Shtetasi kosovar, Dugjagjin Maxhuni nga Beci i Gjakovës është arrestuar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit mes Serbisë dhe Kroacisë.
Ndaj Maxhunit janë ngritur pretendime për krime lufte, përkatësisht se kinse si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë pjesë në dëbimin e serbëve nga rajoni.
E lidhur me këtë kanë reaguar sot nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
OVL e UÇK-së thekson se Dukagjin Maxhuni as nuk ekziston në listat e personave që kanë fituar statusin e veteranit luftëtar, e po ashtu nuk gjendet në data bazën e anëtarësisë së OVL UÇK-së
“Pas interesimit tuaj të shtuar dhe opinionit publik lidhur me arrestimin e shtetasit Dukagjin (Binak) Maxhuni, 47 vjeç, nga fshati Bec i komunës së Gjakovës, nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Batrovcit, me pretendimet se ky person është arrestuar sepse ka qenë luftëtar i UÇK-së, ju njoftojmë se:
Personi në fjalë nuk ekziston në listat e personave që kanë fituar statusin e veteranit luftëtar. Personi po ashtu nuk gjendet në databazën e anëtarësisë së OVL UÇK-së.
Përmes këtij njoftimi sqarojmë se pretendimet e ngritura nuk përkojnë me evidencat zyrtare të organizatës sonë dhe regjistrat e kategorive të dala nga lufta”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

