vetëvendosja nuk është e interesuar për koalicion, më së paku me PDK-në

August 17, 2026
Klekovski: Deri tani 35 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor, tre viktima
TOP Momenti

Klekovski: Deri tani 35 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor, tre viktima

August 17, 2026
“An American Mosaic”, harta e New York Times tregon ku jetojnë shqiptarët në SHBA
TOP Momenti

“An American Mosaic”, harta e New York Times tregon ku jetojnë shqiptarët në SHBA

August 17, 2026
Nisma e IKD-së për ndryshimin e Kodit Penal, Hoti: T’i mbajmë përgjegjës personat që s’i zbatojnë vendimet e Kushtetueses
TOP Momenti

Nisma e IKD-së për ndryshimin e Kodit Penal, Hoti: T’i mbajmë përgjegjës personat që s’i zbatojnë vendimet e Kushtetueses

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?