Kryetari i Partitsë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shkruar të dielën në Facebook se një muaj e ndajnë Kosovën nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së.
Hamza tha se pritshmëritë dhe kërkesat tona janë të qarta: drejtësi dhe lirim.
“Sot na ndajnë 30 ditë nga 16 shtatori, dita kur do të marrë fund procesi gjashtëvjeçar i padrejtë, që i ka mbajtur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të izoluar në Hagë. Gjashtë vite paraburgim. Gjashtë vite larg familjeve dhe Kosovës. Gjashtë vite përballje me paragjykime, tendenca, narrativa politike, shkelje të të drejtave dhe padrejtësi të shumta”.
“Pritshmëritë dhe kërkesat tona janë të qarta: drejtësi dhe lirim. Pas gjashtë vitesh, 16 shtatori duhet të jetë dita kur mbyllet ky kapitull i dhimbshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë. Duhet të jetë dita kur katër ish-udhëheqësit e UÇK-së kthehen në shtëpi. Presim edhe 30 ditë. Presim drejtësi”, ka shkruar Hamza. /Gazeta Express
The post Një muaj para Speciales për ish-krerët e UÇK-së, Hamza: Pritshmëritë dhe kërkesat tona janë të qarta: drejtësi dhe lirim appeared first on Gazeta Express.

