By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK-ja vazhdon aksionin para Qeverisë, paralajmëron sërish letër për thirrjen e seancës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK-ja vazhdon aksionin para Qeverisë, paralajmëron sërish letër për thirrjen e seancës
Lajme

PDK-ja vazhdon aksionin para Qeverisë, paralajmëron sërish letër për thirrjen e seancës

Momenti
Published: August 17, 2026

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe të hënën aksionin e saj para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

PDK-ja paralajmëroi se do t’i dërgojë sërish letër kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë vazhdimin e seancës.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se qëllimi i aksionit është t’i kërkohet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të kthehet në Kuvend dhe të kontribuojë në konstituimin e tij.

Your browser does not support the video tag.

“Jam këtu bashkë me krejt kolegët e mi nga Partia Demokratike e Kosovës për të bërë një pyetje të vetme për deputetin Kurti, i cili ka uzurpuar pozitën e kryeministrit bashkë me ministrat e tij. Që nga dita kur e kanë dhënë betimin si deputet, jo por që nga certifikimi i rezultateve, ata qëndrojnë ilegalisht në pozicionet të cilat i ushtrojnë edhe sot, për çka dhe ne jemi mbledhur sot këtu për të mos e lejuar hyrjen e tij në zyrat e kryeministrisë”, tha ajo.

Hoxha kërkoi nga Kurti që, në vend të bllokimit të Kuvendit, të marrë pjesë në seancën konstituive dhe të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

“Zotëri Kurti duhet ta kuptojë që në vend se ta sabotojë Kuvendin, të vijë aty të krijojë mundësi për ta konstituuar Kuvendin. Dhe ajo është qëllimi parësor dhe puna e tij parësore që duhet ta bëjë si fitues i zgjedhjeve të fundit. Ta propozojë emrin dhe të ecim përpara në themelimin e institucioneve të legjislaturës”, tha ajo.

Sipas saj, asnjë subjekt politik nuk mund të jetë mbi shtetin dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Për më tepër, ai sot qëndron si uzurpator në zyrat e kryeministrit bashkë me të gjithë ministrat e tij dhe një gjë duhet ta dinë edhe qytetarët dhe të gjithë të tjerët që nuk jetojnë në Kosovë, por kontribuojnë çdo ditë për Kosovën. Ai nuk mund të jetë mbi shtetin e Kosovës, partia e tij nuk mund të jetë mbi shtetin e Kosovës dhe mbi Kushtetutën e Kosovës. Andaj i bëjmë thirrje sa më parë që të kthehen në Kuvend aty ku e kemi vendin, për të nisur legjislaturën e 11 dhe për t’u kthyer në rendin kushtetues dhe në normalitet në shtetin e Kosovës. Po patjetë që po”, tha ajo./EO

source

You Might Also Like

Gashi: Duhet ta ruajmë këtë status quo të re në veri, Kosovës i duhet maturi, strategji dhe përgjegjësi
SHBA-ja paralajmëron izolim “të paprecedentë” ekonomik të Iranit – çfarë mund të nënkuptojë kjo?
Hoti: Ka hapësirë për t’i dhënë vendit një President të pranueshëm për të gjithë, LDK e gatshme të kontribuojë
Arrestohet një person në Gjakovë pasi insistoi t’i korruptonte policët me 50 euro
Dronët iranianë shënjestrojnë zyrtarët e Kurdistanit në Irak

LEXO GJITHASHTU

GLPS ankohet në AIP për heshtjen e Qeverisë në detyrë lidhur me dorëheqjet e ministrave
GLPS ankohet në AIP për heshtjen e Qeverisë në detyrë lidhur me dorëheqjet e ministrave
TOP Momenti
Arrestohet një person në Gjakovë, tentoi t’i korruptojë zyrtarët policorë me 50 euro
Arrestohet një person në Gjakovë, tentoi t’i korruptojë zyrtarët policorë me 50 euro
TOP Momenti
Raportohet i zhdukur një person në veri
Raportohet i zhdukur një person në veri
TOP Momenti
VLEN: BDI-ja e vetë pranon se funksionon si një “politbyro” famëkeqe
VLEN: BDI-ja e vetë pranon se funksionon si një “politbyro” famëkeqe
TOP Momenti
Hoti: LDK-ja e gatshme të kontribuoj për një president të pranueshëm për të gjithë
Hoti: LDK-ja e gatshme të kontribuoj për një president të pranueshëm për të gjithë
TOP Momenti

You Might Also Like

Osmani: Hapja e Urës së Ibrit, hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë për gllabërim territoresh
Lajme

Osmani: Hapja e Urës së Ibrit, hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë për gllabërim territoresh

August 17, 2026
Hamiti: Kurti me VV-në po e përmbys kulturën politike dhe shtetërore që e ka ndërtuar Rugova dhe të tjerët
Lajme

Hamiti: Kurti me VV-në po e përmbys kulturën politike dhe shtetërore që e ka ndërtuar Rugova dhe të tjerët

August 17, 2026
Shell V-Power me formulë të re pastron motorin e makinës suaj deri në 100%
Lajme

Shell V-Power me formulë të re pastron motorin e makinës suaj deri në 100%

August 17, 2026
Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicën e Veriut
Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicën e Veriut

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?