By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Trump urdhëron reduktimin e stërvitjeve ushtarake me Korenë e Jugut, zbulon arsyen
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Trump urdhëron reduktimin e stërvitjeve ushtarake me Korenë e Jugut, zbulon arsyen
Lajme

Trump urdhëron reduktimin e stërvitjeve ushtarake me Korenë e Jugut, zbulon arsyen

Momenti
Published: August 17, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar Pentagonin të reduktojë ndjeshëm stërvitjet e përbashkëta ushtarake vjetore me Korenë e Jugut, duke e lidhur këtë vendim me refuzimin e Seulit për të mbështetur SHBA-në në luftën kundër Iranit.

Trump argumentoi se stërvitjet janë të kushtueshme dhe se ato “dërgojnë një sinjal krejtësisht të papërshtatshëm dhe armiqësor” ndaj Koresë së Veriut. Sipas tij, Pheniani ka qenë “jo kërcënues dhe respektues” gjatë kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Your browser does not support the video tag.

“Prandaj, dhe duke qenë se është tepër vonë për t’i anuluar, e kam udhëzuar Sekretarin e Luftës, Pete Hegseth, që të reduktojë ndjeshëm Ushtrimet e Përbashkëta Ushtarake”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se së fundmi e kishte pyetur presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, nëse vendi i tij do t’i bashkohej SHBA-së në përpjekjet për “denuklearizimin” e Iranit. Sipas Trump, përgjigjja e Seulit ishte: “Jo, faleminderit!”

Trump dhe zyrtarë të tjerë të administratës së tij kanë kritikuar ashpër edhe aleatët e NATO-s për mungesën e mbështetjes ndaj fushatës amerikane kundër Iranit.

Stërvitjet 11-ditore, në të cilat marrin pjesë rreth 18 mijë trupa të Koresë së Jugut, janë zhvilluar për të rritur gatishmërinë ushtarake përballë kërcënimeve të mundshme nga Koreja e Veriut.

Ushtria amerikane ka deklaruar se stërvitjet verore “Ulchi Freedom Shield” forcojnë “rolin e aleancës si shtyllë kyçe për paqen dhe sigurinë rajonale” dhe riafirmojnë “angazhimin e palëkundur” të SHBA-së dhe Koresë së Jugut për mbrojtjen e territoreve të tyre.

“Ulchi Freedom Shield” është një nga dy stërvitjet kryesore të përbashkëta që SHBA-ja dhe Koreja e Jugut zhvillojnë çdo vit, krahas stërvitjes së përbashkët të pranverës.

The post Trump urdhëron reduktimin e stërvitjeve ushtarake me Korenë e Jugut, zbulon arsyen appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Hamiti: Kurti me VV-në po e përmbys kulturën politike dhe shtetërore që e ka ndërtuar Rugova dhe të tjerët
Shell V-Power me formulë të re pastron motorin e makinës suaj deri në 100%
Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicën e Veriut
Irani thotë se bisedimet me Omanin për Hormuzin po vazhdojnë, fajëson “palët dashakeqe” për vonesën
“Fundi i Arratisë”, arrestohet në Krujë një prej personave më të rrezikshëm në Shqipëri

LEXO GJITHASHTU

“Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë”, Kurti nuk flet për zhvillimet politike në Livadicë të Podujevës
“Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë”, Kurti nuk flet për zhvillimet politike në Livadicë të Podujevës
TOP Momenti
PDK-ja para Qeverisë, i bën thirrje Kurtit: Eja në Kuvend dhe zhblloko institucionet
PDK-ja para Qeverisë, i bën thirrje Kurtit: Eja në Kuvend dhe zhblloko institucionet
TOP Momenti
Aksident i rëndë trafiku me fatalitet, dy persona humbin jetën në Surkish të Podujevës
Aksident i rëndë trafiku me fatalitet, dy persona humbin jetën në Surkish të Podujevës
TOP Momenti
Bashkia e Shkupit: Nesër do të bëhet spërkatje kundër mushkonjave
Bashkia e Shkupit: Nesër do të bëhet spërkatje kundër mushkonjave
TOP Momenti
Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë
Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë
Lajme

You Might Also Like

Policia ndalon mbi 100 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare Dheu i Bardhë
Lajme

Policia ndalon mbi 100 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare Dheu i Bardhë

August 17, 2026
Mot i ndryshueshëm gjatë javës, temperaturat deri në 34 gradë
Lajme

Mot i ndryshueshëm gjatë javës, temperaturat deri në 34 gradë

August 17, 2026
Trump thotë se SHBA-ja do të reduktojë ndjeshëm stërvitjet ushtarake me Korenë e Jugut
Lajme

Trump thotë se SHBA-ja do të reduktojë ndjeshëm stërvitjet ushtarake me Korenë e Jugut

August 17, 2026
SHBA-ja dhe Irani në një “lojë nervash” pasi humbën afatin për arritjen e marrëveshjes, thotë analisti
Lajme

SHBA-ja dhe Irani në një “lojë nervash” pasi humbën afatin për arritjen e marrëveshjes, thotë analisti

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?