Joule Sullivan, një 44-vjeçar australian, ish-ushtar dhe profesionist me karrierë ndërkombëtare në fushën e sigurisë, sipërmarrës në Dubai, ka ndarë në një postim në Instagram përvojën e tij nga qëndrimi njëjavor në Spitalin Amerikan në Tiranë.
Joule zgjodhi Shqipërinë për pushimet e tij këtë vit, pa e ditur se një aksident me motor do t’ia ndryshonte plotësisht planet, duke shkaktuar një frakturë të rëndë të tibias së majtë.
Pas vlerësimit fillestar në Vlorë, Joule ia besoi ekipit të American Hospital 3 trajtimin e mëtejshëm ortopedik.
Pas ekzaminimeve dhe vlerësimit nga specialistët, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe nisi rikuperimin.
Postimi i Joule Sullivan në Instagram
The post Aksidenti ia ndryshoi komplet planet, australiani ndan përvojën e tij pas një jave trajtimi në Spitalin Amerikan appeared first on Gazeta Express.

