By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës
TOP Momenti

Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës

Momenti
Published: August 16, 2026

Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, profesor i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, ka reaguar përmes një postimi, duke vlerësuar se procesi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit ka rëndësi të jashtëzakonshme juridike, politike dhe historike për Kosovën.

Bajrami ka shprehur shqetësime lidhur me kohëzgjatjen e paraburgimit dhe procesit gjyqësor, si dhe mënyrën e zhvillimit të tij.

Your browser does not support the video tag.

“Si profesor i së drejtës kushtetuese dhe jurist, besoj se ky proces ka qenë në kundërshtim me standardet më të larta të shtetit të së drejtës, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të parimeve universale të një gjykimi të drejtë”, ka shkruar Bajrami.

Ai ka theksuar se përtej aspektit juridik, procesi prek edhe mënyrën se si lufta e UÇK-së do të interpretohet në kujtesën ndërkombëtare dhe në historinë e Kosovës.

“Për këtë arsye, duhet të jemi të qartë dhe të vendosur: lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë çlirimtare dhe luftë për lirinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Sipas Bajramit, UÇK-ja veproi në rrethana të represionit të rëndë të regjimit të Slobodan Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“UÇK-ja nuk e krijoi konfliktin në Kosovë. Konflikti ishte rezultat i politikës represive dhe diskriminuese të regjimit serb ndaj Kosovës”, ka shkruar ai.

Bajrami ka kritikuar çdo përpjekje që, sipas tij, synon shkëputjen e luftës së Kosovës nga konteksti i saj historik.

“Prandaj, çdo përpjekje për ta rishkruar historinë e Kosovës duke e paraqitur luftën çlirimtare si një projekt kriminal, apo duke e barazuar atë me politikën shtetërore të represionit dhe dhunës së regjimit të Millosheviqit, duhet të kundërshtohet me argumente historike, juridike, politike dhe akademike”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se një aktgjykim nuk mund ta përcaktojë i vetëm historinë e Kosovës.

“Një proces gjyqësor nuk mund ta zëvendësojë historinë. Historia e Kosovës nuk fillon me një aktakuzë dhe nuk përfundon me një aktgjykim”, ka shkruar Bajrami.

Sipas tij, pavarësisht vendimit të Gjykatës Speciale, ai nuk duhet të përdoret për rishkrimin e historisë së Kosovës.

“Prandaj, çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Speciale, ai nuk duhet të shndërrohet në instrument për rishkrimin e historisë së Kosovës”, ka theksuar ai.

Bajrami ka bërë thirrje për unitet politik dhe shoqëror në këtë periudhë.

“Mund të kemi pikëpamje të ndryshme për qeveritë, partitë dhe politikat publike. Por përballë përpjekjeve për deformimin e historisë së Kosovës duhet të kemi një qëndrim të përbashkët”, ka shkruar ai.

Në fund, Bajrami ka thënë se pret që Gjykata Speciale të marrë një vendim të drejtë dhe ka shprehur shpresën se aktgjykimi do të jetë lirues.

“Unë dua të besoj se Gjykata Speciale do të japë një vendim të drejtë, të mbështetur në ligj dhe në standardet më të larta të drejtësisë. Shpresoj që vendimi të jetë lirues dhe që ky proces i gjatë të përfundojë me një rezultat që do t’u japë fund shumë prej dilemave dhe akuzave që për vite kanë rënduar mbi Kosovën dhe mbi historinë e saj të luftës çlirimtare”, ka deklaruar Bajrami.

Ai ka përfunduar me thirrjen për unitet, duke theksuar: “Por, cilido qoftë vendimi, Kosova duhet të mbetet e bashkuar.” /Telegrafi/

You Might Also Like

Arrestohet në Zveçan një i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023
Policia identifikon disa persona të armatosur në zonën e mbrojtur të Pelisterit
Atentati i dështuar në Elbasan, flet i akuzuari: U hakmorra për vëllanë e plagosur
Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
Hasani ngre alarmin: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik

LEXO GJITHASHTU

Mijëra gra rrezikojnë jetën gjatë lindjes nën sundimin taleban
Mijëra gra rrezikojnë jetën gjatë lindjes nën sundimin taleban
Lajme
Zjarri në hotelin në Vlorë – operatorët turistikë solidarizohen me pushuesit e prekur, akomodim e veshmbathje falas
Zjarri në hotelin në Vlorë – operatorët turistikë solidarizohen me pushuesit e prekur, akomodim e veshmbathje falas
Lajme
Kurti reagon pas zjarrit në hotelin në Vlorë: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë
Kurti reagon pas zjarrit në hotelin në Vlorë: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë
TOP Momenti
Kurti: Katër shtetas të Kosovës të lënduar nga zjarri në hotelin në Vlorë, jemi të tronditur
Kurti: Katër shtetas të Kosovës të lënduar nga zjarri në hotelin në Vlorë, jemi të tronditur
Lajme
​21 vatra zjarri në Shqipëri -11 ende aktive, 3 të tjera në monitorim
​21 vatra zjarri në Shqipëri -11 ende aktive, 3 të tjera në monitorim
TOP Momenti

You Might Also Like

Mickoski: Më 26 gusht nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë
TOP Momenti

Mickoski: Më 26 gusht nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë

August 16, 2026
Përfshihet nga zjarri një veturë në Gjakovë, nuk ka të lënduar
TOP Momenti

Përfshihet nga zjarri një veturë në Gjakovë, nuk ka të lënduar

August 16, 2026
QMK: Katër zjarre aktive, tre nën kontroll, dy janë shuar
TOP Momenti

QMK: Katër zjarre aktive, tre nën kontroll, dy janë shuar

August 16, 2026
Nga Gjermania drejt Kosovës, shoferi i autobusit kapet në kufi me 63 mijë euro të padeklaruara
TOP Momenti

Nga Gjermania drejt Kosovës, shoferi i autobusit kapet në kufi me 63 mijë euro të padeklaruara

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?