Rinia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë sot një aksion simbolik para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.
Sipas një komunikate të Partisë Demokratike të Kosovës, forumi rinor i këtij subjekti politik do të organizojë aksionin duke filluar nga ora 11:00.
Ky aksion vjen në një kohë kur PDK-ja prej disa ditësh po kërkon vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës./teve1.info/

