Policia e Kosovës dje ka kryer disa bastisje në Zubin Potok ku gjeti armë pa leje, fishekë, radiolidhje, një gaz maskë, krehër e të tjera.
Bastisjet u kryen në pesë lokacione, ndërsa të gjithë rastet me vendim të prokurorit kanë shkuar në procedurë të rregullt.
Raporti i policisë:
· Zubin Potok / 14.08.2026 – 09:40. Njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarës femër kosovare kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me leje. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
· Zubin Potok / 14.08.2026 – 10:20. Njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një revole, 446 fishekë, 42 krehër, një radiolidhje, si dhe pajisje tjera ushtarake. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
· Zubin Potok / 14.08.2026 – 16:00. Njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një revole dhe dy fishekë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
· Zubin Potok / 14.08.2026 – 11:50. Policia gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ka gjetur dhe konfiskuar 178 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një gaz maskë, dy radiolidhje, si dhe disa pajisje tjera për armë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
· Zubin Potok / 14.08.2026 – 15:50. Policia gjatë bastisjes në një shtëpi të pabanuar ka gjetur dhe konfiskuar 30 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe 5 gëzhoja të armëve të gjata. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
The post AK-47, fishekë, radiolidhje, çka gjeti policia dje në Zubin Potok gjatë bastisjeve appeared first on Gazeta Express.

