Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Sheshi i Arbrit”, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur viktimën, një mashkull kosovar, të plagosur me armë zjarri. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas Policisë, të dyshuar për rastin janë dy meshkuj kosovarë, të cilët pas incidentit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe vazhdojnë të jenë në arrati.
Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore. /Telegrafi/

